NEW YORK CITY (29 janar 2025) : Autoritetet e zbatimit të ligjit arrestuan brenda disa orëve të mëngjesit të sotëm 20 persona, gjatë një aksioni të agjentve të imigracionit ICE në qytetin e Nju Jorkut, thotë shtypi njujorkez.
Sipas ICE, në këtë aksion ka marr pjesë edhe Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, e cila iu bashkua agjentëve federalë të mërkurën për të vazhduar arrestimet e emigrantëve të kërkuar për akuza penale. Ajo tha se për këtë aksion ajo foli me kryebashkiakun e Nju Jorkut Eric Adams "katër ose pesë herë" përpara arrestimeve.
“Të punosh me kryebashkiakun e qytetit të Nju Jorkut ishte fantastike”, tha ajo. "Unë fola me të katër ose pesë herë mbrëmë për atë që po bënim, operacionet tona, si mund të na mbështesnin agjentët e NYPD."
Televizioni i qytetit NY1 tha se Operacioni nisi në Bronx ku ishte fshehur i shumë kërkuari Anderson Zambrano-Pacheco, 26 vjeç, një kriminel i liruar nga burgjet venezueliane.
Autoritetet thanë se ai ishte pjesë e një grupi burrash, duke përfshirë anëtarë të bandës venezueliane "Tren de Aragua", të cilët në verën e kaluar hynë në një apartament në Aurora, Kolorado, dhe pasi vodhën sendet me vlerë përdhunuan një vajzë të re dhe e regjistruan në një video, që e shitën për ta shikuar gjerësisht në rrjetet sociale.
Simbas autoriteteve nju jorkeze aksioni ka filluar në orën 5:30 të mëngjesit të së mërkurës në Ogden Avenue me arrestimin e Zambrano-Pacheco dhe zgjatën për rreth katër orë, në disa lokacione të tjera.
Nga 20 arrestimet, e bëra sot një grup i tyre ishin në shënjestër prej vitit të kaluar dhe tetë ishin persona pa dokumente që konsideroheshin si 'dëm kolateral'.
Kryebashkiaku Eric Adams i cili u përfshi në këtë aksion tha se ai udhëzoi NYPD-në që të koordinohej me autoritetet federale për këtë operacion, sepse objektivat ishin kriminelë të kërkuar dhe nuk shkelte ligjet e qytetit të shenjtërores së qytetit.
Kritikët thanë se janë të shqetësuar nga gatishmëria e kryebashkiakut Adams për të punuar me administratën Trump.
"Ju nuk mund ta veçoni historinë e qytetit të Nju Jorkut nga historia e komuniteteve të emigrantëve që kanë formësuar lagjet tona, hapësirat tona publike, kulturën tonë, bizneset tona, artin tonë”, tha këshilltari Alex Aviles.
Guvernatoria e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se arrestimet e së martës nuk dukej të ishin pjesë e një "bastisjeje me shumicë", por më tepër një operacion që synonte njerëz të veçantë të akuzuar për krime.
"Dua të jem e qartë, ka pasur gjithmonë bastisje nga ICE në shtetin e Nju Jorkut, madje edhe në të kaluarën. Kjo nuk është një dinamikë e re," tha ajo..
Zyrat e Mbrojtësve të imigracionit në Nju Jork ofrojnë shërbime të ndryshme mbështetëse për migrantët që jetojnë nën kërcënimin e dëbimit, duke i lehtësuar ata që nuk kan probleme me shtetin dhe policin e agjencitë e zbatimit të ligjit që të vijojnë jetën normale se nuk do të preken nga ky aksion.
"Ne do të qëndrojmë së bashku kundër urrejtjes dhe sulmeve që synojnë të na ndajnë. Ne e dimë se nevojitet më shumë mbështetje për organizatat e komunitetit që mbrojnë dhe u shërbejnë lagjeve tona gjatë kësaj kohe shumë të rëndësishme," tha kryetarja e Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, Adrienne Adams.
Jesenia Mata është drejtoresha ekzekutive e La Colmena, një organizatë jofitimprurëse me bazë në komunitet në Staten Island, thotë NY1
“Nëpërmjet këtij financimi ajo që ne jemi në gjendje të bëjmë është të ofrojmë shërbime për komunitetin në terren, të kemi avokatë në terren, të kemi përkthim në terren”, tha Mata.
Autoritetet e Nju Jorkut po béjnë thirrje për të mos pasë frikë dhe krijuar panik, sepse thonë autoritetet ligjëzbatuese : Perspektiva e më shumë operacioneve janë të përqendruara vetëm te kriminelët e dhunshëm, dhe presonave me probleme me shtetin, kështu që popullsia emigrante e Nju Jorkut nuk duhet të jetojë në frikë.
"Nëse jeni emigrant në qytetin e Nju Jorkut, mund të vazhdoni jetën tuaj - nuk ka problem. Por në momentin që shkelni ligjin, bëhesh kriminel dhe bëhesh problemi ynë," tha shefi i detektivëve të NYPD, Joseph Kenny.
Arrestime dhe ndalime deri më tani në NYC janë duke ndodhur në lagjet Bronx, Brooklyn, (Washington Heights) dhe Queens.
Në javët e para të administratës Trump, DHS është përqendruar në veprime në shkallë të gjerë në qytetet e mëdha si New York City dhe Chicago.