NEW YORK CITY : Tony Dovolani valltari i shquar shqiptaro-amerikan, i cili që prej 20 sezonesh shkëlqu në spektaklin e famshëm në SHBA, “Dancing with the Stars” (Vëllzim me yjet), ka fituar Çmimin John Monte Ward 2024, lajmi u publikua në Twitter, raporton Bota sot.
Toni Dovolani mori çmimin John Monte, një nga çmimet më prestigjoze USDC që jepet çdo vit për të njohur kontributet e një individi në botën e kërcimit, thuhet në njoftim.
Kurse organizatori i këtij eventi thotë se Çmimi John Monte, është një nder i jashtëzakonshëm në fushën e kërcimit dhe historia e tij është e lidhur ngushtë me kompaninë e tyre:
"John Monte vdiq në vitin 1990, kështu që detajet rreth tij erdhën përmes kujtimeve të dikujt në biznesin tonë që në fakt punonte me të: Richard LaValle. "
Vetë Toni Dovolani, duket se nuk "ka gjetur" fjalë që ta përshkruaj gëzimin e marrjes së çmimit "John Monte Award"
Ai përshkruan këtë në një cicërim në twitter se "Fjalët e mija nuk mund të përshkruajnë atë se sa i nderuar dhe sa shumë do të thotë ky çmim për mua! Shumë mirënjohës që jam marrësi i çmimit John Monte të këtij viti!"
Kurse, John Monte Award thotë se : "Shpirti i John Montes, jeton përmes punës së palodhur dhe përkushtimit të individëve të vlerësuar për kontributin e tyre në industrinë tonë si në pistën e vallëzimit ashtu edhe jashtë saj"
John Monte thuhet se ishte një organizator origjinal i USDC (i njohur më parë si USBC, ose Kampionati i Ballroom i Shteteve të Bashkuara). Kontributi i tij në vallëzimin amerikan dhe preformancat në SHBA, ishte monumental, dhe ai mbahet mend më së shumti si i vetmi amerikan që ka marrë një çmim prestigjioz Carl-Alan në vitin 1974.
Ky çmim u jepet çdo vit individëve për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në kërcimin britanik dhe industria e argëtimit—kjo është një arritje e madhe duke pasur parasysh se Anglia është shtëpia e vallëzimit modern të sallës së ballove.