NYC : Në kuadër të javës së flamurit shqiptar është mbajtur të martën (26 nëntor)në “Lower Manhattan” në Nju Jork, ceremonia e gritjes së Flamurit Shqiptar në nder të 112- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kjo ceremoni u organizua nga kryetari i Këshillit të Diaspores Shqiptare, Mark Gjonaj në partneritet me Zyrën e Kryetarit të Bashkisë për Çështjet e Emigrantëve në Nju Jork , si dhe kontributin e dy vajzave shqiptare pjesë e stafit të zyrë së kryebashjakut të Nju Jorkut , Organizuese e Njësive lokale administrative pranë zyrës së Komisionerit të Çështjeve për Emigrantët Lidia Dobi dhe Orcida Harizaj.
Në ceremoninë e ngritjes së flamurit në 112- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në shtizën e bashkisë së Nju Jorkut, mori pjesë Kryetari i Bashkisë së qytetit të Nju-Jorkut, Eric Adams, i cili bëri edhe ngritjen e flamurit në shtizën e bashkisë së Nju Jorkut, dhe e shpalli këtë javë : Java e Flamurit kuq e zi në qytetin e New Yorkut.
Tre anëtarët e komunitetit shqiptar u vlerësuan gjatë kësaj ceremonie ata ishin Vera Mjeku, Fadil Berisha dhe Esad Gjonbalaj të cilët u nderuan për ndikimin dhe kontributin e tyre në komunitet.
Në fillim të ceremonisë hyri një skuadrije ceremoniale e policisë së Nju Jorkut- NYPD, të cilët janë policë shqiptar në uniformat blu të policisë së Nju Jorkut, aty ku shërbejnë qindra shqiptarë, të cilët kanë edhe shoqatën e tyre të quajtur “Illyria”.
Në ndërkohë lutja e hapjes së kësaj ceremonie si dhe bekimi u mbajt nga Imam Tahir Kukaj, nga Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane e Staten Island.
Mark Gjonaj udhëheqës i kësaj ceremonie ndër të tjera tha se kjo: “Është, një ditë për të festuar jo vetëm historinë, jo vetëm një flamur, por edhe një popull dhe një identitet”.
Më pas foli Arthur Piccolo , ai që me shqiptarët e Amerikës, vendosën për her të parë flamurin kuq e zi pa yll, në shtizën e Bashkisë së Nju Jorkut, të siguruar nga disa anti- komunistët shqiptar në Nju Jork.
Arthur Piccolo i cili është drejtori i shoqërisë Bowling Green deklaroi se: “Shoqëria e Bowling Green është e lumtur që merr pjesë në ngritjen e flamurit kuq e zi”.
Piccolo, shprehu mirënjohjen për punëtorët shqiptarë, emrat e te cilëve nuk i kishte shënuar dhe tani të pensionuar, që morën nismën për ngritjen e flamurit. Z. Piccolo po ashtu veçoi Kryebashkiakn Adams si të parin kryebashkjak që merr pjesë në ceremoni të tilla për çdo komunitet që jeton në New Jork.
Në ceremoninë e mbajtur në Bowlling Green në Lower Manhattan për të përkujtuar ditën e 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, përshëndetën : Lidia Dobi, Orcida Harizaj, të ftuarit e nderit ambasadori i Shqipërisë në SHBA Ervin Bushati, Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB Suela Janina, Shefi i Misionit të Kosovës në Nju Jork Blerim Reka, Ambasadorja e "Vullnetit të Mirë " Emina Çunmulaj Nazarian, Zëvendës Komisioneri i Zyrës së Kryetarit të Bashkisë COS. Çështjet ndërkombëtare Aissata Camara, nëpunës publikë, si dhe veprimtari i dalluar Esad Gjonbalaj dhe aktivistja Vera Mjeku.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams , tha në fillim të fjalës së tij se me ndihmën e tij personale ka tre vjet që mbahet ky aktivitet nën kujdesin e Bashkisë së Nju Jorkut, dhe kryetarit të Bashkisë, një aktivitet ky i cili nxjerr në pah atë vlerësimin për diversitetin e qytetin që investon shumë për të ardhmen e tij.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryebashkjaku i Nju Jorkut, Eric Adams, tha ndër të tjera : S’mund të jesh këtu për një festë flamuri pa ngritur flamurin tonë. Ju e dini, që djali im ishte në Shqipëri dy vjet më parë, duke performuar dhe treguar talentin e tij. Ai më tha kur ishte në Tiranë se:"Babë, jamë né Shqipëri, dhe nuk dua të kthehem se Shqipëria, është shumë e bukur".
Më pas Adams tha : "Çfarë komuniteti dhe ky komunitet do të thotë shumë për mua. Mbështetja juaj, fokusi, disiplina, pronarë biznesesh të vogla. Ju besoni te siguria publike. Ju besoni te familja. Ju besoni tek edukimi dhe besoni te patriotizmi i përqafimit të vendit tuaj adoptues ndërsa doni atdheun tuaj, Shqipërinë. I vetmi shtet në botë që ju themi të ruani kulturën tuaj teksa vini këtu dhe e pasuroni me përvojën amerikane, është Nju Jorku i të gjitha, kulturave, traditave, feve, dhe kombeve të ndryshme."
Kryebashkiaku Eric Adams edhe kësaj radhe përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke bërë Shqiponjën me dy pëllëmbat e duarve për të treguar simbolikën e ngritjes së flamurit shqiptar krah për krah atij amerikan.
Ceremonia në Bowlling Green pjesën e poshtme të qytetit, u mbyll me ngritjen e flamurit shqiptar përkrah atij amerikan në shtizën e bashkisë së qytetit të Nju Jorkut në shoqërimin e dy himnve kombëtare.
Pjesë e programit të Festimit në Nju Jork, të 112 - vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë ishte edhe një shfaqje kërcimi nga Teatri i Baletit Ajkun, dhe një grupi të vallëtarve të Shoqatës "Skënderbej".