PHILADELPHIA PA: Ditën e diel 17 nëntor u përurua në Filadelfia (rrethinën jugore të qytetit në segmentin 3000 Willits Road ), tabela e rrugës me emrin "Rruga Gjergj Kastrioti - Skenderbeu" .
E cila është projekt ide që nisi në maj të këtij viti, prej kryesisë së Shoqatës "Bijte e Shqipes" në Filadelfia, dhe u mbështet fuqishëm nga pjestarët e shoqatës, miq e bashkëatdhetarë, derisa u miratua edhe nga Këshilli i Bashkisë së qytetit Filadelfia.
I cili e miratojë më 9 maj 2024, Rezolutën 240402 të sponsorizuar nga miku i shqiptarëve të Filadelfias, Këshilltari i bashkisë së qytetit z. Michael Driscoll, që rruga Willits Road, të riemertohet në segmentin para "Shtëpisë së Shqiptarit" me emrin e heroit tonë kombëtar "Gjergj Kastrioti - Skenderbeu" në shenjë njohjeje të Qendrës së re Komunitare Shqiptaro-Amerikane, e cila u inagurua muajin e kaluar në adresën 3322 Willits Road të Filadelfisë.
Mbasi më parë një rrugë në Bronx të New Yorkut, dhe rrugës “Salisbury” në Worcester të Massachusetts , që u riemretuan Gjergj Kastrioti - Skenderbeu Way, të Dielën 17 nëntor 2024, ishte radha e qytetit të nji milion e gjysëm banorve Philadelphia-(Filadelfias)që rruga Willits Road, të riemërtohet me emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot - Skënderbeu.
Aktiviteti u mbajt 11 ditë nga 112 vjetori, i ditës së pavarësisë së Shqipërisë, në muajin që shqiptarët e Amerikës, e quajnë : "Nëntori i flamurit kuq e zi”, në qytetin e Filadelfias (Pennsylvania).
Ceremonia e përurimit ishte si raportojnë rrjetet sociale nga Filadelfia një aktivitet veçant, ose madhështor i organizuar nga Shoqata Bijtë e Shqipes.
Por, ndoshta ky emërtim nmerr edhe një rëndësi të veçantë, ngase u bë dje në një vend nga më të zjarrtë në SHBA, në Filadelfia, pikërisht aty ku dhe është dhe selia zyrtare e Revolucionit Amerikan, ose siç njihet ndryshe; Qyteti i Dashurisë Vëllazërore, qytet që ka krenari të veçantë në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por, ja që fati e solli që edhe shqiptarët e Filadelfias, të festojnë Dashuri, Vëllazëri dhe Krenarin tonë kombëtare me krye/heroin tonë Gjergj Kastrioti - Skënderbeun.
Festa e shqiptarve me emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, organizuar nga Shoqata Bijtë e Shqipes, e ndezi festën kuq e zi në prag të 28 Nëntorit, 112 - vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.
Shoqata Shqiptare Amerikane "Bijtë e Shqipes” në Philadelphia, ideatore dhe organizatore e kësaj feste të madhe, ftoi mbarë komunitetin shqiptar, që të marri pjesë në këtë ngjarje te rendesishme për të nderuar figurën madhështore të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në emërtimin e Rrugës Willits Rd- "GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU" -
Mikëpritësi i kësaj feste Dritan Matraku kryetari i Shoqatës Bijtë e Shqipes në Filadelfia, në përshëndetjen e tij, tha se Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, krenaria e një kombi që shtrihet në gjithë hapsirën ku flitet shqip do të përjetësohet prej sot edhe në qytetin historik të SHBA, Filadelfia.
Ndërsa, ai shtojë se ky projekt u realizua në saj të nismës së Këshillit Drejtues të Shoqatës “ Bijtë e Shqipes” me Zyrën e Këshilltarit të Qytetit të Filadelfias Councilmember Mike Driscoll, që si komunitet shqiptar kudo që jemi të respektojmë dhe nderojmë historinë tonë, dhe Heroin tonë Kombëtar me riemrtimin e rrugës Willts Rd. "Gjergj Kastrioti Skënderbeu Way".
Në këtë festë të përurimit të rrugës Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Filadelifia mori pjesë edhe aktori, regjizori dhe dramaturgu i njohur z. Xhevat Limani, në interpretimin e emocionues të recitalit në rolin e Skënderbeut, në imazhin e improvizuar me kalë të bardhë, përkrenaren dhe shpatën e mburojën e Skenderbeut.
Eva Dori, me profesion gazetare, e cila nëpërmjet punës së saj bën promovimin e kulturës shqiptare në Filadelfia, dhe gazetarja që ka përcjellur këtë aktivitet me një foto-reportazh të gjerë për televizionet në Shqipëri , në një status të saj me fotografinë me aktorin Xhevat Limani para posterit në skenën e festës, thotë se : "Aktori Xhevat Limani shkruajti sërisht historinë me interpretimin e brilant të Skëndërbeut."
Eva Dori, tha se : "Aktori I talentuar Xhevat Limani, dridheron zemrat e komunitetit shqiptar ne Philadelphia me interpretimin brilant “Skenderbeu”., dhe për këtë ajo përcjell edhe faleminderim të veçantë për atë që ajo e ka quajtur këtë interpretim në këtë ditë një dhuratë të çmuar me rastin e emërtimit të rrugës “ Gjergj Kastriot Skenderbeu” në Philadelphia.
Këtë aktivitet e përshëndeti me një fjalë rasti edhe gazetari i mirënjohur dhe diplomati z. Virgjil Kule, autori i librit "Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Kryqtari i fundit”.
Gjithashtu, simbas njoftimeve për festën e shqiptarve në Filadelfia emocionet dhe gëzimin e saj e shtuan këngëtarët e talentuar Kristina Marku, Mikel Bego dhe DJ Bruno Pando.
Aktiviteti i riemërtimit të rrugës për nder të heroit kombëtar Skënderbeu që mbajt në oborrin e ndertesës së shoqates Bijtë e Shqipes dhe mjediset e brendshme të saj, dhe zgjati disa orë (nga ora 11:30am deri në orën 3:00pm) duke u shoqëruar me një atmosferë të bukur tradicionale shqiptare; përshëndetje radti, muzikë, ushqim dhe pije, për të gjitha grupmoshat e pranishme, fotografi dhe video icizime nga të gjithë pjesëmarresit .
Resolution 240402 - Philadelphia City Council May 9, 2024,:
Gjergj Kastrioti Skenderbeu eshte Hero Kombetar Shqiptar i cili njihet si mbrojtes i Qyteterimit Perendimor. Ai lindi në vitin 1405 në Shqipërinë veriore dhe vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë të Shqipërisë;
Ai shërben si simbol i luftës për liri e pavarësi dhe si lider me vizion të qartë në përpjekjet për bashkimin e trojeve shqiptare. Gjergj Kastrioti prej shekujsh ka qenë pjesa më e rëndësishme e historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar. Figura e tij historike dhe ajo që përfaqëson ka gjetur vend në veprat e shumë artistëve, vendas dhe të huaj, në skulpturë, pikturë, letërsi dhe kinema.
NDËRSA, statuja e tij qëndron në disa kryeqytete evropiane dhe një busti në Londër, që mban një mbishkrim që e përshkruan atë si "Mbrojtësi i Qytetërimit Perëndimor" Gjergj Kastrioti Skënderbeu konsiderohet nga historianët si një nga 4 gjeneralët dhe strategët më të mirë të botës me Aleksandrin e Madh, Jul Çezarin dhe Napoleon Bonapartin.
NDËRSA, Vatikani i ka dhënë edhe titullin “Atlet i Krishterimit”. Papa Françesku nënvizoi se Gjergj Kastrioti Skënderbeu “mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa e meritoi titullin “Athleta Christi”, “Sportisti i Krishterimit”;
Me të drejtë, në të gjithë Shtetet e Bashkuara, në New York City, Boston dhe Chicago, rrugët janë riemërtuar për nder të Gjergj Kastrioti Skënderbeut; tani, pra, Këshilli i Bashkisë së Philadephias , me riemertimin e késaj tabele sinjalistike shton “ Gjergj Kastrioti Skenderbeu Way” në tabelat e rrugëve në rrugën Willits midis Holme Avenue dhe Academy Road në njohje të Qendrës së re të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan.