Shoqata “Miqtë e Amerikës’’: Partitë politike në Kosovë nuk duhet të pozicionohen për zgjedhjet në SHBA

Amerika

Shoqata “Miqtë e Amerikës’’: Partitë politike në Kosovë nuk duhet të pozicionohen për zgjedhjet në SHBA

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 11:18
Agim Rexhepi

Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, është prononcuar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në SHBA dhe pozicionin e politikës kosovare në këto zgjedhje.

Ai thotë se nuk duhet të ketë anime partiake mbi zgjedhjet në SHBA.

‘’Nuk duhet asnjë institucion e as ne të kemi anime partiake për SHBA-të’’, thotë ai.

Rexhepi deklaron po ashtu se të dyja partitë politike në SHBA kanë kontribuar shumë për Kosovën.

‘’Dy partitë politike kanë kontribuar shumë për çështjen e Kosovës’’, thekson ai.

Për të animet politike mbi këto zgjedhje nuk guxojnë dhe nuk janë të mira as për individët e as për partitë politike në Kosovë.

‘’Animet nuk guxojnë të jenë nuk janë të mira as për individët e as për shtetin. Kemi të bëjmë me një shtet aleat që edhe republikanët dhe demokratët kanë bërë shumë për Kosovën’’, shprehet Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat