Piktori Sergio Bitiçi ekspozitë Solo me 40 punime në akuarel

Amerika

Piktori Sergio Bitiçi ekspozitë Solo me 40 punime në akuarel

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 13 shtator 2024 Në ora: 18:39
Foto nga vendi i ngjarjes

"OBICA"– MAHATTAN, NYC :  Sejdi “Sergio” Bytyci, veprimtari i njohur i komunitetit, dhe një nga anëtarët më të hershëm i Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, mbasi ka çelur disa ekspozita Solo, në New York, e Tiranë më parë, dje në një nga mjediset e qendrës tregtare e komreciale ku ndodhet dhe lokali  "Obica" në pjesën qëndrore të qytetit (NYC) hapi ekspozitën ditore: "Watercolor Art Exhibition", me kurator Storm Perez.

Bashkëshortja, vajzat e tij, miq dhe kolegë ishin të pranishëm në përurimin e kësaj ekspozite vetjake e cila është pritur me shumë interesim dhe ka tërhequr vizitorët, miq dhe kolegë të tij në "Obica" Caffe&Bar në Manhattan NYC.

Në këtë ekspozitë ishin pasqyruar 40 piktura të ekspozuara, ku çmimi më i ulët  për një syresh ishte  250 dollarë, ndërsa më i larti 2500 dollarë. 

Të gjitha tablotë janë pikturuar të dekadës së fundit,(- 2014 /2024) dhe sjellin pamjet nga udhëtimet e tij - private të kohëve të fundit në Europë(Itali, Belgjik, Angli, Francë, Shqipëri, Kosovë, dhe Amerikë, NYC). Pikturat shumica janë në natyrë në të katër stinët e vitit, por ka edhe portrete dhe antikitetur.

Sejdi Sergio Bitici ashtu si në ekspozitat e tij të shkuara, në metropolin njujorkez New York - Manhattan, erdhi për të ekspozuar pikturat e tij edhe këtë radhë në një ndër zonat më të bukura, të qytetit të Nju-Jorkut, që ndodhet në pjesën qendrore Midtown Manhattan, zonë kjo që shquhet për mjediset e saj rrethuese, gradacielet e qelqta  , ashtu dhe për arkitekturën e veçantë,  jetën ekstreme të shtrenjët dhe tepër luksoze.

Kjo, është një nga zonat më të preferuara sidomos nga artistët, yjet e botës së artit dhe nga më të vizituarat nga turistët e huaj dhe amerikanë . Në çdo bllok të kësaj lagje ka librari, ekspozita, salla për koncerte, kinema për premierat e filmave, show-t e shumtë, restorantet dhe dyqanet më prestigjoze në botë, të cilat janë edhe veçanti për zonën e Midtown në Manhattan .

Ekspozita Solo  "Watercolor Art Exhibition", në qëndrën tregtare dhe komerciale, ku ndodhet dhe lokali më i preferuar i tij "Obica Caffe&Bar) një ekspozitë ditore,  thotë Bitici, kësaj here është e motivuar nga skicat dhe punimet në akuarel të cilat janë realizuar me pen-penel - punime të cilat janë bërë gjatë udhëtimeve të tij, dhe shton se këtë ekspozitë ai do ta quante "Ekspoziat Solo e Skicave" me 40 punimet më të fundit 2014-14"

Ai shton se në këtë ekspozitë shquhet për teknikën e lart dhe kompozicion çka sipas tij e bëjnë disi të veçantë këtë ekspozitë në përdorimin e ngjyrave dhe materialeve.

Gjatë vizitës së kësaj ekspozite, ne mësuam se ai pikturon për më se 50 vite në Amerikë. Jo si piktor profesionist, por që ka në galerinë e tij ndoshta rreth 2000 piktura, të formave e gjinive të ndryshme. Ai dallohet në pikturat e bëra me laps, pen and ink(pendë e bojë), pastel, vaj në pëlhurë, vaj në dru, thëngill në letër, akuarel, skicat etj, të cilat janë edhe më të pëlqyerat, për vet pasionin e tij.

"Më tërheq arti konteporan, thkesoi Bytyçi, por më shumë jam i dhënë pas artit realist. Mbasi kam studiuar më shumë anatominë e artit për artistët dhe këtë e kam bërë vetë në mënyrë autodidakte. Këtë e kam bërë nëpërmjet asaj të paraqitjes së sistemit të muskujve në trupin e njeriut dhe në përgjethësi trupin e njeriut."

Ndërkohë, që lidhur me planet e tij, Bitiçi thotë se "tash për tash nuk ka ndonjë plan për ndonjë ekspozitë tjetër - mbasi është edhe e lodhëshme edhe për moshën time, por nuk mendojë të ndalem duke lexuar ndonjë një libër dhe të merrem me artin."

Bytyci, megjithëse tani është në moshën e tretë, në pension , thotë se nuk ka ndonjë penges që të merret me pikturat: "Pasioni, është i çuditëshëm na tha ai aq sa nuk e di as vet se ku e gjej kohën, dhe fuqinë. I dedikohem, shumë mendoj artit, dhe do t'i dedikohem edhe më tepër në të ardhmen me inkurajimin që më jep edhe familja , bashkëshortja dhe tre vajzat".

Ekspozitën ditore Solo  "Watercolor Art Exhibition" me kurator Storm Perez, në qëndrën tregtare dhe komerciale, ku ndodhet dhe lokali më i preferuar i tij "Obica Caffe&Bare, e vizituan piktorë, artistë e afaristë amerikan dhe shqiptarë.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat