Shoqata Atdhetare Dibra, në Nju Jork, zgjodhi kryetarin e ri

Amerika

Shoqata Atdhetare Dibra, në Nju Jork, zgjodhi kryetarin e ri

Nga: Beqir Sina Më: 10 tetor 2024 Në ora: 06:57
Hakim Buxhaku

STATEN ISLAND NY: Të dielën, më 6 tetor 2024, në Staten Island (NY) aty ku edhe ka qendrën prej themelimit të saj, u mbajt Kuvendi i XI  zgjedhor i Shoqatës Atdhetare Dibra, kështu të paktën bën të ditur faqja e internetit të SHAD-it, në një njoftim të saj, raporton Bota sot.

Shoqata Atdhetare Dibra, bëhet e ditur se mbajti Kuvendin e saj, zgjedhor në një nga sallat e Hilton Garden Inn hotel në Staten Island, New York, me një pjesmarrje relativisht jo të madhe.

Punimet e këtij kuvendi i shpalli të hapura kryetari në largim Dashnor (Danny) Miftari , ushtrues i detyrës së kryetarit në 4 mandate, mbasi ai u zgjodh më 2016.

Më pastaj ai lexoi raportin ku vuri në pah arritjet e kësaj shoqate në tetë vjet. Miftari i tha gazetës Bota sot se ai është i pari kryetar  në historin e Shoqatës Atdhetare Dibra, që arkën e buxhetit të shoqatës po e lë të mbushur me 95 mijë dollarë.

Mbas leximit të Statutit dhe Rregullores së punës, të cilat, delegatët pas një debati të frytshëm e konstruktiv, i aprovuan unanimisht, u procedua në zgjedhjen e kryetarit.

Më pas Kuvendi me votim të hapur zgjodhi Kryetarin e ri i SHAD 

Në njoftimin e saj  Shoqata Atdhetare Dibra, tha se mbajti kuvendin zgjedhor, ku si kanditat i vetem ishte Hakim Buxhaku. 

Sipas statutit të shoqatës, zgjedhja e kryetarit u bë në mënyrë demokratike, duke u votuar nga të gjith kuvendarët. 

Kryetari i deri tanishëm, Dashnor Miftari, bashk me bordin drejtues falenderuan komunitetin për mbështetjen në 6 vitet e fundit si kryesi, si dhe shprehën përkahje maksimale për kryetarin e sapozgjedhur. 

Gjithashtu, u kerkua nga gjithë të pranishmit si dhe gjith komunitetit dibran të jenë mbështetës të kryetarit të ri si dhe bordit që do të formojë në ditët në vazhdim. 

"Hakim Buxhaku, thotë Shoqata Atdhetare Dibra, është i lindur dhe i ritur në Amerik,  dhe simbas tyre - kjo është shumë pozitive për të ardhmen e SHAD, duke parë që gjenerata e re e dibranëve ne Amerik , po tregojnë interesim për të kontribuar për komunitetin dibran". 

Brenda 30 ditëve kryetarit sipas statusit të Shoqatës Atdhetare Dibra i duhet të zgjedhë Kryesinë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat