Festa e ditës historike të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës,tashmë është bër program festiv në kujtesën,nderimin dhe fryma e jetës mos më e harrua tokën e shenjtë shqiptare. Për diasporën shqiptare në Amerikë,është thënë me fjalën që del nga thellësia e zemrës, nuk kemi tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës të Shqipërisë zyratre dhe të Shqipërisë tjetër Kosovë.Shoqata ,,Dardania,, dhe Komuniteti Shqiptar në ambientët ,,ELM-WEST,, në Çikago, përmes programit festiv, përkujtuan historinë e diasporës dhe lufta shekullore e shqiptarëve për liri dhe pavarësi të Kosovë. Nëpër vite dhe nëpër luftëra të përgjakura kundër aneksimit të tokës së Kosovës nga regjimi serbo-jugosllav të ndihmuara nga boshti pansllavist me Rusinë në shekullin e kaluar, shqipatrët asnjëherë nuk e pranuan robërinë dhe shtetin e Serbisë dhe të Jugosllavisë për shtet të vetin.
Në sallën festive në Çikago, kishin ardhur mërgimtarët dhe në atmosferën e përgëzimeve,sikur dëshironin të jenë sa më afër me tokën e lirë dhe të shtetit më të ri në Evropë të Kosovës.Programin festiv e përshendeti me moderimin shend e verë,Qendresa Ibrahimi,veprimtare e dalluar dhe ish drejtoreshë e shkollës shqipe,,Kongresi i Manastirit,,.Në një kënd të sallës,organizatori kishte vënë projektorin dhe,në vazhdime shfaqeshin të dhënat për veprimtarët shqiptarë,që ndër vite ishin krah i fortë i çështjes shqiptare me të gjitha administratat e shtetit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Vashington.për lirinë e Kosovës.
Qendresa Ibrahimi fliste para mikrofonit në sallë mbretëronte qetësia e herë-herë nuk prisnin radhën duyrtroktijet për kombin, atdheun, lirinë e Kosovës dhe për shtettin mik të Amerikës. Kur flasim për tokën shqiptare të Kosovës, është një emocion dhe një nderim për historinë më të re të Ditës së Pavarësisë së Kosovës,thoshte me një zë e shënd e verë zonja Qendresa Ibrahimi.Udhët e Kosovës për liri dhe pavarësi nuk ishin të lehta,ato ishin të mbushura me vuajtje,padrejtësi historike,shqiptarët të trajtuar në kohën e regjimit serbo-jugosllav të rendit të dytë e të tretë.Tre popujt slloven,kroat dhe serb që e krijuan krijesën artificiale pa frymë e pa zemër(1918)Jugosllavinë,populli shqiptar dhe toka e Kosovës mbeti nën regjimin shfarosës,vrasës deri në shkallë të gjenocidit të Serbisë.Tërë katrahura kundër popullit shqiptar dhe të tokës së Kosovës,i erdhi fundi kur pushka e Prekazit në Drenicë dhe djalmenia e UÇK-së me komndantin legjendar Adem Jashari ia kthyen pushkln hasmit të Serbisë.
Thirrja e Adem Jasharit nga malet e Drenicës:Hajde, djalmenia shqiptare e luftojmë bashkë,bëri jehonë në të gjitha trojet etnike si dhe në diasporën shqiptare në Amerikë, shpaloi kohën e kujtesës në fjalimin e saj Qendresa Ibrahimi.Fryma e luftës kishte marrë hov në vitet (1990-1999)ku të gjitha trojet etnike dhe diaspora në Amerikë dhe në vendet tjera të Evropës,nisën të organizojnë fondet për organizimin e luftës me djalmeninë e pushkëve të UÇK-së. Në këtë kohë u bënë bashkë diaspora shqiptare në Amerikë dhe Evropë në krah të luftës për liri dhe pavarësi dhe të ndarjes njëherë e përgjthmonë nga regjimi antishqiptar të Serbisë. Shqiptarët në Amerikë festojnë me zemrën plot për tokën e vet të shenjtë të Kosovës dhe, ritheksojnë se detyra kombëtare ndaj shtetit të Kosovës dhe të kombit shqiptar në Ballkan, nuk është vetëm të festojmë, por të ndërtojmë shtetin me velrat e demokracisë të shtetin ligjor të Kosovës, tha zëshëm në fjalimin e saj Qendresa Ibrahimi.
Jemi tubuar sonte në Çikago,për të kujtuar dhe për të nderuar djalmeninë shqiptare të pushkëve(UÇK)për lirinë e Kosovës. Kosova jonë nuk është vetëm një pikë në hartën e botës, një hart apo një kufi,e nisi djalimin e tij kryetari i KSHA-së Edon Shaqiri duke thëënë se, Kosova është historia, dhimbja dhe krenaria jonë kombëtare. Në fillim i riu shqiptar dhe ekspert i sektorit të bankar në rrafshin amerikan,foli për Proklamatën e Guvernorit të shtetit të Ilinoisit, J.B.Pritzer,i cili shpalli 17 shkurtin,Ditën e Pavarësisë së shtetit të Kosovës në shtetin e Ilinoisit.Në fjalimin e tij Edon Shaqiri theksoi se Kosova nuk është veçse një kujtim i së kaluarës,ajo është përgjegjësia jonë për të sotmën dhe të ardhmën,ku,lëvizja e kapitalit të diasporës shqiptare nga Amerika e bën më të fortë kahet e zhvillimit,të participimit të vlerave tona me poujt tjerë në Evropë dhe në shtetin mik të Amerikës,vuri në spikamë kryetari i KSHA-së në Çikago,Edon Shaqiri.Për festën e Kosovës,foli prof.Skënder Karaçica,i cili përkujtoi historinë e lavdishme të djalmenisë së UÇK-së,të udhëheqëve historik të Ibrahim Rugovës,të Adem Demqit dhe pushka e Prekazit me trimërinë e komndatit legjerndar Adem Jashari.Në fjalimin e tij,Karaçica theksoi se gjykata një etnike(vetëm për luftëtarët e lirsë së Kosovë)në Hagë,është një paradoks në veti dhe,kësaj i thonë loja e djallit me drejtlsinë ndërkombëtare.Në këtë paraqitje,prof.Skënder Karaçica,i bëri thirrje se ,,Lria ka Emër,,dhe djalmenia e UÇK-së ka bër luftë të drejtë në tokën e vet,prandaj na i lironi djemtë tanë nga akuzat serbo-ruse!
Programin festiv begatuan me recitime nxënësit e shkollës shqipe,,Kongresi i Manastirit,,dhe nisën porosinë se kanë lindur e po rritën në tokën e lirë me lulet e demokracisë në Amerikë,por ata nuk e harrojnë atdheun e tyre Shqipërinë zyrtare dhe Shqipërinë tjetër Kosovë,kështu i kanë rritur e edukauar prindërit dhe abetarja e shkronjave shqipe, që u pritën me duartrokitje.
Nën tingujt e muzikës së bukur shqiptare (motër e vëlla) Remzije dhe Nexhat Osmani nën tingujt e orkestrës,para mikrofonit, kënduan me vokalin e bukur e të pentagramit kombëtar, këngët e gjeografisë kombëtare shqiptare të nënqiellit shqipar .Për disa orë, në sallën solemne në Çikago ,muzika e bukur shqiptare ngriti në këmbë të rinj e të reja shqiptare për të hedhur valle e për të kënduar bashkë për pavarësinë e Kosovës.