Ekspozita "Arti dhe Diplomacia" në Nju Jork: 100-vjetori i Shoqërisë së Konsujve të Huaj (SOFC)

Amerika

Ekspozita "Arti dhe Diplomacia" në Nju Jork: 100-vjetori i Shoqërisë së Konsujve të Huaj (SOFC)

Nga: Beqir Sina Më: 12 janar 2025 Në ora: 10:48
Foto nga takimi

Nju Jork - Me pjesëmarrjen e më shumë se 50 vendeve nga e gjithë bota, u hap ekspozitën “Arti dhe Diplomacia” e cila u mbajt të premten në mbrëmje në Nju Jork(10 janar) me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të krijimit të Shoqatës së Konsujve të Huaj (SOFC).

Ky edicion u organizua nga Konsullata e Përgjithshme e Mbretërisë së Marokut.Kjo ngjarje u zhvillua  si pjesë e aktiviteteve të SOFC-së për vitin 2025, kremtimin e njëqindvjetorit të themelimit të saj. 

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, mori pjesë në ekspozitën e përbashkët dhe në atë të promovimit të verërave .

Duke përfaqësuar Kosovën, Zavendësshefi i Misionit (KPNJ) Fatmir Zajmi, i shoqëruar nga ZvKonsullja Fjolla Preniqi,  percepituan me vepër arti  në ekspozitë: me një skulpturë të Nënë Terezës si kontribut nga veprimari dhe biznesmeni Ismer Mjeku, si dhe me promovimin elegant të verërave të Kosovës.

Ekspozita e Artit dhe Diplomacisë hapur me këtë rast ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin ndërmjet vendeve anëtare të SOFC-së, dhe Kosovës, e cila nuk është bërë ende anëtare, por si tha konsulli Zajmi, me këto pjesëmarrje ne kemi "shtruar rrugën" e anëtarësimit.

Kosova, në këtë pjesmarrje thanë diplomatët e Kosovës , ka promovuar trashëgiminë e pasur kulturore të Kosovës, në Nju Jork, i cili, përveçse është një qendër ekonomike dhe politike, është sigurisht një skenë botërore për prezantimin ekonomike, kulturore dhe artistike.

 

Zëvendës/Shefi Fatmir Zajmi, na tha se Asociacioni i Konsujve të Përgjithshëm në Nju Jork (Society of Foreign Consul Generals - SOFC ) në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Mbretërisë së Marokut, dhe në partneritet me Zyrën Kombëtare të Turizmit Maroken, organizuan edhe një mbrëmje ekskluzive që festoi kryqëzimin e artit dhe diplomacisë kulturore në Ekspozitën e Artit dhe Diplomacisë, ku e ftuar ishte edhe Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, në Nju Jork.

Ai tha se kjo ngjarje është pjesë e serisë së ngjarjeve për të përkujtuar 100-vjetorin e SoFC-së, duke paraqitur një koleksion të jashtëzakonshëm veprash arti nga vendet anëtare, duke përfshirë koleksione private dhe pjesë artistike përkatese. Në event u realizuan një gamë të larmishme shprehjesh krijuese - piktura, skulptura dhe  shfaqje kulturore që mishërojnë frymën e diplomacisë përmes artit.

Në këtë event përveç aktivitetve të diplomacisë kulturore u promovuan edhe verëra të Kosovës. Në mes tyre ishte edhe  “StoneCastle”, me pronar nga komuniteti ynë , i cili ka investuar miliona dollarë në Rahovec.

 Vera e famëshme “StoneCastle” erdhi përsëri në mesin e diplomatëve të huaj, pjesë këta të trupit diplomatik në OKB-ë, pas atij promovimit të diplomacisë ekonomike të Kosovës, që i bëri dekadën e fundit në Këshillin e Sigurimit, Ambasadori japonez në OKB.

“Stone - Castle” nga Rahoveci, me pronar Rustem Gecin, nga Nju Jorku, ka disa vjet që ka hyrë i lencensuar edhe në tregun amerikan, në shumë lokalë në zonën e Tri-Shteshit, (NJ, NY, CT). 

Vera e njohur StoneCastel eshte lider ne disa nga lokalet njujorkeze në mbjatjen te eventeve te ndryshme familjare te komunitetit shqiptar, por edhe ka mbushur plot tavolinat e shqiptarve në Nju Jork, në të gjitha festat tona kombëtare, dhe shërbehet në restsorantet e shqiptarve në SHBA.

Në frymë të prioriteteve të vendosjes së komunikimit me shtetet jo-njohëse, diplomati Zajmi, tha se u takua dhe bisedoi me Konsullin e Përgjithshëm  të Marokos në Nju Jork.

Ai tha se diplomati maroken,  Abdulkader,  si nikoqir, vlerësoi pjesmarrjen dhe kontributin e KPNJ dhe Kosovës në këtë organizim. 

Konsujt e Kosovës, thanë se "pjesëmarrja e Kosovës si anëtare e barabartë e SOFC, në këtë aktivitet ndërkombëtar të diplomacisë kulturorë, do të mundëson avancimin e komunikimit të etabluar paraprakisht me përfaqësuesit diplomatik të Marokos, si shtet jo-njohës dhe krijon hapësirë për komunikimin me KP e shteteve tjera jo-njohëse anëtare të kësaj organizate të Konsujve të Përgjithshëm më të madhe në botë."

Po ashtu në kuadër të pritjejve që u mbajtën gjatë këtij eventu  diplomati Zajmi,  takoi  KP e Malajzisë njëherit Kryetar i  SOFC (Society of Foreign Consul Generals, me të cilin bisedoi për procedurat e përfshirjes së KP të RKS në NJ në Këshillin Ekzekutiv të SOFC. 

Në këtë kontekst ai u takua dhe caktoi takim edhe me Ambasadorin Niculin Jager  Konsullin e Përgjithshëm të Zvicrës në Nju Xhersi si shtet anëtare e Këshillit Ekzekutiv të SOFC, në largim, me të cilin bisedoi që KP e RKS në Nju Jork të plotësoi pozitën e KP të Zvicrës  në këtë organ vendimmarrës të kësaj organizate . 

Diplomati Zajmi bashkëbisedoi edhe me KP të Filipineve , Argjentinës,  dhe të Bangladeshit, zv/KP e Marokos të Tajlandes, Singaporit, si dhe me Komisionerin për Çështjet Ndërkombëtare në Bashkinë e Nju Jorkut, Edward Mermelstein dhe drejtoreshen rajonale e Byrosë së Misioneve të Jashtme të Departamentit Amerikan të Shtetit, Kathleen Eagen, ku u theksua rëndësinë e bashkëpunimit 

 Nga ana e tyre, Komisioneri për Çështjet Ndërkombëtare në Bashkinë e Nju Jorkut, Edward Mermelstein dhe drejtoresha rajonale e Byrosë së Misioneve të Jashtme të Departamentit Amerikan të Shtetit, Kathleen Eagen, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit shumëdimensional për të ndërtuar një “ndërlidhje dhe gjithëpërfshirëse” botë.

"Në sytë e tyre, bota mund të shkojë drejt një të nesërme më të mirë nëpërmjet partneriteteve që i japin krenari vend kulturës dhe rolit të saj në shenjtërimin e diversitetit dhe bashkëjetesës."

Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit mundën të shijonin performancën e Ansamblit Thai, Isan Musical dhe pianisti gjeorgjian, Irakli Sharadze.

Është interesant fakti që në këtë  event prej se kur Kosova, ka shpallur pavarësinë e saj, mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Serbisë në New Jersey, Vladimir Buzhoviq.

 Society of Foreign Consuls in New York- (SOFC) është e themeluar në vitin 1925. Shoqëria e Konsujve të Huaj në Nju Jork,  përfaqëson trupën më të madhe kotnsullore në botë, e përbërë nga Konsullatat, Konsullatat e Përgjithshme dhe Konsullatat e Nderit me seli në qytetin e Nju Jorkut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat