Njujorkezët po zgjedhin Po ose Jo!: Për t'i lejuar fëmijët të kalojnë pa pëlqimin e prindërve këtë vit

Amerika

Njujorkezët po zgjedhin Po ose Jo!: Për t'i lejuar fëmijët të kalojnë pa pëlqimin e prindërve këtë vit

Nga: Beqir Sina Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 21:41
Pamje nga zgjedhjet

Çdo fletëvotimi përmbanë jo vetëm një vend për të votuar për Kamala Harris ose Donald Trump, por edhe për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, governatorët, senatorët e asambleistët e shteteve, prekuroret e përgjithshëm, si dhe iniciativa dhe propozime lokale, të tilla si financimi për shërbimet komunitaredhe çështje sociale.

Njujorkezët të cilët konsiderohen si më votuesit në SHBA, sot votojnë për herë të parë kur qytetarët njujorkez dotë mbushin fletët e votimit, pra kur ata bëjnë një Yes ose No në vend që të shënojnë një ‘tick’ ose një x në një kuti, duke iu përgjigjur  pytjes : A jeni Ju për t'i lejuar fëmijët të kalojnë (në orientim të caktuar seksual) pa pëlqimin e prindërve këtë vit?

Çka do të thotë se në fletën e votimit në shtetin e Nju Jorkut sot 5 nëntor ka  dy gjëra shumë të ndryshme për mbështetësit dhe kundërshtarët e Woke!

Image
Fletevotimi

Woke është një fjalë e zhargonit politik që rrjedh nga anglishtja popullore afrikano-amerikane që do të thotë vigjilencë ndaj paragjykimeve dhe diskriminimit racor dhe seksual.

Pra në pyetjen A jeni ju apo nuk jeni qe Nju Jorku ka për t'i lejuar fëmijët të kalojnë pa pëlqimin e prindërve këtë vit?  ka një debat të fort në të gjithë SHBA.

Portalet  që luftojnë për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ e quajnë diskrimin pyetjen A jeni ju apo nuk jeni qe Nju Jorku ka për t'i lejuar fëmijët të kalojnë pa pëlqimin e prindërve këtë vit? ,

Mbasi ata thonë se  fletëvotimet e shtetit të Nju Jorkut me një nismë votimi për një amendament kushtetues, janë diskriminin. Sepse sipas tyre këto janë të caktuara në Kushtetutën e shtetit të Nju Jorkut, sipas  klauzolës së mbrojtjes së barabartë të kushtetutës së shtetit, e cila është për të forcuar mbrojtjen për individët LGBTQ+ dhe për të drejtat riprodhuese duke shtuar orientimin seksual, identitetin gjinor, shprehjen gjinore, shtatzëninë, rezultatet e shtatzënisë dhe kujdesi shëndetësor riprodhues dhe autonomia.

 Megjithatë, menjëherë pasi legjislatura miratoi amendamentin e propozuar kushtetues të njohur si Propozimi 1, republikanët në shtet bënë një pretendim tronditës në faqen e tyre të internetit – se ky amendament do të lejonte fëmijët trans të kalonin pa pëlqimin ose njoftimin e prindërve, dhe duhej një "peblishit" sipas tyre.

Një shqiptar për herë të parë pë senator Shteti né Nju Jork 

Në fletët  e votimit në Nju Jork , Staten Island dhe një pjesë të Brooklinit për hërë të parë në historinë e këtyre zgjedhjeve presidenciale, është për t'u zgjedhur edhe një shqiptar- Marko Kepi 

Në fletët e bardha që fillojnë me rrethin për të votuar për Kamala Harris ose Donald Trump, është edhe kandidati shqiptar për senator i shtetit të Nju Jorkut, Marko Kepi, qytetarët njujorkez po mbushin fletët e votimit, një rreth në vend që të shënojnë një ‘tick’ ose një x në një kuti.

Kandidati i ri republikan Marko Kepi tha se beson deri në votën e fundit  se kësaj radhe ai ka për marrë votën për të fituar një vend në Senatin e Shtetit të Nnu Yorkut megjithse pranon se ai po përballet në garën e vështirë me ish senatoren demokrate Scarcella Sempton.

Gara ku përfshihet kësaj radhe Marko Kepi, është interesante ngase republikanët e senatit të Nju Jorkut, pretendojnë të fitojnë edhe tre kandidat, për të marrë shumicën ne NYS Senate, dhe se këto zgjedhje koinçidojë me betejen më të madhe zgjedhore amerikane atë për Shtëpinë e Bardhë..

Nën siglën e Partisë Republikane,kësaj radhe Marko Kepi po kandidon për zgjedhje në Senatin e Shtetit të Nju Jorkut për të përfaqësuar Distriktin 23të,  Staten Island dhe Brooklin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat