Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago

Amerika

Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 13:18
Ramush Haradinaj në Çikago

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se ‘secili prej tyre, me historitë e tyre personale, vetëm sa e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit tonë, si dhe sa shumë janë zhvilluar shqiptarët në Amerikë’.

“Pata nderin të takoja diasporën tonë në Çikago.

Secili prej tyre, me historitë e tyre personale, vetëm sa e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit tonë, si dhe sa shumë janë zhvilluar shqiptarët në Amerikë.

Kjo lidhje e fortë me ta duhet të forcohet dhe të institucionalizohet”, shkroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat