Për nder të ditëlindjës së Joe Dioguardit

Amerika

Për nder të ditëlindjës së Joe Dioguardit

Nga: Hafiz Shala Më: 22 shtator 2024 Në ora: 14:48
Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi

Ikona e lobimit, Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joe DioGuardi më 20 shtator i mbushi 84 vjet me dëshirë që ta kalojë njëqindshin, duke i dëshirua shëndet, jetë të gjatë e të lumtur.

Më ketë rast Bordi Egzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, organizoi një shënim rasti duke i dhuruar edhe një donacion në shenjë mirënjohje për kontributin historik të tij në prezantimin, mbrojtjen dhe afirmimin e çështjës së nëpërkëmbur shqiptare me theks të veçantë të asaj dardane nën ish - Jugosllavi.

Ish - Kongresisti Joe DioGuardi për herë të parë i zgjedhur në historinë e Legjislativit Amerikan, si kongresist me origjinë shqiptare (nga trungu Arbëresh), bashkë më bashkëshorten e tij Shirley Cloys DioGuardi Këshilltare për çështje të Ballkanit, si organizatë jo qeveritare e vetme organizatë e regjistruar në Uashington DC për lobim, e kanë dhënë kontributin e tyre historik që do të mbetet dokument më vlerë kombëtare e historike i cili, për herë të parë çështjen shqiptare e inkorporoj në agjendat e Kongresit, Senatit dhe Qeverisë Amerikane si çështje me prioritet të veçant në mbrojtjen, afirmimin si dhe satanizimin e Serbisë gjenocdale duke e zbuluar lakuriq fashistin alias Hitlerin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin.

Gjatë gjykimit të tij në Hagë për krimet ndaj njerëzimit më theks të veçant ndaj tentim shfarosjes së shqiptarëve të Dardanisë, Joe e Shirley DioGuardi me 300 faqe të përgatitura enkas për ketë proces të këtij gjykimi për krime dhe në mbrojtje të luftës së drejtë vetëmbrojtëse të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, krimineli Millosheviq i ndodhur përball akuzave të rënda me fakte si dhe aktiviteti i çiftit DioGuardi më Bordin Ekzekutiv përmes demonstratave masive në Amerikë, Evropë, Australi e Zelandë të Re, e senzibilizoi popullin e shteteve mike me aftësinë e tij oratorike, përkushtimin dhe respektin të cilin ish Kongresmeni DioGuardi e ka gëzuar në të gjitha instancat e shtetit Amerikan, i cili me sukses iu ka kundërvënë politikave fashiste serbe qoftë edhe me mbajtjen e konferencave për shtyp në qendër të “Press center” në Beograd.

Lidhur me aktivitetet e tij kundër regjimit të Millosheviqit, u shpalli person nongrata.

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova lidhur më veprimtarinë lobiste të z. DioGuardi pat deklaruar: “ Atë që Liga dhe zoti DioGuardi ka kontribuar për Repunlikën e Dardanisë (Kosovës) një shtet nuk do të ishte në gjendje ta bënte”.

Për kontributin e tijë para lufte gjatë lufte e pas lufte dhë në vazhdim, e mori dekoratën e parë.

Lidhur me veprimtarinë lobiste duke e zbuluar lakuriq kriminelin Millosheviq, ky i fundit gjatë gjykimit në procesin gjyqësor në Hagë, të vetmin emër të cilin e lakoj, ishte ai i z. DioGuardi, asnjë emër tjetër të ndonjë personaliteti apo aktivisti, qoftë shqiptar apo amerikan. Populli shqiptar i të gjitha trojeve më theks të veçantë atij Dardan, i është mirënjohës për lidershipin dhe kontributin historik të çështjës shqiptare në të gjitha proceset nëpër të cilat kombi i ynë ka kaluar.

Në vitet ‘90, pér herë të parë e solli Dr. Ibrahim Rugovën më grupin intelektual duke organizuar dëgjim- hiring me përfaqësuesit serb duke e përfshirë Dobrica Qosin, siç e quajnë ata, babai kombit serb bashkë me klerikët, dëgjim i cili udhëhiqej Tom Lantos ku mori pjesë edhe Kongresistja me origjinë serbe, Helen Delich Bentley, duke tentuar ta devijoj dëgjimin në dobi të serbëve por, që përfundoj më fijasko të tyre, duke paraqitë fakte e dëshmi për terrorin dhe padrejtësitë e regjimit serb ndaj shqiptarëve.

I ndëruari Zoti DioGuardi, nuk gaboi nëse në emër të të gjithë shqiptarëve, të uroj gëzuar ditëlindjen e 84-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat