Në gazetën “Dielli” , të hapet faqja për fëmijë e të rinj

Amerika

Në gazetën “Dielli” , të hapet faqja për fëmijë e të rinj

Nga: Skender Karaçica Më: 2 janar 2025 Në ora: 16:25
Autori Skender Karaçica

Në rrugëtimin shekullor të gaztës, “Dielli”, , me seli në Nju Jork, me veti barti historinë e lavdishme kombëtare për tokën, gjuhën, flamurin shqiptar, në krah të kombit e të atdheut. Kjo gazetë ishte një zë i fuqishëm para administratës dhe të institucioneve të shtetit të Amerikës(Washington)në mbrojtje të tërësisë së tokës shqiptare, ku,  në shekullin e kaluar fqinjët tanë grabitqarë ia mësynë përmes diplomacisë së fuqive të mëdha të kohës me në krye me boshtin pansllavist(Rusia, Serbia dhe Greqia)për të grabitur pa mëshirë të tokave shqiptare.

Në këtë kohë të katrahurave të pa drejtësive historike, në faqet e gazetës, , Dielli, , u ngritë zëri i protestës para kancelarive ndërkombëtare së pari në Amerikë dhe Evropë, në mbrojtje të copëtimit e të grabitjes nga fqinjët të tokave shqiptare, që, në analet e historisë si pjesa më e dhimbshme ishte Kosova, Çamëria dhe pjesë tjera etnike në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Për shkak të kohës së grabitjes e të copëtimit të tokave, shqiptarët u ndanë me mure të hekurta(Shqipëri-Kosovë)si dhe pjesët tjera etnike në ish-Jugosllavi(Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Mal tël Zi). Për orët e historisë e të grabitjes së tokave shqiptare, gazeta e njohur dhe më e vjetra në diasporën në Amerikë, , Dielli, , u bë një zëdhënëse e kohës, gjithherë,  në krah të kombit dhe të atdheut të shqiptarizmës në Ballkan.

Në këto vite, për shkak të represionit, të padrejtësive për jetë e mirëqenie të familjes shqiptare, në shekullin e kaluar me mijëra shqiptarë nga trevat etnike ia mësynë rrugëve të mërgimit në të gjitha vendet e botës dhe në Amerikë.

Pas kaq vitesh, në Amerikë kanë lindur e po rritën brezat e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë, që, është e kohës të marrë udhë nisma për hapjen e faqes për fëmijë në gazetën tonë Abetarja e Diasporës , , Dielli, , !Për të hedhur dritë në nismën tonë, po theksojmë se në shumë qytete të Amerikës janë hapur shkollat shqipe për fëmijë e të rinj shqiptarë, prandaj botimi i faqes për fëmijë dy herë brena muajit, do të ishte lajmi i gëzuar për shkollën shqipe dhe për fëmijët të lindur e, që po rritën në Amerikë në tokën e bekuar e të lirë!

Në përvojën e dikurshme të gazetës, , Rilindja, , në Prishtinë(çdo të martë)e kishim në duart tona faqen për fëmijë në të cilën botoheshin punime letrare të nxënësve, portrete, tregime të shkrimtarëve, që e redaktonte shkrimtari për fëmijë Rifat Kukaj. Kujtoj se ka ardhur koha që në faqet e gazetës , , Dielli, , të hapet faqja për fëmijë e të rinj. Në këtë rrafsh do të keni përkrahjen tonë dhe të krijuesve tjerë në Amerikë, që do të ndihmojnë në redaktimin e faqes për fëmijë e të rinj, ku, nisma jonë do të mirëpritet nga shkollat shqipe dhe të fëmijëve shqiptaro-amerikanë!

Çikago, më 1 janar 2025

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat