Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, është takuar me shqiptarët në Nju Jork, ndërtesën ikonike Gotham Widing Hall, në kuadër të turit te tij me diasporën, një tur mitingjesh te nisur në Greqi dhe Itali....
-Rama në Nju Jork në fjalën e tij dhe në bashkëbisedim u ka kërkuar votën emigrantëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës votën në zgjedhjet e ardhshme për Partinë Socialiste në Pranverën e ardhshme.
-Kryeministri ndersa foli gjate për transformimin e Shqipërisë në 11 vite në pushtet të socialistëve, nuk tha as edhe nje fjale per Kosoven, shqiptaret ne Luginen e Presheves , Mal te zi dhe Maqedoni, megjithse shumica e pjesmarresve në këtë takim ishin shqiptar qe kan emigruar nga Kosova, Mali i zi , dhe Maqedonia e Veriut.
I gjithë takimi i Nju Jorkut që ndryshonte në format nga takimet e para me diasporën e Greqisë dhe Italisë u kthye në një bashkëbisedim, duke u përqëndruar tek rezultat e sistemit të drejtësisë.
Rama risolli të gjithë historikun e reformës dhe tha se e donte vetëm partia e tij që pati mbështet, por nuk u importua aspak as nga SHBA dhe as BE u shpreh Rama
Por perndryshe nga fjalimet e meparshme ku ai foli per patriotizimin dhe punën e rëndë të emigrantve atje ku janë, kesaj radhe Edi Rama në mitingun e njujorkut bëri edhe " antikomunistin" dhe "të djathtin" e ish pronarin e madh.
Kurse teksa u solli në vëmendje atyre që u "prezantuan" si antikomunist, dhe "demokrat të flakët" se në dorën e kujt ra sipas tij Partia Demokratike, ka shpjeguar dhe arsyet përse e çuan atë drejt Partisë Socialiste.
Rama gjeti vend të rreshtojë gjithçka ka bërë Partia Socialiste për ish të përndjekurit dhe ish-pronarët që nuk i bënë demokratët kur ishin në pushtet.
Në ndërkohë paralelisht me mitingun e Edi Ramës në Nju Jork, u mbajt edhe protesta nga shqiptarët shqiptarët në SHBA e cila ka qene më e madhja e dekadave të fundit.
Protesta u zhvillua para ndërtesës Gotham Hall, në bulevardin Broadway në Manhattan në të njëjtin vend ku Kryeministri Edi Rama, po mbante "Takimin me Shqiptarët e Amerikës" , dhe në këtë protest morën pjesë mbi 200 protestues.
Në New York, protesta nisi me, kërkesat e protestuesve që janë të njëjta me ato në Shqiperi: për shpopullimin, korrupsionin, votën e lirë dhe kundër qeverisë Rama, çështjen e korruptimit të një zyrtarit te FBI - Mcgonigal, çéshtja e Skavicës, çështjen e Kosovës dhe liritë e të drejtat e shqiptarve në Mal të zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.
Me pankarta dhe flamurin shqiptar dhe ate amerikan në duar, protestuesit kanë hedhur akuza të forta ndaj Ramës dhe kanë kerkuar largimin e tij nga qeveria, për shkak të mosmbajtjes së premtimeve dhe përçmimit që iu bën pensionistëve dhe shtresave më në nevojë të shoqërisë, madje ata e akuzuan edhe si anti shqiptar ne lidhjet e tij me Vuçiçin.
Ndersa Protesta e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, ka vijuar jashtë ndërtesës e rrethuar nga barrikadat e hekurta të policise brenda ambienteve të saj ku Edi Rama po vijonte takimin e tij disa shqiptaro-amerikanë kanë protestuar gjatë fjalës së Edi Ramës në ambientetet e brendshme të sallës ku po zhvillohej takimi.
Në ndërkohë disa persona që bënin "bodyguard" të "siguronin " kryeministrin, kan përdorur forcën e dhunës duke ndërhyr brutalisht madje i kanë ofenduar ata dhe i kan nxjerrë me forcë nga salla.
Mevlan Mata nga Diaspora për Shqipërin e Lirë dhe miqt e tij e kanë akuzuar Kryeministrin Rana si hajdutin e Shqipërisë, i cili po pengon përparimin e vendit drejt BE-së.
Shqipërinë e keni penguar ju hajdutë’, ‘Rroftë Shqipëria e Lirë’, ishin disa nga fjalitë e protestuesve shqiptaro-amerikanë në sallën e takimit të Ramës me patronazhistët në Nju Jork.
Në këtë protest ka pasur akuza të forta kundrejt kryeministrit Rama duke e akuzuar se ai ka marrë me vete administratën dhe kryebashkiakët e PS-së pjestar të familjeve të tyre ne SHBA
Kio eshte përballja e pare e Rames me zemërimin e protestuesve ne SHBA pas turit te tij ne Athine dhe Rome, mbasi në Nju Jork protestuesit kanë shpërthyer njëzëri me thirrjet “Rama hajdut”, “Rama ik”, ‘Poshtë komunizmi”, “Liri Demokraci” USA-USA.