Donald Trump në Madison Square Garden për të përmbyllur fushatën në New York

Amerika

Donald Trump në Madison Square Garden për të përmbyllur fushatën në New York

Nga: Beqir SINA, Madison Square Garden Më: 28 tetor 2024 Në ora: 16:34
Donald Trump

NEW YORK: Kandidati republikan për President, Donald Trump, mbajti të dielën (27 tetor) një tubim në qendrën shumë-funksionale “Madison Square Garden” të qytetit të Nju Jorkut, në një aktivitet të rëndësishëm në një shtet që për herë të fundit ka mbështetur një president republikan në 1984 - presidentin Ronald Reagan.

Kundërshtarja e tij, Nënpresidentja Kamala Harris, ndërsa Trumpi ishte në fushatë në Nju Jork, në të njëjtën kohë ndodhej në Filadelfia, qyteti më i madh i Pensilvanisë dhe një bastion demokratësh që ata duan ta fitojnë me patjetër.

Kandidati republikan për president, Donald Trump, të dielën do të përdorë një nga skenat më të mëdha në qytetin më të madh të SHBA, për të përmbyllur fushatën e tij në MSG dhe për të marrë një "votë masive" në garën e ashpër të vitit 2024 për Shtëpinë e Bardhë, nga Nju Jorku.

Kjo ngase Madison Square Garden është një ofertë serioze për në Shtëpinë e Bardhë. Shteti Nju Jork, me 28 votat e Kolegjit Elektoral, e bën atë vendin e katërt më të madh të votimeve për në Shtëpinë e Bardhë, pas Kalifornisë me 54, Teksasit me 40 dhe Floridës me 30 vota të Kolegjit Elektoral.

Analistë dhe komentatorë politikë thanë se tubimi në MSG - New York, në një shtet demokratik si Nju Jorku, duket se është një lëvizje klasike e Trump-it për të organizuar një ngjarje të madhe fushate në një vend që konsiderohet si "Arena më e famshme në botë" - Madison Square Garden.

Gjithashtu, ata thanë se, në modën klasike të Trumpit, është një vendim strategjik që përdoret nga politikanë të sprovuar, ndërsa "tik/taket e orës" tanimë po shkojnë shpejt drejt ditës së zgjedhjeve më 5 nëntor.

Trumpi dhe ndihmësit e tij thanë se kishte arsye të mira për ta bërë këtë miting në fundjavën e parafundit të fushatës presidenciale. Qënia lajm i parë në media dhe aftësia për të "tërhequr syrin" kanë qenë gjithmonë thelbësore për suksesin e tij - dhe një shenjë dalluese e famës së tij që fillon në Nju Jork, qysh në vitet 1980.

Pra, kjo është një përbërës thelbësor që ai po kërkon të vazhdojë të kapëllojë në garën e tij kundër Kamala Harris, e cila solli energji të re dhe "valën" e saj të pozitivitetit nga rënia drastike e Presidentit Biden - pas vendimit të tij për të shërbyer vetëm një mandat dhe që nga katapultimi i Harris në krye të biletës së Demokratëve këtë verë, sipas komenteve politike.

"Është MSG, është Madison Square Garden," tha Trumpi, duke shtuar: "Kjo do të thotë shumë, Madison Square Garden, apo jo? A nuk mendoni kështu?" Ai iu drejtua masës entuziaste të më shumë se 25 mijë pjesëmarrësve në Madison Square Garden.

Kjo lëvizje dhe shumë të tjera, thanë analistët, mund të kenë ndihmuar në fushatën e tij presidenciale drejt shtrirjes përfundimtare.

Tani kandidati republikan Donald Trump po shkon drejt një prej ditëve të tij të pakta të fushatës së mbetura dhe si ai ashtu edhe kandidatja demokrate Harris janë me "sy dhe veshë" nga 7 shtete që bëjnë lëvizjen - "swing states". Madje disa vëzhgues politikë thanë se: "Mitingu në Madison Square Garden - NYC, është një strategji e zgjuar për të tërhequr vëmendjen e medias që do të përhapet në mbarë vendin - 9 ditë para zgjedhjeve."

Një vend historik për një zgjedhje historike

Madison Square Garden ka pasur katër arena me të njëjtin emër në tri vende të ndryshme të Manhattan-it që nga viti 1879 dhe ka qenë prej kohësh një vend historik i zgjedhur për artistët dhe politikanët. Trump do t'i bashkohet presidentëve të kaluar si Franklin Delano Roosevelt, Dwight Eisenhower, John F. Kennedy dhe Richard Nixon në listën e atyre që "luajtën" politikën në këtë pallat gjigand multi-funksional.

MSG-ja aktuale, e cila u hap në vitin 1968, ka organizuar ngjarje të rëndësishme, duke filluar nga e ashtuquajtura "Lufta e Shekullit" në ringun e vitit 1971 midis Muhammad Ali dhe Joe Frazier, deri te konventat politike që emëruan Jimmy Carter, Bill Clinton dhe George W. Bush në rrugën drejt fitoreve të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo është shtëpia e basketbollit të New York Knicks dhe hokejit të New York Rangers.

Trumpi është republikani i 12-të nga Nju Jorku që ka shpallur kandidimin për Shtëpinë e Bardhë, dhe, në këtë rast, "Nju Jorku është kryeqyteti mediatik i botës".

Sipas ndihmësve të tij, Trumpi është një njujorkez vendas dhe gjithmonë ka dashur të jetë aktor kryesor në Madison Square Garden. Ai ka qenë një prezencë e rregullt në arenën MSG që nga viti 1968, kur kishte vetëm 19,500 vende, dhe ai pa boksin Ali-Frazier, më shumë se gjysmë shekulli më parë, duke e quajtur atë "ndoshta ngjarja më e madhe".

Në vend të kësaj, ata e përshkruajnë ngjarjen e së dielës si pjesë e përpjekjes së vazhdueshme të Trumpit për të organizuar ngjarje mediatike që do të tërheqin vëmendjen kombëtare ndërsa do të hapin rrugën drejt shteteve të fushëbetejës - shtetet që bëjnë lëvizjen.

Një kandidat republikan fitues në Nju Jork...!?

Aleatët e Trumpit hedhin poshtë idenë se ka pak ose aspak përfitim strategjik për tubimin e tij në Nju Jork.

Përveç tërheqjes së vëmendjes së medias kombëtare, vëzhguesit vënë në dukje se kjo mund të ndihmojë në rritjen e pjesëmarrjes në votime për kandidatët GOP, kandidatët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA. Trumpi do të ketë nevojë për mazhorancën e Kongresit për ta ndihmuar atë të zbatojë axhendën e mandatit të dytë që ai ka premtuar, dhe ka tre gara për Dhomën e Përfaqësuesve në Nju Jork që konsiderohen të forta, sipas The Cook Political Report.

Ish-kryetari i Dhomës së Republikanëve, Newt Gingrich, tha se Madison Square Garden do të jetë "shenja e lartë e matjes së temperaturës së ujit" për Trumpin "sepse ai është me të vërtetë një njujorkez, ai është vërtet i emocionuar nga njujorkezët".

Caplan, një analist njujorkez, shtoi se një tubim në Madison Square Garden është "një mundësi e shkëlqyeshme për të tërhequr vëmendjen", por gjithashtu mund të pengojë votuesit e lëkundur nëse dalin "nga binarët".

"Kjo është loja," tha Caplan. "Ka të bëjë me mobilizimin dhe motivimin e votuesve tuaj."

Mitingu i Donald Trump në Madison Square Garden në qytetin e Nju Jorkut

Trumpi mblodhi mbështetësit e tij MAGA nga e gjithë Amerika, mbrëmë me fjalë të ashpra për emigracionin dhe u tall me Kamala Harris.

Ish-Presidenti Donald Trump përshkroi një temë kundër imigracionit në fjalimin e tij përmbyllës para votuesve më 27 tetor në Madison Square Garden të Nju Jorkut.

Por, përpara se Trumpi të fliste në MSG, ai bëri disa gabime, duke e quajtur Porto Rikon një "ishull plehrash" dhe përçmoi amerikanët e zinj, latinët dhe hebrenjtë.

A mundet politika e jashtme t'i japë fund zgjedhjeve presidenciale në SHBA?

"Kjo shaka nuk pasqyron pikëpamjet e Presidentit Trump apo fushatës," tha Danielle Alvarez, një këshilltare e lartë e fushatës së Trumpit.

Në MSG, Trumpi, kandidati republikan për president, tha se ai "vendosi" kufirin më të sigurt në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave nuk ofroi lehtësim nga uragani sepse qeveria shpenzoi paratë e saj për të sjellë emigrantë në vend ilegalisht, dhe se disa shtete të huaja po boshatisnin burgjet e tyre dhe po dërgonin të dënuarit në SHBA.

Një numër folësish e paraprinë Trumpin, mbrëmë në MSG, duke përfshirë kandidatin e Trumpit, senatorin JD Vance, djemtë e Trumpit Eric dhe Don Jr, gruan e tij Melania, bashkëkryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan Lara Trump, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson, CEO-në e Ultimate Fighting Championship, Dana White, mundësin profesionist Hulk Hogan, sipërmarrësin Elon Musk dhe ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson.

Megjithatë, Trumpi tha se Partia Republikane që ai drejton "është bërë me të vërtetë partia e përfshirjes dhe ka diçka shumë të bukur në këtë".

Pikat kyçe të fjalimit të Trumpit në Madison Square Garden:

1. Emigracioni

Trumpi akuzoi Kamala Harris për "importimin e emigrantëve kriminelë" nga vende si Venezuela dhe Kongo. Ai theksoi se këta emigrantë po dërgoheshin në SHBA nga burgjet dhe institucionet mendore të vendeve të tyre.

Ai përmendi nevojën për të përdorur "Aktin e Armiqve" të huaj të vitit 1798 për të kryer deportime masive, pavarësisht se ekspertët ligjorë kanë theksuar se ai nuk ka autoritetin për ta bërë këtë dhe se thirrja e tij do të ndeshej me sfida ligjore.

Trumpi foli për problemin e fëmijëve të zhdukur që kalojnë nëpër kufij dhe i akuzoi autoritetet për dështim në mbrojtjen e tyre.

2. Ekonomia

Trumpi akuzoi Harris për votimin që sipas tij "nis inflacionin më të keq në historinë e vendit", duke thënë se kjo i kushtoi familjes tipike amerikane mbi 3,000 dollarë në një periudhë të shkurtër dhe mbi 30,000 dollarë në tre vitet e fundit.

Ai theksoi se inflacioni arriti kulmin në vitin 2022, duke u bërë norma më e keqe vjetore në 40 vjet, megjithatë ekspertët e ekonomisë shpjeguan se inflacioni nuk u shkaktua vetëm nga Plani Amerikan i Shpëtimit, por edhe nga ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe pushtimi i Rusisë në Ukrainë.

Trumpi përmendi një rritje prej 28,000 dollarësh si koston e shtesë për blerjet që familjet kanë paguar që kur Biden mori detyrën, duke injoruar faktin se rritjet e pagave kanë ndihmuar në balancimin e këtyre kostove.

Këto pika ilustrojnë shqetësimet e Trumpit për politikat aktuale të emigracionit dhe ndikimin e ekonomisë, duke përpiquar të mobilizojë mbështetje për kandidaturën e tij presidenciale.

Trumpi akuzoi Harris se “bëri thirrje për operacione pa pagesë për ndryshimin e seksit ndaj të huajve të paligjshëm në paraburgim me shpenzimet e taksapaguesve.”

Krimi dhe armët

Ai deklaroi se Harris "u zotua të konfiskonte armët tuaja" dhe "miratoi një ndalim të plotë të posedimit të armëve."

Trumpi theksoi se “krimi është alarmant” dhe se statistikat e fundit treguan një rritje prej 45 për qind të krimit nën administratën Biden-Harris.

Mitingu në Nju Jork

Zgjedhja e Trumpit për të mbajtur miting në qytetin e Nju Jorkut sfidon logjikën politike, duke qenë se Nju Jorku ka votuar për kandidatin demokrat për dekada. Megjithatë, Madison Square Garden ka organizuar ngjarje të mëdha politike për më shumë se një shekull.

Nju Jorku ofron mundësi për Trumpin për të arritur skenat më të mëdha të vendit, ndërsa është gjithashtu një ndalesë e rëndësishme në drejtim të vijës së finishit për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Plani për vazhdimësi

Donald Trump shpreson të bëhet presidenti i dytë që fiton mandate jo të njëpasnjëshme në Shtëpinë e Bardhë, duke u kthyer në shtetet që bëjnë lëvizjen (swing states) me mitingje të planifikuara për të martën mbrëma në Allentown, Pennsylvania dhe të mërkurën mbrëma në Green Bay, Wisconsin.

Këto pikat përmbledhin shqetësimet dhe strategjitë e Trumpit, duke u përpjekur të mobilizojë mbështetje për fushatën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat