Pas pak uragani “Milton” pritet ta godas Floridën, shqiptaro-amerikani: Atje janë rreth 30-40 mijë shqiptarë

Amerika

Pas pak uragani “Milton” pritet ta godas Floridën, shqiptaro-amerikani: Atje janë rreth 30-40 mijë shqiptarë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 00:26
Ardian Kraj

Drejtorei i stacionit televiziv “Florida Shqiptare”,  Ardian Kraja, ka folur për uraganin “Milton”, i cili parashihet ta godas këtë shtet rreth orës 02:00 të natës së sotme.

Kraja tha se uragani është zhvendosur më në jug të zonës ku jetojnë shumica e shqiptarëve në Florida.

“Aktualisht uragani është me kategori 3, e ka zvogëluar shpejtësinë e erës dhe besoj se për aq rrugë sa i mbetur, duhet t’i ketë mbetur edhe rreth 100 milje, besoj se për këto 100 milje besoj se mund të bie edhe në kategorinë e dytë”, tha

Ai tha se shtëpitë që janë në afëri të detit, gjithmonë janë më të rrezikuara, teksa foli edhe për numrin e shqiptarëve atje.

“Këtu në Florida, bëhet fjalë përreth 20 mijë shqiptarë. Por, viteve të fundit, sidomos pas rënies së Covid19, numri i shqiptarëve këtu është shtuar, dhe nuk ka një statistikë, por di të them që janë shumë, shumë, shumë shqiptarë. Pa frik mundem me thanë që numri i tyre është diku te 30-40 mijë shqiptarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat