Agim Aliçkaj emërohet Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Amerika

Agim Aliçkaj emërohet Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Nga: M.L. Më: 13 shkurt 2025 Në ora: 17:29
Agim Aliçkaj

Në një mbledhje të mbajtur më 19 janar 2025 emëroi Agim Aliçkaj si Drejtor Ekzekutiv të organizatës. Kështu ka njoftuar Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) në një komunikatë të dërguar në adresë të gazetës "Bota sot".

Në njoftim theksohet se ky emërim u bë pas një diskutimi të gjerë mbi çështjet më të rëndësishme për avancimin e interesave të Kosovës dhe kombit shqiptar në SHBA.

Aliçkaj, aktualisht anëtar i Bordit të Drejtorëve të AACL-së, ka një eksperiencë të gjerë dhe një rrjet të fortë kontakti që do t’i shërbejë për të intensifikuar aktivitetet lobuese të Ligës në Uashington, DC. Përfaqësues të Ligës theksuan se reputacioni i tij dhe angazhimi i tij i vazhdueshëm për çështjen shqiptare janë arsye të mjaftueshme për të besuar në suksesin e këtij emërimi.

Aliçkaj është një nga figurat më eminente të LQSHA-së, duke qenë gjithashtu më i riu për nga mosha. Ndërkohë, Joe DioGuardi dhe veprimtari i shquar Hafiz Shala janë themelues dhe anëtarë të hershëm të saj, si dhe ndër më të vjetrit e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Njoftimi i plotë:

Më 19 janar 2025, në Steakhouse Allendale në Allendale, NJ, Bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL) mbajti mbledhjen e tij të parë për vitin 2025, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për avancimin e interesave të Kosovës dhe kombit shqiptar në SHBA.

Gjatë mbledhjes, u propozua dhe u miratua unanimisht emërimi i Agim Aliçkaj si Drejtor Ekzekutiv i AACL-së. Aliçkaj, anëtar aktual i Bordit të Drejtorëve të AACL-së, ka një reputacion të fortë dhe shumë kontakte që do të ndihmojnë në intensifikimin e aktivitetit lobues të Ligës në Uashington, DC.

Agim Aliçkaj, i lindur dhe rritur në Deçan të Kosovës, ka kryer magjistraturën në Universitetin e Zagrebit dhe është pronar i Kosovatours International, një agjenci turistike që ofron udhëtime për trojet shqiptare. Ai është aktiv në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për më shumë se 34 vjet dhe ka kontribuar në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare në Uashington, së bashku me liderë të tjerë të njohur të Ligës si Joseph dhe Shirley DioGuardi.

Agimi ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e ngjarjeve me senatorë dhe kongresistë, dhe është i njohur për aktivitetet e tij në rrjetet sociale, ku ka ndarë mendime të mençura që i kanë sjellë respekt të gjerë në komunitetin shqiptar.

Ndërkohë, Joe dhe Shirley DioGuardi do të vazhdojnë të luajnë rolin e lobistëve për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Uashington, DC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat