Kurti fton mërgimtarët në SHBA të investojnë në Kosovë

Amerika

Kurti fton mërgimtarët në SHBA të investojnë në Kosovë

Nga: Beqir Sina Më: 30 shtator 2024 Në ora: 15:55
Pamje nga pritja

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të dielën në Nju Xhersi me përfaqësues të shoqatave dhe organizatave shqiptare dhe me pjesëtarë të komunitetiit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe dy mbështetës dhe miq të mëdhenj të Kosovës, ambasadori William Walker dhe Christopher Hyland.

Zyra e Kryeministrit njofton se z. Kurti ka shprehur mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptar në Amerikë për Kosovën dhe për rolin e rëndësishëm që luajnë edhe sot.

Image
Pamje nga pritja

Ai ka folur për politikat e qeverisë që e udhëheq për diasporën, duke theksuar se ato kanë qëllim përfshirjen sa më të madhe të diasporës në zhvillimin ekopnopmik e social të Kosovës.

Kurti ka theksuar projektin “Dritarja për Investime të Diasporës”, përmes të cilit synohet që bizneseve me pronarë nga mërgata t’u garantohen huatë bankare të investimeve në Kosovë. Ai u bëri thirrje biznesmenëve shqiptarë në Amerikë që mundësitë që ofron Kosova për investime t’i shohin si mundësi për ta dhe për partnerët e tyre biznesorë.

Image
Pamje nga pritja

“Nëse para tri dekadash, juve, të dashur bashkatdhetarë, ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ka thënë Kurti.

Kurti i ka njoftuar pjesëmarrësit e takimit edhe për takimet që ka zhvilluar në Nju Jork në kuadër të “Javës së Nivelit të Lartë” të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si edhe për rezultatet e qeverisjes gati katër-vjeçare të qeverisë së tij. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe në Kosovë janë arritur rezultate inkurajuese në sundimin e ligjit, në kthimin e besimit në institucionet shtetërore, në reformat ekonomik dhe në progresin e proceseve demokratike.

Image
Pamje nga pritja

Takimi i Kurtit me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara është organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, e cila ishte themeluar në vitin 1977, me emrin “Fondi i Përbashkët Shqiptar”. Ky fond kishte për qëllim organizimin e jetës kulturore të komunitetit shqiptar në Nju Xhersi e rrethinë. Në vitet ’90, kjo qendër ishte promotore dhe mbështetëse e fuqishme e organizimeve politike në Maqedoni dhe në Kosovë.

Në fund të viteve ’90, kjo qendër u shndërrua në një mbnështetëse të fuqishme të luftës çlirimtare në Kosovë dhe të Ushtriç Çlimirimtare të Kosovës.  Në vitin 1999, në këtë qendër që atëherë e kisjhte selinë në Paterson, ishte bërë regjistrimi dhe përcjellja e pjesëtarëve të VBatalionit “Atlantiku” që shkoi në Kosovë dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image
Pamje nga pritja

Sot, në kuadërt të kësaj qendre funksionon shkolla për mësimin e gjuhës shqipe dhe veprimtari të shumta kulturore, shoqërore e sportive.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat