Vatra shpreh mirënjohje e falënderim për humanistin e filantropistin Kadri Morinaj

Amerika

Vatra shpreh mirënjohje e falënderim për humanistin e filantropistin Kadri Morinaj

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 09:58
Kadri Morinaj

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” ka nderin të informojë opinionin e gjerë publik se biznesmeni, humanisti dhe filantropi i njohur z. Kadri Morinaj pronar i Eurosig, Insig, Insig Jetë, Eurosig Kosovë, UBA Bank, Reastorant Bar Piazza dhe disa bizneseve të suksesshme në Europë do të dhurojë një milion dollarë për objektin e ri të Federatës Vatra në New York.

Z. Morinaj ka propozuar që të blihet parcela dhe të ndërtohet objekti i ri me hapësirat përcjellëse dhe infrastrukturën e nevojshme që do të plotësojnë nevojat për të mbuluar veprimtaritë patriotike, atdhetare e komunitare të Vatrës dhe do jenë në shërbim të komunitetit shqiptar në SHBA.

Z. Morinaj ka propozuar formimin e Komisionit Mbikëqyrës dhe Koordinues në mënyrë që të gjitha procedurat të zhvillohen në transparencë të plotë si dhe objekti aktual i Vatrës të shndërrohet në Muze, Arkiv e Bibliotekë Shkencore për Vatrën.

Z. Morinaj ka bërë donacione edhe më herët për Vatrën. Dashuria e tij për vendin dhe popullin mik amerikan ilustrohet më së miri me faktin se ai e pagëzoi djalin e tij të vogël me emrin Wesley Clark në shenjë respekti e mirënjohje për Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane që udhëhoqi fushatën ushtarake për lirinë e Kosovës.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra i është shumë mirënjohës filantropit dhe biznesmenit z. Kadri Morinaj dhe e siguron atë dhe opinionin publik se lokacioni dhe objekti i ri i Vatrës do të jetë krenari e komunitetit tonë dhe i mbarë kombit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat