"Çka Ka Qëllu": Dren Abazin & Zig Zag Orchestra live në New York City

Amerika

"Çka Ka Qëllu": Dren Abazin & Zig Zag Orchestra live në New York City

Nga: Beqir Sina Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 22:13
Dren Abazin & Zig Zag Orchestra

Lokali i njohur "Çka Ka Qëllu" organizojë të shtunën mbrëma në sallën e koncerteve HK Hall një koncert muzikor me Dren Abazin & Zig Zag Orchestra të cilët performuan live për herë të parë në New York City

Në parahyrjen e këtij koncerti me Serenata Soirée u prezantua vokalistja talentuar shqiptare Nora Muhaxheri dhe në kitar Ernest Muhaxheri.

Ky ishte një Koncert i veçantë i ideuar dhe organizuar nga showman Ramiz Kukaj dhe u mbajtë në HK Hall, në qendër të New Yorkut.

Rreth 700 adhurues të kësaj muzike, përfshirë dhe diplomatët  e Shqipërisë dhe Kosovës, artistë dhe muzikant të njohur ndoqën për rreth tre orë këtë koncert të veçantë, e cila ishte një natë e mbushur me festë dhe krenari shqiptare. 

Organizatori i saj tha se jemi të emocionuar nga ky koncert ngase Dren Abazi & Zig Zag Orchestra performuan kaq suksesshem live për herë të parë në New York City!

"New York City  më 28 dhjetor, tha Kukaj,  tingëllojë i mahnitshëm dhe shqip!"

Ndërsa, sipas të pranishmeve koncerti ishte mjaft  elektrizuese, dhe me një preformancë të shkëlqyer:"Muzikë të mirë, eufori dhe një eksperiencë të paharrueshme!"

Në HK Halll salla e mbushur plotë me fansa u "ndez" kur në stage doli Dren Abazi me Zig Zag Orchestra, nën shoqërimin muzikor edhe të DJ  EDI,  duke lënë pas  kësaj nate magjike, një eksperiencë të mirë, të mbushur me muzikë dhe energji shqiptare,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat