“Mirupafshim për së gjalli”! Miq të dashur…! Nga hera e fundit me Parashqevi Simakun në Nju Jork!

Amerika

“Mirupafshim për së gjalli”! Miq të dashur…! Nga hera e fundit me Parashqevi Simakun në Nju Jork!

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 14 dhjetor 2024 Në ora: 16:19
Parashqevi Simaku

Manhattan – New York: Vitet kalojnë, ndërsa emri i saj dhe ai zëri i bukur e virtuoz i këngëve të saj, që mbante gjallë shtypin dhe muzikën e atyre viteve të nostalogjisë, sa vjen dhe po mbetet në harresë.

Aq sa sot do të duhet vetëm ndonjë lajm prej atyre scoop, që të marri dhënë me ndonjë “fake news” që emri i saj të dalë përsëri në publikun shqiptar….

18 vjet më parë, prej kur për herë të fundit këngëtarja më e njohur – Ylli i muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte ajo kur Parashqevi do të paraqitej në publik – para adhuruesve të shumtë të saj, dashamirësve dhe miqve në komunitet, në zemër të Nju Jorkut.

Ku në mënyrë profetike, Parashqevi do të dukej sikur me atë dashurinë e saj, miqësinë me të gjithë, çiltërsinë e madhe, po u thoshte “ Mirupafshim për së gjalli!” miq të dashur…….! .

Parashqevi Simaku, këngëtarja e famshme e atyre viteve, që karierën e saj duket se e “përfundoi” në Nju Jork, do të fotografohej – atë natë, dhe të ndante një pjesë të miqësisë, e cila ishte dhe tipar i saj, pothuajse me të gjithë pjesëmarrësit e atij koncerti të vogël, në promovimin, atë natë njujorkeze të CD-së më të fundit të saj titulluar: “Echoes From Iliria” (Jehone nga Iliria).

Image
Parashqevi Simaku

Parashqevia, u fotografua me të gjithë, pa u “treguar atyre” se nuk do të “takaoheshin” më, sepse jeta e saj do të merrte një “plasaritje” fatkeqe, do të përfundote “mes një dashurie romantike dhe një ndarjeje tragjike, me burrin e saj Robertin.

Divorcin me burrin e saj, me të cilin kishin edhe një engjull – një djalë i “kryeqëzuar” mes dy bukurive njerëzore, atë pak esmer si Argjentinas nga Babai dhe i bardhë e i bukur si shqiptar, veshur atë natë edhe me një kostum popullor të Shqipërisë së Mesme, nga nëna, pra nga Parashqevi Simaku.

Sot, 18- vjet më pas të gjithë pyesin se përse prej shkurtit 2006, Parashqevia i “humbi” lidhjet e saj me publikun, për t’u bërë pre e “thashethemeve” , dhe gojë-këqinjve, madje për fat keq edhe të ndonjërit prej kolegeve të saj – në SHBA dhe Shqipëri.

Ndërkohë, që asnjëri nuk e di për ato çfarë thotë, se cili është fati sot i Yllit të muzikës shqiptare Parashqevi Simaku.

Image
Parashqevi Simaku

Ajo ishte që këndoi në shumë festivale edhe koncerte të pranverës, dhe ishte këngëtarja më e preferuar e kohës, sidomos me këngën “E dua Lumturinë”. Më 1985 (Festivali i 24-t i Këngës në RTSH), Simaku, zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithashtu më 1988 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.

Por, ajo ka edhe shumë këngë të tjera të bukura. Ajo xhiroi edhe shumë videoklipe të këngës së lehtë por edhe popullore.

Pas vitit 1991 ajo largohet edhe jeton në SHBA, duke u marrë edhe këtu me muzikën, dhe duke nxjerrë një album të ri. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.

“Kontaktin” e fundit me publikun dhe adhuruesit e saj në komunitetin shqiptar, ajo e pati 11 vjet nga hera e fundit me Parashqevi Simakun – në “Një natë mes VIP-ve shqiptarë në Nju Jork”

Image
Parashqevi Simaku

Ajo erdhi së bashku me ish-burrin e saj Argjentinas, muzikantin Robert Nolfe, në një nga supermaketat, më të mëdha në Amerikë, të tregtimit të librave, CD-ve, revistave e katalogëve artistike nga më të njohurat në botë “BORDERS Books, Music & Café”, në Manhattan (New York, NY).

Superstari i muzikës shqiptare në Amerikë, Parshqevi Simaku, promovoi atë natë njujorkeze CD-në më të fundit të saj titulluar: “Echoes From Iliria” (Jehone nga Iliria), që ishte një album i veçantë, me këngë shqiptare popullore nga Shqipëria, Kosova e Çamëria.

Pas yjeve amerikane John Hayat, Tim Petersen, Gray Parker, Vander Shaphreder, në supermarketin “BORDERS Books, Music & Café” në Manhattan (New York, NY), u shfaq 18 vjet më parë mes kolegëve dhe adhuruesve të shumtë, shqiptarë dhe amerikanë edhe Ylli i këngës popullore shqiptare, Parashqevi Simaku.

Në promovimin e asaj CD-je, e cila për fatkeq mbeti e fundit, morën pjesë disa nga VIP-at shqiptarë të artit e kulturës në SHBA, mes tyre edhe Stan Dragoti, aktori dhe regjisori i njohur i Hollivudit, mjeshtri i fotografisë Fadil Berisha, artisti i njohur i fotografisë profesioniste në SHBA, Dritan (Tony) Dovolani, një nga figurat më popullore, artistike e më të njohurat në komunitetin shqiptar në Nju Jork, e rreth tij.

Albumi me titullin ‘Jehonë nga Iliria’ ishte i pari album i një këngëtareje shqiptare në tregun e muzikës amerikane – Pra, në shitje në dyqanet kryesore muzikore të Amerikës dhe në dyqanet e shumta virtuale në internet në të gjithë botën.

Kompakt disku me 10 këngë u promovua 18 vjet më parë tash mund të dëgjohet brenda gjithë dyqaneve të rrjetit ‘Virgin Megastores’ në SHBA, ku klientët do të kenë mundësinë të dëgjojnë dhe të blejnë përmbledhjen më e fundit të muzikës popullore shqiptare.

Gjithashtu, për herë të fundit, kjo ka qenë edhe preformanca e fundit live me publikun, e Parashqevi Simakut, e cila në bashkëpunim me Borders Books & Music gjatë promovimit këndojë LIVE dhe lëshoi shumë autografe, në CD e saj “Echoes from Illyria”.

Atë natë folën edhe disa nga yjet e artit e kulturës

Ish-burri i saj Robert Nolfe, i cili “ndoshta” ia “shkatërroi” jetën me atë ndarjen – divorcin atë natë do të thoshte: – “Për mua personalisht, është kurorëzimi i një suksesi 10-vjeçar. Dhe unë e kuptoj fare mirë sot, se çfarë kemi bërë për të nxjerr në pah vlerat e muzikës folklorike shqiptare me bashkëshorten time Simakun, duke mbledhur muzikën më të bukur popullore shqiptare nga të gjitha anët e Shqipërisë. Pra, tha ai kjo është një gjë shumë e veçantë dhe e gëzuar për mua personalisht dhe për të dashurën time Simaku, djalin tim Luka, të promovojmë këtë CD- të titulluar “Jehonë nga Iliria”. Promovimi i kësaj CD-je është promovimi i vetë vlerave të kësaj këngëtareje, yll i muzikës popullore shqiptare. Publiku do të jetë ai që do ta vlerësojë më mirë këtë CD, që bart në vetvete realizimin e një niveli ndërkombëtar dhe e prezanton muzikën e bukur shqiptare, në nivele nga më bashkëkohoret.

Kjo mendoj na tha ai eskluzivisht per gazeten tone, është “ndalesa” e parë, ne shpresojmë të bëjmë edhe albume të tjera të cilat do të dalin nga burimi i muzikës popullore shqiptare. Një muzikë kjo nga më të vjetrat në Ballkan me traditë e kulturë të njohur në historinë e këtyre popujve. Ne po përgatitemi të bëjmë një koncert “live” për të gjithë shqiptarët që banojnë në SHBA. Gjithashtu ne mendojmë të tërheqim me muzikën tonë edhe jo -shqiptarët, pasi muzika ka të njëjtën “gjuhë” në të gjithë botën, ajo është e dashur dhe e kuptueshme për çdo njeri që e dëgjon atë dhe e shijon muzikën”.

Ndërkohë, Parashqevi Simaku, e entuziasmuar nga prezenca e shqiptarëve dhe kolegëve të saj të dashur, i tha gazetës Bota sot, që e mbuloi atë aktivitetet të fundit të saj në nju Jork, se: ”Falënderoj për pjesëmarrjen këtu, të fotografit të famshëm shqiptar në Amerikë, zotin Fadil Berisha. Regjisorin e aktorin e njohur në Amerikë yllit të kinematografisë Stan Dragoti.“Valltari i Yjeve” – superylli i vallëzimit më popullor dhe më në zë në SHBA- dibrani Toni Dovolani. Klarinetistin e talentuar Maks Vathi, e të tjerët, të gjithë shqiptarët”.

Më pas Parashqevi Simaku, na tha se: ”Erdha, në Amerikë, ashtu siç keni ardhur edhe ju me ëndrrën e madhe të “Eldorados – Tokës së Premtuar”. Dhe, gjeta ngrohtësinë dhe dashurinë e madhe të këtij vendi. Sot, ndjej një nder e një kënaqësi jashtëzakonisht të madhe që në këtë promovim të gjenden kaq shumë shqiptarë në metropolin e botës qytetin më të famshëm në botë Nju Jork-un. Sidomos, jam e impresionuar të bëj promovimin e kësaj CD-je, në këtë supermarket librash dhe CD-shë ku në njërën prej stendave të tij janë të publikuara edhe librat e studiueses angleze që shkroi për Shqipërinë e shqiptarët Edith Durham. Kisha një ndjenjë të madhe shqiptarie, tha ajo, e cila më ka ndezur zëmrën sot, saqë edhe djalin tim e kam veshur me kostum popullor me tirqe e xhubletë.

Jam e gëzuar se të gjithë këtë inspiracion, që kamë gjetur te muzika e ëmbël dhe e bukur shqiptare, tash përmbledh me një CD- bashkëkohore për ta promovuar në Nju Jork. CD-ja e re titulluar “Jehonë nga Iliria”, është frut i bashkëpunimit me bashkëshortin tim Robertin, klarinetistin Maks Vathi dhe muzikantin e talentuar Binak Elezi. Ndërkaq, nuk mund të lë pa përmendur edhe të gjithë shqiptarët të cilët me nderojnë me pjesmarrjen e tyre sot, këtu, duke më dhënë më shumë “zemër” dhe më shumë kënaqësi.”

Në fund Parashqevi Simaku i thotë Bota sot, se: ”Këtë album me këngë ia dedikoj mësuesit të parë të muzikës, babait tim. Gjithashtu, shqiptarëve kudo në botë – mbasi unë kam një detyrim të madh ndaj Shqipërisë dhe të gjithë juve që më keni pritur gjithmonë me ngrohtësi dhe duartrokitje të zjarrta që nuk e kam gjetur në asnjë vend të botës…”

Fotografi i famshëm shqiptar në SHBA,  Fadil Berisha, tha atë natë njujorkeze se: “Është një kënaqësi e madhe për mua të marr pjesë në këtë eveniment ku promovohet një artiste e madhe shqiptare. Është kënaqësi për ne si shqiptarë të tregojmë përpara amerikanëve vlerat dhe bukurinë e muzikës sonë popullore. Dhe besoj se me këtë promovim “ne kemi hapur një derë” në Amerikë me muzikë popullore shqiptare. Është me të vërtetë një kënaqësi e veçantë, të dëgjosh e shikosh në këtë supermarket të madh ku janë super yjet e artit e të muzikës amerikane e botërore, të shohësh në stendat e saj edhe një CD shqip dhe anglisht me titull: “Jehonë nga Iliria”. Kjo na bën krenarë dhe na jep nder që jemi shqiptarë”.

Kurse, artsiti i njohur Stan Dragoti – “Se kisha menduar kurrë se jemi kaq shumë shqiptarë dhe se kemi kaq shumë adhurues të muzikës e artit shqiptar në Amerikë. Është me të vërtetë një kënaqësi e madhe të krijosh një botë shqiptare në mes të Nju Jorkut. Ky është një sukses i cili duhet të mos harrohet por të përcillet edhe në evenimente të tjera”.

Për kampionin botëror të kërcimit, Toni Dovolani u tha se kjo ishte një nga netët më të bukura të jetës së tij, shprehet ai duke thënë se: ”Pashë një këngëtare shqiptare, që e kisha ëndërruar gjithnjë ta dëgjoja “live”. Simaku, është një yll i këngës shqiptare në Amerikë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat