NJU JORK : Gjatë vizitës në Nju Jork, ditët e para të këtij viti(e shtun 4 janar 2025), akademikja dhe studiuesja nga Medvegja me banim në Frankfurt, Flora Ferati-Sachsenmeir, u takua në lokalin Club A Steakhouse- në Nju Jork, me një grup aktivistësh të njohur të komunitetit shqiptar.
Ky takim u mbajt nën kujdesin e veprimtares Lumi Hadri, ndërkohë që morën pjesë në diskutim Bruno Selimaj(pronar i lokalit) dhe analisti i çështjeve politike Akri Çipa - Shefi Operativ në Kongresin Hebre Amerikan.
Studjuesja Flora Ferati, tha se ndodhet në Shtetet e Bashkuara në Universitetin Harvard Boston, në kuadër të punës së saj - lidhur me dokumentitimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe Luginën e Preshevës, dhe se ajo është duke hetuar dhe hulumtuar të ashtuquajturin pasivizim të listave të shqiptarëve etnikë, që janë shtetas serbë në rajonin statistikor më fundor të saj në kufi me Kosovën dhe Maqedonin e Veriut- Vranjën.
Jam këtu (SHBA), nga fund/viti i kaluar, dhe jamë në hulumtimet e mija në Boston Universteti, universitetin prestigjoz Harvard:
"Ku kam pasur takime me profesor dhe studentët shqiptar të katedres së gjuhës shqipe, me miq, me intelektualë, dhe po shfrytëzoj rastin, të vi edhe në Nju Jork, ku tani siç dihet është bërë dhe kryeqendra e shqiptarve të Amerikës, të takohem me ju, me një ftesë që më ka bërë e bija e Akademik Ali Hadrit, Lumi Hadri", tha Ferati -Sachsenmeir.
Duke folur për qëllimin e ardhjes në SHBA,, Ferati, e cila është e lindur dhe i rritur në Medvegj, tha se qeveria serbe, ka ndërmarrë një proces për të verifikuar nëse njerëzit jetojnë në adresat e tyre. Nëse nuk janë, hiqen nga listat e zgjedhësve dhe nga regjistri civil.
Dhe, për këtë qëllim ajo tha, gjatë bisedës se ka përgatitur një hulumtim serioz.
"Punimi shkencor eshte publikuar nga instituti prestigjioz ne Gjermani: Max Planck Institute for the Study of Religious and Ethnic Diversity."
Problemi, tha ajo është se kontrollet fizike në adresat atje nuk po kryhen dhe shqiptarët me shumicë etnike, po bëhen efektivisht pa shtetësi, të privuar nga dokumentet e identitetit dhe të paaftë për të votuar, për të blerë prona, për të marrë kujdes shëndetësor ose për t'i dërguar fëmijët e tyre në shkollë."
Më tej, ajo tha se të larguarit nga listat nuk njoftohen me shkrim, duke u hequr të drejtën e ankimit dhe format e tjera të rekursit ligjor.
“Në vitin 2015, unë po hulumtoja në këtë zonë dhe disa nga familjet, aktivistët dhe politikanët që hasa, vazhdonin të thoshin ‘po na fshijnë, po na fshijnë’ nga listat. Kjo më ka shkuar në mendje se ka ardhur gjithmonë në listat që janë në lidhje me Ministrinë e Brendshme në Serbi”.
Ferati, po ashtu shpjegoi se banorëve shqiptar si thonë ata, adresat e tyre po fshiheshin, dhe atyre iu refuzuan kartat e identitetit dhe pasaportat.
Kështu që fillova të hetoj. Në fund të fundit, si mund të ishte e ligjshme që qytetarët e vendit ku ne jetojmë (Serbisë)të trajtoheshin kështu? tha ajo.
Ferati vazhdoi duke treguar se qytetarët i kanë raportuar se atyre u është thënë: “Jo, ju nuk jetoni këtu, ju jetoni në Kosovë, dhe ne nuk mund t'ju njohim”. Kjo, përgjigje u është dhënë kryesisht shqiptarëve, shtojë ajo.
Mirëpo, sipas saj “Është e rëndësishme të kuptohet se ata po abuzojnë me ligjin. Çdo vend në botë ka një ligj për qëndrimin, e qytetarve të saj, por nuk ka asnjë vend në Evropë, që abuzon me ligjin e vendbanimit për të synuar një grup të caktuar për të ndryshuar përbërjen etnike, si Serbia”.
Sipas hulumtimit të Ferati-Sachsenmeir, dhe dëshmive të mbledhura prej banorëve, autoritetet, nën mbulimin e ligjit të vendbanimit, pretendonin se po dërgonin njerëz për të verifikuar vendbanimet. Këta persona do të thoshin se banorët nuk gjendeshin në adresën e tyre dhe do t'i dërgohej një njoftim Komisionit Zgjedhor
"Gjë që tregon se Familje të tëra fshihen pas nga listat zgjedhore dhe pa vendime me shkrim, nuk ka rrugë për apelim" tha Ferati.
Më tej ajo dha një shembull: "Në komunën e Medvegjes, nga 500 persona të pasivizuar, nga lista vetëm 20-ve, u ishte dhënë vendim me shkrim. Dhe vetëm në cirilikën serbe, kur vet ligji i tyre e lejon të jetë në gjuhën shqipe, për shqiptarët.”
Unë mendojë tha ajo se "Ata e dinë se kjo që po bëjnë nuk është kushtetuese, kështu që duke mos lëshuar një dokument të shkruar fshehin gjurmët”.
Për sa i përket zgjedhjeve të fundit, 3860 personat dolën që mungojnë në regjistrin zgjedhor, dhe që mjaftojnë për të ndikuar ndjeshëm në rezultatin e votimit në një rajon me vetëm 7500 persona, ku fitojë jo një shqiptar.
Presidenti Vuçiq dha një intervistë në korrik 2021, duke thënë se kanë mbetur vetëm 300 shqiptarë në rajon, tha Ferati, duke vënë në dukje se autoritetet kanë bllokuar kërkesat për informacion mbi përbërjen etnike, popullsinë dhe listat e votimit.
Ajo thotë se me punën e saj, ka mundur të marrë provat diku tjetër,që vertetojnë të kundërtën në bazë të realitetit.
“Disa nga këshilltarë lokalë përgjegjës që ndoqën gjurmët thanë se ata kan një listë që u tregon saktësisht se kush është hequr nga lista e votuesve”, tha ajo. Listë kjo që Ferati e ka të përfshirë në hulumtimin e saj.
Më tej, ajo vë në dukje se në vitin 2012, partia në pushtet kishte 12.5% të votave në zonë, por në vitin 2019 kjo është rritur në 65%.
"Por pasivizimi me listat, për Feratin nuk është vetëm shkelja e kushtetutës dhe e ligjit ndërkombëtar, por edhe ndikimi në humanitar" në këtë rajon statistikor të serbisë.
Aqsa, sot mund të them se "Një familje shqiptare në Luginën e Preshevës, jeton në pozita të pasigurta. Janë minoritete, po largohen nga sektori publik. Ata janë në një situatë të pamundur me dokumente, po detyrohen të largohen”, shton ajo.
Përveç ndikimit juridik dhe humanitar, Ferati tha se është e frustruar nga mungesa e veprimit nga komuniteti ndërkombëtar. BE, OSBE dhe ambasadorët të ndryshëm,që nuk kanë arritur t'i kushtojnë vëmendjen e duhur situatës.
"OSBE-ja madje vizitoi rajonin në fillim të këtij viti dhe nuk arriti të takonte asnjë përfaqësues lokal shqiptar" u shpreh ajo.
Duke folur në Nju Jork, me aktivistët shqiptar në Club A Stachouse, ajo tha se "Mund t'ju siguroj se kam biseduar me diplomatë të panumërt në Serbi, Bruksel dhe Gjermani ku jetoj. Përshtypja ime është se ka dy lloje diplomatësh me këtë çështje: ata që qëllimisht duan ta injorojnë atë që po ndodh dhe ata që po duan të flasin realitetin.
Sa i përket atyre, që e injorojnë situatën, Ferati tha se ata kundërshtuan provat që ajo paraqiti, mohuan ekzistencën e spastrimit etnik administrativ dhe bënin “pyetje të pamundura” .
Te pa shprese qe do te mund t‘i rikthejen adresat e tyre ne Serbi, tani shqiptaret e Lugines se Presheves, do t‘i drejtohen Gjykates Evropiane per Drejta te Njeriut
Ferati së fundmni tha se : "Per kete, rasti i Safet Demirit nga Medvegja, te cilit se fundi Gjykata Kushtetuese ja refuzoi kthimin e adreses po sherben si motivin per mobilizim mbarekombetar per nje padi ndaj qeverise se Serbise per fushaten e spastrimit etnik ne Lugine."
Në këtë takim me diskutime u përfshinë veprimtarët shumë vjeçare në SHBA, Lumi Hadri, Bruno Selimaj(pronar i lokalit) dhe analisti i çështjeve politike Akri Çipa - Shefi Operativ në Kongresin Hebre Amerikan, të cilët pos dëshirës për të ndihmuar, dhanë dhe sugjerime të duhura.