Mijëra besimtar katolik marrin pjesë në meshën e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Patrikut në New York City

Amerika

Mijëra besimtar katolik marrin pjesë në meshën e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Patrikut në New York City

Nga: Beqir SINA New York City Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 21:00
Pamje nga festimet

NJU JORK - Një traditë e 150 vjetëve e kremtimit të Krishtlindjeve vazhdoi edhe të martën mbrëma, ndërsa mijëra besimtar morën pjesë në meshën e mbajtur të Krishtlindjeve në Basilikën, Katedralen e Shën Patrikut në qendër të qytetit të Nju Jorkut.

Kanë qenë mijëra besimtar shumica turistë dhe njujorkezë që mbushën stolat për një orë (17:30) shkruan shtypi njujorkez për të ndjekur Meshën e Krishtlindjeve në mesnatë.

Mesha tradicionale e mesnatës u dha nga Kardinal Timothy Dolan në orën 12:00 të mesnatës mes të martës dhe të mërkurës.

Basilika Katedralja e Shën Patrikut gjithashtu pati shërbime gjatë gjithë ditës së Krishtlindjes, të martën dhe vazhdoi edhe sot të mërkurën me tre mesha .

Tradita masive e natës së Krishtlindjes në Basilikën, Katedralen e Shën Patrikut në qendër të qytetit të Nju Jorkut, sipas shtypit amerikan daton afro 150 vjet më parë

"Tradita vazhdon për afro 150 vjet. Ajo daton në 1879, kur katedralja në Fifth Avenue hapi për herë të parë dyert e saj." kujtojë Dolan.

Për një nga festimet më të shenjta në besimin katolik, famullitë në të gjithë Nju Jorkun, kishat e katedralet u mbushën përplot në meshat familjare të mesnatës dhe të mërkurën. Ata u lutën me qirinj të ndezur, së bashku me të dashurit e tyre pranë, të lidhur me Hyjnoren.

Famulitar Dom Pjetër Popaj i Kishës Katolike të shqiptarve në Hartsdale(NY) dhe Diakon Orsin Turmalaj i thanë gazetariit Artur Bezajde nga Tirana, drejtuesit të Emisionit Ura në RTSH, se Mesha e Krishtlindjes është celebruar si tradicionalisht me dekada : Mesha e Mesnatës, dhe dy herë me mesha në mesëdrek sot të mërkurën(25 dhjetor), me pjesëmarrjen e qindra familjarve shqiptar.

Dom Pjetër Popaj : “ Krishtëlindjet, festa që i mbledh shqiptarët në një urim të vetëm "Paqe e Begati për të gjithë”

Atmosferën e bukur festive të celebrimit të Krishtlidjes sot në Kishën Katolike të Shqiptarve “Zoja e Shkodrës” në Harsdale New York, me fotografi na e solli vullnetari shembullor i kësaj kishe Tonny Dedivanaj, ku duken pamjet që tregojnë se pjesëmarrja ka qenë jashtëzakonishtë e madhe, (rreth dy mijë besimtar) .

"Ju mund ta ndjeni vërtet frymën e Krishtlindjes brenda zemëres suaj, në këtë mesnatë” tha përpara se të kremtonte meshën e mesnatës në Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork, kardinali Timothy Dolan, deri sa u kujtoi besimtarve të përfshinin në lutjet e tyre të Krishtlindjeve, edhe Ukrainën, Sirinë dhe Gazën të shkatërruara nga luftërat".

Mesha e Krishtlindjeve në Basilikën, Katedralen e Shën Patrikut në qendër të qytetit të Nju Jorkut, është aq e popullarizuar, saqë mijëra të tjerë në pamundësi për të hyrë brenda qëndruan në rrugën përballë katedrales, shkruan shtypi njujorkez sot.

"Ne nuk mundëm të hyjmë në meshë, brenda në katedrale kështu që u “mërzitëm" pak, por kjo është në rregull aq është kapaciteti. Është ende Krishtlindje, dhe ne po e celebrojmë" tha një banori i Long Island që kishte ardhur me gjithë familjen e tij.

"Ndonjëherë ne kemi nevojë të kthehemi në shtëpi dhe të rinovohemi. Ishte bukur. Ishte vërtet emocionuese. Më erdhi të dridhura. Isha vërtet e lumtur që djali im më në fund ishte në gjendje të merrte kungimin në një vend ku u pagëzua," tha ajo.

"Festim vjetor i Krishtlindjeve, me familjen për të përkujtuar lindjen e Krishtit, Zotit dhe shpëtimtarit tonë," tha një besimtare tjetër..

Krishtlindjet e Bardha u kthyen në qytetin e Nju e Jorkut për herë të parë që nga viti 2009

Për herë të parë në 15 vjet, e fundit New York City festoi një Krishtlindje të bardhë, “veshur” me një mantel të “hollë” të borës që nisi mengjesin e së martës. Kjo shënoi Krishtlindjet ikonike të bardha me të paktën një centimetër borë në mëngjesiin së martës së Krishtlindjes.

Qyteti i Nju Jorkut që në 50 vjet vetëm katër herë thuhet se përjetojë Krishtlindjet të bardha, për herë të fundit i përjetojë ato në vitiin 2009

Ndërsa, Dita e Krishtlindjeve( e mërkur 25 dhjetor 2024) solli një qiell të “kristalt” me diell dhe temperatura pak mbi mesataren, 3 deri në 4 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat