Nëna e studentit shqiptar të vrarë në vitin 2019, Denis Preka, ka rrëfyer për tragjedinë e familjes pasi lajmi për vdekjen e djalit të saj është kthyer në lajmin kryesor të disa prej mediave më prestigjoze në SHBA për shkak të vendosjes së një precedenti të ri në drejtësinë amerikane.
Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne ka dhënë një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një medikament dhe e çoi në helmim studentin shqiptaro-amerikan, Denis Preka, raporton TCH.
Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Wiedmaier, por nuk doli më gjallë prej aty.
Majlinda ka treguar për ngjarjen e rëndë të humbjes së të birit dhe gjithë procesin e gjatë gjyqësor për të vënë drejtësinë në vend.
Ajo tregon se Denisi kishte shkuar te shoku i tij i ngushtë për të studiuar pasi të nesërmen kishte provim, por një shok i ka dhënë atij një medikament që i mori jetën.
Ajo që e bën më tronditëse këtë ngjarje, është se shokët nuk telefonuan ambulancën kur ai u bë keq, por u tallën me të dhe tentuan më pas të fshihnin ngjarjen e rëndë.
“Atë ditë të premte fjeti në shtëpi dhe donte të na conte në airport. I fërkova shpinën e putha dhe i thash shihemi për ditëlindje, s’ke nevojë me na cu se ikim vetë. Fola gjithë fundjavën, të hënën tha jam tu ik te Paul. Ai ishte jo vetëm mik i Denisit, por e konsideroja djalë të dytë, shpenzonte kohë te ne. Në darkë më bëri përshtypje, nuk më tha ‘bye’, por më tha ‘I love you mom’. Ndjeva në gjë në atë moment, e parandjeva dhe në atë moment tha diçka tjetër. Thash shko flej, donte të ishte i pari i klasës. Po studioj gjysmën e natës tha dhe në mëngjes do çohem për provim. Prap më tha ‘I love you mom’. Këto ishin fjalët e fundit të tij. Të shikosh tre djemtë që më kishin mbyt djalin, ishte e vështirë. Jetoj në një shtet ku ka ligj të fortë dhe duhet të fitoja me faktet.”