Për të dytën vit me radhë në qendrën e arteve të Universitetit të shtetit të New Yorkut, në qytezën Purchase, organizuar nga Qendra Nënë Tereza pranë Kishës Katolike Shqiptare, "Zoja e Shkodrës", në Hartsdale, New York, u zhvillua Festivali i 32- Shqiptar.
Në këtë event artistik ndër më të rëndësishmit për shqiptarët në Amerikë, mbajtur mbrëmjen e të dielës, u performuan këngët dhe vallet e bukura shqiptare, u shpalosën kostume popullore nga të gjitha trevat shqiptare: Kosovë, Shqipëri, Mal i Zi, Maqedoni, përfshi Luginén e Presheves, edhe Çamërinë.
Këtë vit festivali iu dedikua 25 - vjetorit të shugurimit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York
Organizimi i këtij festivali, tashmë tradicional, u bë nën kujdesin e veçantë të meshtarit dom Pjetër Popaj, kurse drejtor artistik i programit ishte Agim Kola, nën përkujdesjen e Orsin Turmalaj dhe Këshillit të Kishës Zoja e Shkodrës, në Nju Jork
Qindra përformues të organizuar në grupe valletarësh nga disa shtete të SHBA dhe Kanadasë, këngëtar dhe muzikant të komunitetit në prezencën e rreth dy mijë spektatorëve, që kishin mbushur sallën plot, kënduan dhe vallëzuan shqip për më shumë se tri orë.
Festivalin e 32-të Shqiptar në New York, e hapi grupi i vallëtarve nga Detroiti me koreografe Joli Paparisto vallen e kënduar: E dua Sshqipërinë, dhe u mbyll me Vallen e Tropojës, me grupin artistik “Rozafati,” e drejtuar nga koreografja e njohur Angjelina Nika.
Drejtori artistik Agim Kola dhe famullitari Dom Pjetër Popaj, thuhet se krijuan për herë të parë edhe një orkestër folklorike për të bashkuar tingujt autentikë të muzikës tradicionale shqiptare.
Natyrisht, për këtë punë kolosale, vlerësimet e mëdha shkojnë drejt prindërve të famullisë në Hartsdale- NY, që e mbështsin këtë festival madhështorë. Ky festival, i cili tashmë është bër një tradite të përvitshme, u zhvillua me përkujdesjen e veçantë të Qendrës Kulturore “Nënë Tereza,” në bashkëpunim me grupin artistik “Rozafati,” e drejtuar nga koreografja e njohur Angjelina Nika, e nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh.”
Përgatitur nga një ekip i përkushtuar organizatorësh, përfshirë emra si Ndrekë Tonaj, Dr. Elizabet Peraj, dhe Palok Rudaj, ky festival u kthye në një ngjarje të paharrueshme për komunitetin shqiptar të Amerikës. Performancat e koreografuara me kujdes dhe tingujt magjepsës të orkestrës së drejtuar nga Rinard Radi me grupin e tij përshkruan edhe një herë historinë e pasur të muzikës dhe kulturës shqiptare në komunitet.
Festivali u mbajt nën prezantimin e Zef Vataj dhe Kozeta Turishtës (Mirdita).
12 grupe folklorike nga qytete të ndryshme si Boston, New Jersey, Michigan, Ulqini, Kraja, Struga, dhe New Yorku, Grupi Bashkimi Kombëtar dhe Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” nga New Yorku, performuan valle dhe këngë tradicionale nga treva të ndryshme të Shqipërisë, duke sjellë ngjyrat e pasura të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ansambli ynë Studentor Shqiptaro-Ballkanik nga Universiteti Shtetëror Montclair dha një performancë të jashtëzakonshme përpara një auditori prej 1300 vetësh në Purchase College, Nju Jork, shkruajti në statusin e tij në Fb, mjeshtri Raif Hyseni : "Muzikantizmi, mjeshtëria dhe aftësitë e tyre teknike u shfaqën plotësisht, duke mahnitur të gjithë të pranishmit. Nuk mund të ishim më krenarë për arritjen e tyre të jashtëzakonshme."
Ai ka vendosur në foto-albumin e tij edhe një fotografi ku shkruan se kjo është një foto me vllezerit tane Vlonjat, kengetaret e grupit te shkelqyeshem polifonik, si dhe koreografi, valltarin profesionist te Ansamblit te Kengeve dhe Valleve mikun tone shume te cmuar Bashkim Braho! Faleminderit Jerry Kisslinger për të qenë pjesë e kësaj performance fantastike!
Në fjalën e tij, Dom Pjetër Popaj, meshtari që ka udhëhequr për tri dekada përpjekjet e mëdha për ruajtjen e kulturës shqiptare në komunitet ka vendosur në pah rolin e rëndësishëm të Kishës dhe Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në edukimin e brezave të rinj shqiptarë. Duke bekuar festivalin ai i është drejtuar pjesëmarrsve , teksa ka përmendur se tradita dhe vlerat kulturore shqiptare, në mërgatën tonë përbëjnë një lidhje të fortë që bashkon shqiptarët kudo që janë.
Famulltari i Kishës “Zoja e Shkodrës”, Dom Pjetër Popaj, është shprehur me shumë krenari për këtë festival:
“Është kënaqësi kur shohim të rinjtë e të rejat e komunitetit tonë që kanë lindur këtu në Amerikë, duke kënduar e vallëzuar këngë dhe valle shqiptare. Kjo tregon se ata krenohen se janë shqiptarë” ka thënë ai.
Drejtori i revistës "Jeta Katolike" Mark Shkreli, shkruajti se Ishte me të vërtet një kënaqësi e madhe për të parë për 32 vjet, këtë festival, i cili tregojë edhe një herë se mundi shumevjeçar i kësaj famullie nuk na ka shkuar kot : Urime komisionit të udhëhequr nga Dr. Elizabeta Peraj dhe maestro Agim Kola. Urime Qendres "Nena Tereze"! Urime famullitarit Dom Pjeter Popaj dhe tërë famullisë Zoja e Shkodrës!
Komisioni Organizues i Festivalit XXXII:
Famullitar Dom Pjeter Popaj, Diakon Orsin Turmalaj, Kryetar i Këshillit të Kishës: Ndrekë Tonaj, Kryetar i Qendrës Nënë Tereza: Mark Berishaj, Drejtor i Festivalit: Dr. Elizabet Peraj, Drejtor artistik dhe Regjia: Agim Kola, Konferensierë Zef Vataj dhe Kozeta Mirdita, Koordinatore e reklamave Dr. Elizabet Peraj, Orkestra Rinard Radi me Grupin. Anëtarët e komisionit: Diakon Orsin Turmalaj, Ndrekë Tonaj, Mark Berishaj, Agim Kola, Dr. Elizabet Peraj, Palok Rudaj, Petrit Grishaj, Gjergj Paloka, Zef Vataj, Angjelina Nika, Gjelosh Narkaj, Ismer Mjeku, Leonardo Berishaj, Alfred Jaku, Vjeko Çotaj, Diana Ivezaj, Gabriel Gojçaj, Rosa Smajlaj, Anila Syku, Alfred Popaj, Kristina Popaj dhe Linda Mirdita .
Festivali i parë shqiptar është organizuar plot 32 vite më parë nga Kisha Zoja e Shkodrës fillimisht në ambientet e Lehman College ne Bronx, New York, e udhëhequr nga Dom Rrok Mirdita dhe drejtimin e parë të këtij festivali nga aktivisti Tonin Mirakaj.
Trashëgimia e këtij festivali ndër breza ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në pasurimin kulturor të mërgatës dhe mbajtjen gjallë të traditës shekullore kombëtare shqiptare. ( Foto-kreditë Leonard Berisha)