Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shprehet se ‘secili prej tyre, me historitë e tyre personale, vetëm sa e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit tonë, si dhe sa shumë janë zhvilluar shqiptarët në Amerikë’.
“Pata nderin të takoja diasporën tonë në Çikago.
Secili prej tyre, me historitë e tyre personale, vetëm sa e dëshmon fuqinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të kombit tonë, si dhe sa shumë janë zhvilluar shqiptarët në Amerikë.
Kjo lidhje e fortë me ta duhet të forcohet dhe të institucionalizohet”, shkroi Haradinaj.