Aeroplani i udhëtarve i kompanisë JetBlue i nisur nga aeroporti John F. Kennedy i Nju Jorkut për në San Diego International u devijua drejt aeroportit rajonal Salina (Kansas) rreth orës 18:30. e shtunë, për një ulje emergjente , kështu të paktën tha tha një përfaqësues i Autoritetit të Aeroportit Salina për KSNW, degë e NBC në Wichita, Kansas.
Simbas lajmeve thuhet se JetBlue që transportonte 130 pasagjerë për në San Diego ndryshoi drejtimin nga rruga e planifikuar dhe bëri një ulje emergjente në një aeroport rajonal në qendrën e Kansasit të shtunën në mbrëmje.
Autoritetet portuale të aviacionit thanë se Avioni Airbus i kompanisë JetBlue që fluturonte nga aeroporti John F. Kennedy i Nju Jorkut, ishte ulur për shkak të tymit në kabinë, tha një përfaqësues i Autoritetit të Aeroportit Salina .
"Piloti erdhi dhe na njoftoi se ai po shihte një alarm për tym në "barkun" e ngarkesave (bagazheve)," tha Seth Odell, një pasagjer në këtë udhëtim ndërsa : "Disa pasagjerë raportuan se kishin dëgjuar gjithashtu një zhurmë të fortë," shtoi ai.
Ekipet e zjarrfikësve nga Departamenti i Zjarrfikësve të Salinës, thanë se e kishin rrethuar pistën në aeroport në orën 18:20 rreth dhjetë minuta para uljes së fluturimit, sipas shefit të Batalionit të Zjarrfikësve në aeroportin Salina, Derrick Herzog.
Seth Odell tregoi se ndërsa aeroplani nisi uljen , një mjegull kondensimi hyri në aeroplan përmes shfryrjeve të tij, të cilat pasagjerët e tjerë e pyesnin nëse ishte tym apo jo?
Autoriteti i Aeroportit Salina deklarojë se të gjithë 130 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në bord u zbarkuan në mënyrë të sigurtë pa lëndime, shtoi Herzog.
Po sipas Autoritetit të Aeroportit Salina, pasagjerët u vendosën shumë shpejt në një aeroplan të tjetër për të fluturuar të vazhdonin për në San Diego.
NBC 7 ka kontaktuar me JetBlue për një deklaratë, por ende nuk ka marrë një përgjigje, megjithëse linja ajrore po iu përgjigjej pasagjerëve përmes mediave sociale.
"Meqenëse ky nuk është një aeroport që ne i shërbejmë, mund të duhet pak më shumë kohë që të deklarohemi," u përgjigj linja ajrore në X.