Në Berlin u mbajt panairi më i madh shqiptar, i gastronomisë : ‘Global Albanian Gastronomy Festival’

Amerika

Në Berlin u mbajt panairi më i madh shqiptar, i gastronomisë : ‘Global Albanian Gastronomy Festival’

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 4 tetor 2024 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Restoranti, “Çka Ka Qëllu” në Nju Jork, ka fituar çmimin “Duart e nënës”, duke shënuar një tjetër vit njohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në peisazhin e industrisë kulinare shqiptare

BERLIN (02.10.2024) : Në zemër të Evropës, Berlini(Gjermani) priti të mërkurën  një nga eventet më të mëdha që synon të nxjerrë në pah fuqinë e gastronomisë shqiptare dhe kulturën e saj të pasur. 

Nën udhëheqjen e vizionarit Astrit Panxha, CEO i Festivalit GAG, ky event është jo vetëm një festë e traditave shqiptare, por edhe një mundësi e artë për të kapitalizuar potencialin ekonomik të diasporës sonë. Me moton kuptimplote “Aty ku tradita takohet me tregtinë”, festivali synon të ndërtojë ura të reja midis kulturës shqiptare dhe tregjeve ndërkombëtare të gastronomisë.

Festivali  simbas njoftimit të faqes zyrtare në rrjetet sociale thuhet se tërhoqi më shumë se 1000 vizitorë dhe gastronomë të sukseshëm shqiptar, duke bërë bashkë edhe shqiptarë nga të gjithë trevat si dhe gastronomë nga e gjithë bota, për të treguar potencialin shqiptar, kulturor dhe ekonomik.

Organizatorët e  'Global Albanian Gastronomy Festival' kanë bërë të ditur se 110 kompani ekzibitore nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi treguan në skenën gjigande të festivali sesa të suksesshëm  janë për tregun europian, amerikan, e tjer me produktet dhe shërbimet e tyre cilësore.

“GAG Festival”, përgjatë 2 dhe 3 tetorit, përveç panairit tregtar kishte 50 panelistë, 10 cooking show, 1 mbrëmje gala dhe një ceremoni të ndarjes së çmimeve.

“Inaugurimi u nderua me praninë e figurave të rëndësishme politike shtetërore, të cilët ndanë mesazhe frymëzuese për potencialin e gastronomisë shqiptare dhe impaktit të saj në gastro-diplomaci dhe gastro-turizëm.  Ndër ta ishin znj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës; z. Florian Hauer, Sekretar Permanent për Çështje Federale dhe Evropiane në Shtetin e Berlinit, z. Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë. z. Izet Mexhiti, Zëvendës Kryeministër i Maqedonisë së Veriut; znj. Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Republikën e Kosovës”- thuhet në njoftimin e organizatorëve të këtij panairi.

Pas fjalimeve inauguruese, “GAG festival” vazhdoi me katër panele të ndryshme që trajtuan tema të rëndësishme për “Agroturizmin Shqiptar – mundësitë për të investuar në Shqipëri dhe Kosovë”, për “Potencialin  Kapitalit të Diasporës Shqiptare në Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”, e për historitë frymëzuese të gastronomëve shqiptar kudo në botë.

“Një vëmendje e veçantë iu kushtua shkollave profesionale, të cilat luajnë një rol kyç në formësimin e të ardhmes së sektorit të gastronomisë shqiptare. Në një skenë paralele kuzhinierë të ndryshëm nga trevat shqiptare performonin ‘Cooking Shows’. Gjithashtu, u inaugurua edhe në Berlin, gati për t’i eksportuar jashtë vendit edhe Bar’i Modular i gjithi ‘Made in Kosova’”- thuhet në njoftimin e organizatorëve të  “GAG Festival”.

Ky panair, thuhet më tej në njoftim, jo vetëm që promovoi kuzhinën shqiptare, por gjithashtu e shndërroi Berlinin në një qendër të kulturës dhe traditave shqiptare për një ditë, duke e bërë atë të flasë shqip.

Aktiviteti kulmojë mbrëmjen e 3 tetorit me një darkë gala, ku u mbajt dhe  ceremonia e ndarjes së çmimeve: çmimin “Athanas” dhe çmimin “Duart e nënës”, duke vlerësuar kontributin e gastronomëve shqiptarë në mbarë botën, të cilët me sukseset dhe bujarinë e tyre. , kanë qenë ambasadorët më të mirë të vendit tonë, edhe në kohën kur nuk kishim ambasada zyrtare.

Restoranti, “Çka Ka Qëllu” një restorant shqiptar në Nju Jork, ka fituar çmimin “Duart e nënës”, duke shënuar një tjetër vit njohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në peisazhin e industrisë kulinare.

Tre restorantet e famshëme në Nju Jork,  “Çka Ka Qëllu” udhëhequr nga pronari Ramiz Kukaj, janë të njohura për ambientin e tyre autentik europian, të pasuruar me artifakte historike shqiptare që dekorojnë brendësinë, duke ofruar një përvojë kulturore unike, në të gjithë Nju Jorkun.

Prezantuesja e festivalit  "Global Albanian Gastronomy Festival" duke prezantuar fituesin e çmimit "Duart e nënës" restorantin "Çka Ka Qëllu” një restorant shqiptar në Nju Jork, pohojë se ky restorantë ka fituar një vend në listën e 100 restoranteve më të mira të qytetit për vitin 2024, duke shënuar një tjetër vit njohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në peisazhin kulinare.

Ndërkohë tha ajo duke shënuar një tjetër vit njohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në peisazhin kulinare:

"Ky dallim tregonë edhe angazhimin e restorantit për të paraqitur shijet e pasura dhe traditat e Shqipërisë, duke ofruar një përvojë autentike ngrënieje që rezonon si me shqiptarët e amerikës po ashtu edhe me njujorkezët vizitorët e huaj".

Pronari dhe themeluesi i tre restoranteve në Nju Jork,  “Çka Ka Qëllu” showman Ramiz Kukaj në nisjen e tij për në Berlin la një status në rjetet sociale ku ai shkruante : 

Së pari, dëshirojmë t’ju falënderojmë "GlobalAlbanianGastronomyFestival "dhe zotërinë AstritPanxha për ftesën dhe nderin e jashtëzakonshëm që na bëtë me nominimin për çmimin prestigjioz "Duart e Nënës." 

Ai shkruante se : "Është një privilegj i madh për ne të jemi pjesë e këtij festivali në Berlin dhe të kemi mundësinë të ndajmë pjesë nga kultura dhe traditat tona shqiptare me ju. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë mundësi të veçantë për të festuar së bashku pasurinë dhe trashëgiminë që kombi ynë shqiptar sjell."

Po ashtu ai është shprehur se promovimi i kulturës, traditave dhe trashëgimisë sonë kulinare shqiptare është thelbësor për ruajtjen e pasurisë së asaj që jemi dhe nga vijmë. Kjo shërben si një urë midis gjeneratave, duke siguruar që thelbi i historisë sonë të përcillet dhe të festohet. Duke ndarë shijet, tregimet dhe zakonet tona unike, ne jo vetëm që e mbajmë gjallë identitetin tonë kombëtar, por gjithashtu hapim derën që të tjerët të mësojnë, vlerësojnë dhe lidhen me kulturën shqiptare. Traditat tona nuk janë thjesht një reflektim i së kaluarës—ato formojnë të ardhmen duke frymëzuar dhe pasuruar ata që na rrethojnë.

"Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë këtë rrugë, duke promovuar dhe përhapur kulturën tonë shqiptare përmes çdo pjate, çdo historie, si dhe nëpërmjet artefakteve që mbajnë të gjallë kujtimet e së kaluarës, për t'u siguruar që trashëgimia jonë të mbetet e fuqishme për brezat që do të vijnë." ka pohuar pronari dhe themeluesi i tre restoranteve në Nju Jork,  “Çka Ka Qëllu” showman Ramiz Kukaj.

 "Global Albanian Gastronomy Festival" është një dëshmi e pasurisë kulturore dhe një mundësi e shkëlqyer për të festuar identitetin shqiptar në një skenë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat