Dallas: Formohet organizata më e re shqiptare në diasporë Shqiptarët për Amerikën

Amerika

Dallas: Formohet organizata më e re shqiptare në diasporë Shqiptarët për Amerikën

Nga: Beqir Sina Më: 24 tetor 2024 Në ora: 08:27
Formohet organizata më e re shqiptare në diasporë Shqiptarët për Amerikën

Në Dallas(SHBA), është lançuar sot organizata më re shqiptare në diasporën tonë në Amerikë, "Albanians For America - Shqiptarët për Amerikën". 

Organizata AFA, si na njoftuan nga Dallasi,  është krijuar me iniciativën e dy veprimtarve të njohur në diasporën shqiptare ,në Dallas- SHBA, Doc Vranici dhe Gëzim Rushiti. 

Ndërsa, Gino Mulliqi, që bënë pjesë në grupin organizativë të AFA-s tha se në këtë organizatë janë të përfshirë shumë shqiptar nga NjuJorku e zonat për rreth tij, Çikago, Detroiti, Feniksi dhe Florida e Uashingtoni.

Bordin drejtues e udhëheqin  Doc Vranici dhe Gëzim Rushiti. 

"Shqiptarët për Amerikë ka "ndërtuar" edhe faqen e saj në rrjetin social Fb me domain Albanians for America.

Rreth misionit të saj thuhet se organizata Shqiptarët për Amerikën bashkëpunon me të dyja partitë politike, në SHBA repubikanët e demokratët  për të ndërtuar mbështetje dypartiake për një marrëdhënie të fortë SHBA-Shqipëri dhe SHBA Kosovë- gjithmonë, në të mirën e dy vendeve tona në relacion më Amerikën. Ata thonë po ashtu se po  avokojmë për liritë ekonomike dhe sociale të të gjithë shqiptarëve, të paktën kështu thuhet në një deklerat të AFA.

Partneriteti i SHBA-së me Shqipërinë dhe Kosovën, thotë deklerata  është ndërtuar mbi respektin reciprok për liritë ekonomike dhe sociale, duke avancuar interesat dhe vlerat e përbashkëta të të dy kombeve.

Kurse vazhdojnë duke thënë se nga kjo marrëdhënie e rëndësishme do të përfitojnë jo vetëm SHBA-ja dhe Shqipëria, por edhe shqiptarët në mbarë botën.

Në njoftimin për organizatën më  të re në diasporën shqiptare po ashtu thuhet se ajo është e regjistruar në bazë të ligjeve amerikane në ligjin 501(C)4.

Anëtarësia e tyre është 10 dollarë në vit. Pas anëtarësimit, thotë AFA ju mund të kontribuoni në PAC, lidhur me një donacion një herë ose mujor. 

"Albanians For America - Shqiptarët për Amerikën" bënë thirrje që të bashkoheni  me AFA për të pasur një ndikim më të madh në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe për të ndihmuar që Kosova të mbetet një shtet sovran i lirë dhe i pavarur.

Gino Mulliqi - na tha se sot në mëngjes në Dallas,  ata kan pasur një event të bukur e AFA-s  të titulluar: "Kafe shqiptare me Keith”. 

"Kongresmeni Keith Self i Distriktit të 3-të të Kongresit të Teksasit zhvilloi  një bisedë frymëzuese me pyetje dhe përgjigje këtë mëngjes me komunitetin tonë  shqiptaro-amerikan," thuhet në një mesazh të dërguar prej tyre , duke shtuar se ata presin edhe fitoren e tij në zgjedhjet e përgjithshme më 5 nëntor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat