Trump “Urdhri Eksekutiv” për dëbimin e emigrantëve të jashtëligjëshëm, a do të preken shqiptarët?

Amerika

Trump “Urdhri Eksekutiv” për dëbimin e emigrantëve të jashtëligjëshëm, a do të preken shqiptarët?

Nga: Beqir Sina Më: 23 janar 2025 Në ora: 06:21
Beqir Sina

NEW YORK : Mbi 250,000 banorë(emigrant) të Nju Jorkut, janë urdhëruar të dëbohen, sipas një analize të janarit (2025) të të dhënave të gjykatës së imigracionit.

Të dhënat detajon vendimet e gjykatave të imigracionit dhe iu dhanë mbi urdhërin eksekutiv "Documented by Mobile Pathways", thotë një organizatë jofitimprurëse që ka aplikuar në teknologjinë që avancon aksesin mbi gjetjen e dokumentit të imigracionit për emigrantët e jashtëligjëshëm. 

Dokumenti tregon se në total janë 254,180 individë, që përpiqen nga viti 2000 deri në vitin 2024, të paisen me dokumentat e qëndrimit të cilët raportuan një adresë shtëpie në shtetin e Nju Jorkut, por që kanë marrë urdhra largimi nga gjykatat, duke i bërë ata të përshtatshëm për dëbim, qysh nga administrata e kaluar.

Mirëpo, është e paqartë thotë hulumtimi se sa prej këtyre njerëzve mbeten në shtetin e Nju Jorkut, pasi disa prej tyre mund të jenë tashmë jashtë këtij shteti në shtete të tjera duke banuar dhe punuar.

Po ashtu të dhënat nuk llogariten për njerëzit që kanë urdhra aktivë të largimit që janë lëshuar nga një gjykatë në një shtet tjetër. Qytetarët nga 10 vende kanë marrë më shumë se 70% të të gjitha urdhrave të dëbimit. 

Sipas këtij hulumtimi nga 250,000 banorë(emigrant) të Nju Jorkut, që janë urdhëruar të dëbohen shqiptarët janë në numër të pa llogaritshëm. 

Sepse, duke kontrolluar të dhënat e database të emigracionit në Nju Jork, del se janë shumë pak nga ata emigrant shqiptar (përfshirë Shqipërinë, Kosovën apo viset shqiptare) që nuk kanë dokumenta dhe kan kryer vepra penale. 

Të dhënat tregojnë se ekuadorianët morën më shumë urdhra largimi, me rreth 33,000 njerëz që u urdhëruan të dëboheshin. Kina kishte vendin e dytë më të lartë, me 28,242. 

Periudha e fundit e migrimit në qytetin e Nju Jorkut u nxit kryesisht nga venezuelianët që ikën nga varfëria dhe paqëndrueshmëria politike  atje, (mbasi Maduro hapi masivisht burgjet) por kjo nuk pasqyrohet në të dhënat se ato janë në përpunim dhe pritet të ketë dëbim masiv të emigrantve venezuelian dhe atyre salvadorien. 

Vetëm në dhjetor nga Nju Jorku u dëbuan  më shumë se 5000 venezuelianë që u urdhëruan të largoheshin me vendim nga gjykatat e Nju Jorkut.

“Kjo ripohon se zbatimi i tepërt çon në më shumë dëm. Shpesh ua mohon disa emigrantëve ditën e tyre të paraqitjes në gjykatë, dhe çon në më shumë ndarje familjare dhe trauma, dhe në shtrirjen e saj, çon në ndalimin dhe dëbimin e njerëzve që kanë të drejtë të jenë këtu,” thotë Lisa Rivera, Presidente dhe CEO e Grupi i Ndihmës Ligjore të Nju Jorkut (NYLAG).

 "Me administratën e re federale në detyrë, udhëheqësit e Nju Jorkut duhet të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t'i mbajtur emigrantët të sigurt dhe për të forcuar rrjetet e besueshme mbështetëse për emigrantët në nevojë." thotë Rivera.

Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit të tij të inaugurimit të hënën, tha se do të rinovoi premtimin e tij për të dëbuar "miliona e miliona" emigrantë dhe azilkërkues pa dokumente. 

Ndryshe nga administrata e parë Trumpi, tha se kjo goditje ndaj komuniteteve të emigrantëve do të ndodhë në një kohë kur ndjenjat publike për pjesën më të madhe të qytetit të Nju Jorkut janë përkeqësuar me ardhjet e fundit, dhe nuk do të prek ata që kan ardhur me kohë.

Një organizat që merret me mbrojtjen e emigrantve nga Pakistani, India dhe Bangkadeshi, thotë se : "Ne jemi përballur me këto sfida më parë, dhe këtë herë jemi më të fortë dhe më të përgatitur për të luftuar përkrah komuniteteve tona,"

 Murad Awadeh, President dhe CEO, nga Koalicioni i Imigracionit në Nju Jork, thotë se "Ne jemi të përgatitur të ndihmojmë emigrantët tanë dhe t'i rezistojmë sulmeve të kësaj administrate në rrugë ligjore, duke avokuar në Albany për projektligje që do të fuqizojnë komunitetet tona dhe në gjykata."

Zyra e Zbatimit të Ligjit të Emigracionit dhe Doganave në SHBA në përgjigje të publikimit të dokumentit që 250,000 njerëz urdhërohen të dëbohen nga gjykatat e imigracionit të Nju Jorkut, tregojë se të dhënat janë të sakta, dhe tani pritet egzekutimi i urdhërit të firmosur nga Predidenti Trump të hënën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat