Si Organizatë e Gruas "Shpresë & Paqe" në SHBA, ndoqëm me shqetësim e dhimbje të madhe ngjarjen e rëndë të një nëne shqiptare, që prej vitesh pret në heshtje të shikojë të birin në stacionin e trenit. Parashqevi Simaku pranoi izolimin social, u shkëput nga jeta artistike duke guxuar të "eksperimentojë" jetën e një homeless-i në pritje të djalit të saj të vetëm.
Organizata jonë që në fokus të misionit ka mbrojtjejn e të drejtave të grave dhe fëmijëve, aq më tepër që disa nga antaret kanë pësuar drama të rënda në familje nga bashkëshortët si dhunë psikologjike dhe dhunë fizike me pasoja për jetën, por një rast të tillë të ngashëm me të artistes së njohur Parashqevi Simaku, është duke përjetuar edhe një nënë tjetër shqiptare në New York nga ish bashkëshorti i saj shqiptar, i cili me vendim gjykate ka fituar kujdestarinë e djalit dhe nuk lejon në asnjë mënyrë që ajo të takojë të birin.
Në aryetimin tonë, vërtetë një gjykatë vendos që kujdestarinë e fëmijës t'ia kalojë babait të fëmijës, por ky individ nga ana humane, pse nuk shfaq asnjë pikë ndjenje prindërore që ky fëmijë mos të rritet me trauma, t'i krijojë mundësinë që të shikojë, përqafojë, e të përkëdhelet njësoj nga të dy prindërit. Ose të paktën t'a takojë në prani të një punonjëse sociale.
Kemi bërë disa përpjekje pranë institucioneve amerikane që nëna të ketë të drejtë të takojë e të flasë me të birin e saj, por pa sukses. Edhe në rastin konkret kemi bërë përpjekjet tona për të marë kontakt më mbështësit e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, Elton Ilirjani dhe Elvira Tata, por e pamundur. Siç deklaroi edhe aktori dhe miku i saj Herion Mustafaraj që ka bërë përpjekje për të folur me ta por nuk ka marrë përgjigje.
Pavarësisht ngjarjeve se si mund të kenë e kishin ndodhur, por pas intervistës së ish bashkëshortit të saj në Tv- Top Chanel, na la një shije të hidhur e mos sinqeritet nga ana e tij. Fakti që një nënë për mëse tetë vite qëndron në rrugë, në një stacion treni vetëm e vetëm, për të parë djalin e saj n'a vuri përpara një gjendje alarmi. Nëse ai do kishte dashuri për gruan e tij nuk do ta braktiste sepse ajo paskësh qenë e sëmurë, dhe familjes së saj i kishte folur me një gjuhë të ashpër "Hajdeni merreni se keni për ta gjetur në kazanin e plehrave"
Shkuam në Manhattan tek Stacioni i Trenit, për të folur e per t'a sistemuar diku Parashqevinë, në një banesë por nuk e gjetëm atje. Më vonë nëpërmjet medias mësuam se ishte sistemuar në një hotel në New York. Duke vlerësuar këtë ngjarje si një tronditje për komunitetin tonë e shoqërinë shqiptare në tërësi, dhe duke mos rënë në kontakt me Zj. Simaku, kontaktuam menjëherë Misionin Shqiptar të OKB në New York, si dhe një avokat që gëzon respekt në Shqipëri dhe SHBA. Ambasadoria Zj. Suela Janina e mirëpriti telefonatën tonë dhe tha se: "Pa tjetër si titullare e Misionit Shqiptar në New York, si nënë e si motër shqiptare, unë do të interesohem dhe të shikojmë se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar artisten Parashqevi Simaku".
Ne sigurisht na gëzoi fakti që Zj. Simaku u gjet dhe u sistemua më së miri në një hotel në Manhattan dhe përgëzojmë interesimin dhe kujdesin maksimal treguar prej Zj. Elvira Tata dhe artistit Elton Ilirjani. Ndërkohë që i dërguam mesazh Eltonit dhe Elvirës që të ishin në kontakt edhe me ne si Organziatë që meret me të drejtat e grave dhe fëmijëve. Por edhe sot që po publikojmë këto rreshta akoma nuk kemi asnjë lajm as nga Elton Ilirjani as nga Elvira Tata.
E rëndësishme është që Elton Ilirjani arriti kontaktin e saj me të birin. Ky është një sukses i tij për vetë Parashqevinë edhe për ne si gra, si nëna fëmijësh dhe shpresojmë që çdo gjë këtej e tutje t'i shërbejë e t'i shkojë mirë ikonës së talentuar Parashqevi Simaku.
Njëherësh kërkojmë që vëmendja të kthehet edhe tek nëna e re që ne njohim e që akoma vuan për të takuar djalin e saj që u lind nga një nënë shqiptare, u rrit dhe është penguar për të parë nënën e tij nga një baba shqiptar. Mendojmë gjithashtu se ligji amerikan që vendos pas divorcit; Fëmija mos të ketë të drejtë të ketë asnjë kontakt me prindin tjetër të shikohet me përparësi nga senati dhe kongresi amerikan, pasi përsëri do të kemi viktima dhe ngjarje tepër të rënda nëpër familjet shqiptare dhe amerikane.