"OBICA"– MAHATTAN, NYC : Sejdi “Sergio” Bytyci, veprimtari i njohur i komunitetit, dhe një nga anëtarët më të hershëm i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, mbasi ka çelur disa ekspozita Solo, në New York, e Tiranë më parë, dje në një nga mjediset e qendrës tregtare e komreciale ku ndodhet dhe lokali "Obica" në pjesën qëndrore të qytetit (NYC) hapi ekspozitën ditore: "Watercolor Art Exhibition", me kurator Storm Perez.
Bashkëshortja, vajzat e tij, miq dhe kolegë ishin të pranishëm në përurimin e kësaj ekspozite vetjake e cila është pritur me shumë interesim dhe ka tërhequr vizitorët, miq dhe kolegë të tij në "Obica" Caffe&Bar në Manhattan NYC.
Në këtë ekspozitë ishin pasqyruar 40 piktura të ekspozuara, ku çmimi më i ulët për një syresh ishte 250 dollarë, ndërsa më i larti 2500 dollarë.
Të gjitha tablotë janë pikturuar të dekadës së fundit,(- 2014 /2024) dhe sjellin pamjet nga udhëtimet e tij - private të kohëve të fundit në Europë(Itali, Belgjik, Angli, Francë, Shqipëri, Kosovë, dhe Amerikë, NYC). Pikturat shumica janë në natyrë në të katër stinët e vitit, por ka edhe portrete dhe antikitetur.
Sejdi Sergio Bitici ashtu si në ekspozitat e tij të shkuara, në metropolin njujorkez New York - Manhattan, erdhi për të ekspozuar pikturat e tij edhe këtë radhë në një ndër zonat më të bukura, të qytetit të Nju-Jorkut, që ndodhet në pjesën qendrore Midtown Manhattan, zonë kjo që shquhet për mjediset e saj rrethuese, gradacielet e qelqta , ashtu dhe për arkitekturën e veçantë, jetën ekstreme të shtrenjët dhe tepër luksoze.
Kjo, është një nga zonat më të preferuara sidomos nga artistët, yjet e botës së artit dhe nga më të vizituarat nga turistët e huaj dhe amerikanë . Në çdo bllok të kësaj lagje ka librari, ekspozita, salla për koncerte, kinema për premierat e filmave, show-t e shumtë, restorantet dhe dyqanet më prestigjoze në botë, të cilat janë edhe veçanti për zonën e Midtown në Manhattan .
Ekspozita Solo "Watercolor Art Exhibition", në qëndrën tregtare dhe komerciale, ku ndodhet dhe lokali më i preferuar i tij "Obica Caffe&Bar) një ekspozitë ditore, thotë Bitici, kësaj here është e motivuar nga skicat dhe punimet në akuarel të cilat janë realizuar me pen-penel - punime të cilat janë bërë gjatë udhëtimeve të tij, dhe shton se këtë ekspozitë ai do ta quante "Ekspoziat Solo e Skicave" me 40 punimet më të fundit 2014-14"
Ai shton se në këtë ekspozitë shquhet për teknikën e lart dhe kompozicion çka sipas tij e bëjnë disi të veçantë këtë ekspozitë në përdorimin e ngjyrave dhe materialeve.
Gjatë vizitës së kësaj ekspozite, ne mësuam se ai pikturon për më se 50 vite në Amerikë. Jo si piktor profesionist, por që ka në galerinë e tij ndoshta rreth 2000 piktura, të formave e gjinive të ndryshme. Ai dallohet në pikturat e bëra me laps, pen and ink(pendë e bojë), pastel, vaj në pëlhurë, vaj në dru, thëngill në letër, akuarel, skicat etj, të cilat janë edhe më të pëlqyerat, për vet pasionin e tij.
"Më tërheq arti konteporan, thkesoi Bytyçi, por më shumë jam i dhënë pas artit realist. Mbasi kam studiuar më shumë anatominë e artit për artistët dhe këtë e kam bërë vetë në mënyrë autodidakte. Këtë e kam bërë nëpërmjet asaj të paraqitjes së sistemit të muskujve në trupin e njeriut dhe në përgjethësi trupin e njeriut."
Ndërkohë, që lidhur me planet e tij, Bitiçi thotë se "tash për tash nuk ka ndonjë plan për ndonjë ekspozitë tjetër - mbasi është edhe e lodhëshme edhe për moshën time, por nuk mendojë të ndalem duke lexuar ndonjë një libër dhe të merrem me artin."
Bytyci, megjithëse tani është në moshën e tretë, në pension , thotë se nuk ka ndonjë penges që të merret me pikturat: "Pasioni, është i çuditëshëm na tha ai aq sa nuk e di as vet se ku e gjej kohën, dhe fuqinë. I dedikohem, shumë mendoj artit, dhe do t'i dedikohem edhe më tepër në të ardhmen me inkurajimin që më jep edhe familja , bashkëshortja dhe tre vajzat".
Ekspozitën ditore Solo "Watercolor Art Exhibition" me kurator Storm Perez, në qëndrën tregtare dhe komerciale, ku ndodhet dhe lokali më i preferuar i tij "Obica Caffe&Bare, e vizituan piktorë, artistë e afaristë amerikan dhe shqiptarë.