Ramush Haradinaj “Anëtar Nderi” i përjetshëm i Federatës PanShqiptare VATRA

Amerika

Ramush Haradinaj “Anëtar Nderi” i përjetshëm i Federatës PanShqiptare VATRA

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 20 tetor 2024 Në ora: 17:13
Ramush Haradinaj

NEW YORK :  Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të shtunën (19 tetor)qëndrojë për vizitë në shtëpinë e Vatrës, ku ai u shpallë i “Anëtar Nderi” i përjetshëm i Federatës PanSHqiptare të Amerikës Vatra.

Ceremonia e dorëzimit të titullit “Anëtar Nderi” i Vatrës, për kryetarin Ramush Haradinaj u zhvillua në kuadër të festimeve të 112 - vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Dorëzimi i titullit "Anëtar Nderi” i përjetëshëm i Vatrës, u zhvillua në Shtëpinë e Vatrës, në Bronx- NY,  në prani të Kryetarit të Vatrës z. Elmi Berisha , anëtarve të kryesisë së Vatrës, dhe disa veprimtarve të komunitetit shqiptar.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj u nderua nga Vatra me motivacionin : “Për dashurinë dhe respektin ndaj Vatrës, për merita të jashtëzakonshme si udhëheqës, luftëtar e çlirimtar në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si burrështetas i shquar për forcimin e miqësisë shqiptaro-amerikane dhe lidhjen e ngushtë të Amerikës me Kosovën e Shqipërinë, për merita të veçanta në lidershipin politik e institucional në Kosovë, dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Në fjalën e tij përshëndetse kreu i vatranëve, z. Elmi Berisha, vlerësoi kontributin e madh të Haradinajt , si komandant, politikan, luftëtar e çlirimtar në shtetndërtimin e Kosovës, dhe si mik i vyer i Vatrës(fjalën e plotë më poshtë).

Në ndërkohë në fjalën e tij falenderuese z.Ramush Haradinaj shprehu mirënjohje dhe falenderoi Vatrën për nderimin dhe vlerësimin dhe u shpreh sa Vatra ka vlera të veçanta ashtu si Amerika, shpresa e njerëzve në vështirësi.

Po ashtu z.Haradinaj u ndal në fjalën e tij edhe në aktualitetin në Kosovë duke thënë se Kosova, sot duhet të përmirësojë marrëdhëniet  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  të cilat ai i cilësoi si jo të mira kjo edhe si shkak të masave që janë marrë ndaj Kosovës nga Brukseli tha Haradinaj. 

"Kosova, e meriton në planin strategjik të sigurisë që të sigurojë nga bashkësia ndërkombëtare një plan masash për anëtarësim në NATO, tha Haradinaj, mbasi sot Kosova ka ushtri të aftë, profesioniste, me standarde europiane dhe ushtrinë më të re në botë, një gjeneratë e shkëlqyer profesionistësh.

Ai ka vlerësuar Ushtrinë e Kosovës duke thënë se ajo është ndër me të aftat në botë për demontimin e minave dhe shtoi se Kosova i jep vlera NATO-s dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit.

"Anëtarësimi në NATO ndryshon strategjinë e brëndshme, perspektivën kombëtare dhe sigurinë shtetërore e rajonale" u shpreh z.Haradinaj.

Ai foli edhe për atë që e quajti "ndryshim kursi politik" 

"Procesi për anëtarësim në NATO afron Kosovën me BE tha Haradinaj por Kosova, duhet të ndryshojë kurs politik e diplomatik dhe përafrim me BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës" 

Z.Haradinaj me anë të kësaj fjale përshëndetse  në fund  i bëri një thirrje edhe diasporës shqiptare të Amerikës, duke e sugjeruar atë të bëjë edhe një lobim të madh  në institucionet amerikane e politikanët e Amerikës në interes afirmimit të Kosovës e anëtarësimit të saj në NATO e BE. 

Gjithashtu Haradinaj kërkoi nga diaspora shqiptare në Amerikë, që më 9 shkurt në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të votojnë ndryshimin, siç tha ai.

Në ndërkohë Peshkopi Theophan (Koja) Philomelion i Dioqezës Ortodokse Shqiptare Amerikane , Patriarkanës Ekumenike në Shtetet e Bashkuara, dhe nënkryetari i Vatrës në Boston,  bekoi ceremoninë me një lutje të veçantë për vëllazëri, paqe, zhvillim, bekim e mirësi. 

Në këtë takimin e me ish-kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj, u drejtuan pyetje dhe komentuan nga gazetari dhe shkrimtari Tom Paloka si dhe ish sekretari i Vatrës z. Asllan Bushati i cili e pyeti Haradinajn së çfarë rëndësie ka "hapja apo mos hapja e Urës së Ibrit në Mitrovic?" dhe bëri një koment të tij në politikën globale të çështjeve të sigurisë kombëtare dhe armëve bërthamore, duke i dhuruar edhe dy librat e tij z. Haradinaj.

Në fund sipas traditës vatrane u bë edhe një fotografi familjare.

Fjala e plotë e Kryetarit të Vatrës z. Elmi Berisha: 

I dashur Ramush,

Deputet Tahiri,

Të dashur bashkëkombas,

Zonja dhe zotërinjë,: 

Më lejoni që në emrin tim dhe të FederatësPanshqiptare të Amerikës “VATRA” t'i dëshirojnjë mirëseardhje të ngrohtë dhe të veçantë një personaliteti të shquar, një figure emblematiketë lirisë dhe qëndresës së shqiptarëve ish-Kryeministrit dhe ish Komandantit Emblematik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zotit Ramush Haradinaj. 

Sot ne nderojmë një njeri që përfaqëson frymën e rezistencës dhe të dinjitetit kombëtar. Një luftëtar i përkushtuar që sfidoi padrejtësitë më të mëdha, një udhëheqës që qëndroi i palëkundur në përballjen me vuajtjet dhe vështirësitë më të mëdha për lirinë e Kosovës.

Zoti Haradinaj është një simbol i qëndresës dhe një shembull i pashuar i sakrificës për atdheun. Me guximin e tij të pashoq dhe përkushtimin e tij të pakushtëzuar, ai ka treguar se çfarë do të thotë të qëndrosh besnik ndaj idealeve kombëtare dhe të mos përkulesh kurrë përballë sfidave. 

Ai ka qenë gjithmonë aty, në radhët e para të betejës për liri, duke i udhëhequr me krenari dhe vendosmëri të gjithë ata që kërkuan drejtësi, liri dhe pavarësi.

Ramush Haradinaj është një nga burrështetasit që me vendosmëri punoj pandalshëm në etapat sfiduese të shtetndërtimit, që Kosova jonë e shënjtë të forcohet, zhvillohet, dhe të zëj vendin me krenari si demokraci e konsoliduar bashkë me kombet dhe vendet e tjera në strukturat euro-atlantike.

Zoti Haradinaj është mik i “VATRËS”, bashkë deputetin parimor dhe unifikues, mikun tim dhe të “VATRËS” z. Besnik Tahiri janë binom i kujdesit dhe respektit që kanë për trungun shqiptar në SHBA.

Zoti Haradinaj,

Sot “VATRA” si kurrë më parë është në një dinamikë të shtuar të angazhimeve për cështjen shqiptare. Duke e ditur se jemi në kohë sfiduese të krizave globale dhe jo-stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ne kemi ndërtuar relacione të ngushta komunikimi dhe koordinimi me qendrat kryesore vendimmarrëse në Vashington filluar nga Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, Senati dhe Kongresi  si dhe qarqe të tjera që kanë impakt në avansimin e cështjes shqiptare në përgjithësi, Kosovës dhe trojeve etnike në vecanti. 

Në vizitat e mia të fundit ne viset shqiptare, kam takuar të gjithë përfaqësuesit tonë politik dhe institucional, kemi partneritet me dy Parlamentet relevante në Tiranë dhe Prishtinë, jemi në komunikim të përhershëmedhe me Shkupin, Preshevën, Ulqinin e Tuzin në mënyrë që të shtyjmë përpara kauzat, agjendat dhe interesat tona kombëtare nëVashington.

Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” me të gjitha potencialet e veta është e përkushtuar që të mbështes shtetin e Kosovës nëtë gjitha fushat. 

Kohëve të fundit kemi intensifikuar kontaktet dhe bashkëpunimin me të gjitha institucionet e shtetit mik amerikan si aleati dhe garantuesi kryesor por edhe partneri strategjik i progresit të gjithmbarshëm të Kosovës drejt antarësimit në NATO dhe integrimet euro-atlantike. 

Ju faleminderit, Z. Haradinaj,

Faleminderit shumë për vizitën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat