Një tjetër sukses për Nikolin Dodaj, i cili merr pjesë në programin e famshëm italian

Amerika

Një tjetër sukses për Nikolin Dodaj, i cili merr pjesë në programin e famshëm italian

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Ai vazhdon ta ushtrojë profesionin e tij si kameraman dhe fotograf për vite e vite, duke qenë present në eventet dhe spektaklet më të njohura në botë.

Fjala është për artistin shkodran, i cili tashmë jeton në Amerikë, Nikolin Dodaj, i cili ka pasur ftesë si kameraman në një prej programeve më të njohura në Itali, siç është "Ny Canta", program që transmetohet në kanalet e njohura italiane si Rai 1 dhe Rai 2.

Shqiptari ka qenë aty me yjet italianë, dhe ne kemi siguruar edhe këto foto që e tregojnë këtë. Nikolini, i ftuar si pjesë mediatike dhe korrespondent i Nju Jorkut për kanalet prestigjioze italiane, ka qenë aty me mikun e tij, operatorin dhe regjisorin shqiptar Adriatik Berdaku, por gjithashtu me regjisorë dhe skenaristë të famshëm që punojnë për festivalin e madh Sanremo.

Emra të njohur italianë si: Nek, Pupo, Francesco, Marino Artaleti dhe shumë të tjerë kanë qenë pjesë e këtij show të njohur televiziv para syrit të kamerës së shkodranit. Duket se kjo është një tjetër sukses i madh për Nikolinin, i cili, falë pasionit të tij, është i kërkuar tashmë nga spektaklet më të njohura jo vetëm në Amerikë dhe Itali, por në tërë botën. Ai, me studion e tij Eagle Eye Photography, do të sjellë risi si në teknologji, ashtu edhe në projekte të reja për bashkëkombësit e tij në New York dhe kudo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat