Marko Kepi më 5 nëntor kandidon për një vend në Senatin e Shtetit të Nju Jorkut.
STATEN ISLAND, N.Y. : Marko Kepi një kandidat politik tre herë, në shtetin e Nju Jorkut, vazhdon duke bërë fushatë për një vend në Senatin e Shtetit të Nju Jorkut, i mbështetur fuqimisht nga partia republikane.
Marko Kepi, një emigrant shqiptar , republikan prej më shumë se dy dekada ka zhvilluar dy fushata paraprake : për Asamblenë e Shtetit në 2020 dhe Këshillin Bashkiak në 2021, aktualisht është në fletëvotimin e 5 nëntorit së bashku me emrin e kandidatit për President Donald Trump.
Kongresmeni Lee Zeldin mbështet Marko Kepin
Fushatën e Marko Kepit e ka përshëndetur në statusin e tij në "X" edhe kongresisti republikan i Nju Jorkut Lee Zeldine, i cili shkruan :
"Jam krenar që qëndroj(mbështes) me Marko Kepin, një koleg veteran, anëtar krenar i NYPD dhe republikan punëtor, kandidat për Senatin e Shtetit të Nju Jorkut në Distriktin 23. Tani më shumë se kurrë, Nju Jorku ka nevojë për një ekip republikanësh për të shkuar në Albany dhe të ndalojë lëvizjen "Defund the Police" dhe axhendën prokriminale të demokratve në NYC,. Marko Kepi do të punojë me Presidentin Trump për t'i dhënë fund kësaj krize emigrantësh që po shkatërron shtetin tonë dhe kombin tonë".
Kandidati republikan Marko Kepi më 5 nëntor do të votohet për distriktin e 23-të të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut, ku ai do të përballet me Senatoren e Shtetit në detyrë Jessica Scarcella- Spanton (D-North Shore/South Brooklyn).