Siguria është maksimale, Rita Ora, gati për ta drejtuar koncertin e Vitit të ri në Nju Jork, për të dytin vit radhazi me Ryan Seacrest
NJU JORK : Festa e Vitit të Ri në sheshin "Times Square" Nju Jork, që organizohet që prej 120 vjetësh, pritet të ketë rret 1 milion adhurues të festimit të vitit të ri në qytetin e Nju Jorkut.
Qytet, ky që çdo ndrrim vitesh merr edhe atë vëmendjen e gjithë botës. Pika kulmore e saj është rënia e një topi gjigand prej kristali, në dhjetë sekonda para përfundimit të vitit, në një numrim tradicional në "rënje" (countdown) të 10 sekondave të fundit të vitit që po lëmë pas.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, i cili tha se ka angazhuar mbi 1500 policë, megjithëse, nuk ka ndonjë “kërcënim të besueshëm” për festën, thotë se masat e sigurisë janë të larta.
Sipas tyre reth 1 milion argëtues pritet të grumbullohen në Times Square - New York City, në "Udhëkryqin e Botës", siç e quajti kryebashkjaku Eric Adams në një konferencë shtypi sot këtë qytet. Ndërsa, Guvernatoria Hochul tha se: "Siguria publike është prioriteti më kryesor, dhe, ne jemi të përkushtuar të përdorim çdo mjet në dispozicionin tonë për të mbajtur të sigurt, New Yorkun"
Festa e vitit të ri në Times Square,"Dick Clark's New Year's Rockin' Eve'" e cila është kthyer në një nga ngjarjet kryesore artistike, përfshin edhe koncertin festiv të ndrrimit të vitit me nga disa prej emrave më të njohur të muzikës, si Alanis Morissette, Reneé Rapp, Blake Shelton, TLC dhe shumë grupę të tjera që do të performojnë në këtë natë magjike të vitit të ri.
Për të dytin vit në dy dekadat e fundit një shqiptare do të jet në "syt" e mbarë botës, në ndrrimin e viteve në New York City
Dhe ajo është këngëtarja nga Kosova me pashaport angleze, Rita Ora, e cila tashmë është "përgatitur" që sonte të jet në krah me një nga moderatorët dhe producentët më të njohur të Shteteve të Bashkuara, Ryan Seacrest, prezantuesi i "American Idol" dhe prezantuesi i ri "Wheel of Fortune" që të drejtojnë festën më të njohur në botë për Vitin e Ri, atë në sheshin kryesor të Nju Jorkut, Times Square.
Ky është rasti i dytë në historinë e ndrrimit të vitetve në Sheshin Times Square, që një shqiptar merr vemendjen e gjithë botës në pikën më kulmore e saj siç është rënia topit gjigand prej kristali, që shënon ardhjen e vitit të ri, në Times Square NYC.
Në sheshin Times Square të New York-ut, shumë afër me sheshin ku qëndron statuja e lartë 7.6 metra, e cila rikrikujton atë puthjen e famshme të motrës medicinale dhe një marinari amerikan në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, më 1 janar 2012, u rikujtua e ashtuquajtura "Puthja e madhe e Vitit të Ri "
Ndërsa, kameramanët amerikanë si çdo vjet fiksuan atë puthjen e rrallë, puthje e cila u shikua nga më shumë se 2 miliard njerëz anembanë botës, zbuluan edhe emrin e atiij polici me uniformë që pati "pervilegjin" të merrte të ashtuquajturën "Puthja e madhe e Vitit të Ri ".
"Puthje" kjo që i takoi një oficeri policie në detyrë, nga NYPD, me uniformën e policisë së New Yorkut, 22 vjet më parë ishte e një shqiptari me mbiemrin Beqja, që u puth spontanisht dhe "nxehtësisht", me gazetaren e kanalit televizivë ABC, Jennifer Ann "Jenny" McCarthy, një artiste me famë amerikane, modele dhe komediane, aktore, autore, dhe aktiviste, e njohur në mbarë Shtetet e Bashkuar.
Bota sot, ishte e para dhe vetmja që e ka “zbuluar” nëpërmjet sekuencave fimike të televizioneve amerikane, identitetin e atij policit që bëri, atë të ashtuquajturën "Puthja e madhe e Vitit të Ri ". më 1 janar 2012, në Times Square, the, ai ishte Bekim Beqaj dhe shërbente si polic(NYPD) në qytetin e Nju-Jorkut.
Nata e Vitit të Ri 2025 mund të jetë më e lagështa që ka parë qyteti i Nju Jorkut, në ndrrimin e viteve në Times Square, në një kohë që pasi priten reshje të mëdha shiu gjatë rënies së topit në Times Square, megjithatë, thanë metereologët, temperatura do të jet e lart 50 fahrenheit 10 gradë celcius.