Ngjarje e rëndë në SHBA/ Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve të saj

Amerika

Ngjarje e rëndë në SHBA/ Shqiptari vret gruan në sy të vajzës dhe prindërve të saj

Nga: Beqir Sina Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 17:28
Lindi Flamuraj dhe Bruna Flamuraj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uster - Worcester të New Egland.

Sipas VOX Bruna Flamuraj është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Autori është dërguar në spital i plagosur, pasi sipas informacioneve të para ka marrë plagë pas sherrit me bashkëshorten.

VOX shkruan se shkak i sherrit mes çiftit supozohet të ketë qenë xhelozia.

"Kjo është një lagje shumë e qetë. Kemi njerëz që ecin gjatë gjithë kohës. Thjesht rrallë ndodh diçka këtu. Është West Side of Worcester,” rrëfeu një banorë i këtij qyteti që mendohet se ka më shumë se 5 mijë shqiptar, madje shumica janë nga familjet e diasporës së hershme. 

VOX megjithse thotë se pret të marrë një raport nga poliicia shpejgon se deri më tani nuk ka detaje të tjera për ngjarjen, por ajo që raportohet është se autori është nën arrest nga policia dhe është i shtruar i plagosur në spital, pasi ka pësuar dëmtime gjatë konfliktit me bashkëshorten, në ngjarjen që përfundoi me vrasjen fatale të bashkëshortes së tij Bruna Flamuraj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat