Darkë festive për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, me kongresmenin Pat Fallon në Dallas
Në Dallas të SHBA, është festuar 17-vjetori i pavarësisë së Kosovës, në kujdesin e organizatës , “Albanians For America – Shqiptarët për Amerikën”
Gino Mulliqi, që bënë pjesë në grupin organizativë të AFA-s postojë sot njoftimin të kësaj organizate, në të cilin thuhet se dje është mbajtur një darkë festive për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, darkë e cila ku ka marrë pjesë edhe kongresmenin Pat Fallon.

"Ishte një nder të mblidheshim për të festuar dhe diskutuar çështje të rëndësishme që prekin komunitetin tonë." thuhet në njoftimin e organizatës , “Shqiptarët për Amerikën”, raporton Bota sot.
Më tej ata thonë se 17 - vjetori i pavarësisë së Kosovës, është një dëshmi e forcës, qëndrueshmërisë dhe shpirtit të palëkundur të popullit :
"Nga tejkalimi i sfidave deri në arritjen e përparimit të jashtëzakonshëm, Kosova me të vërtetë i ka treguar botës se çfarë do të thotë të qëndrosh këmbëngulës dhe të lulëzosh. Kosova ka bërë arritje të vazhdueshme, prosperiteti dhe shtetndërtimi duke pasur një miqësi të fort e të qëndrueshme me SHBA. Kosovë, ka një të ardhme të ndritshme!"
Në njoftimin e organizatës , “Shqiptarët për Amerikën” faleminderohen organizatorët për organizimin e festës të Ditës së Pavarësisë së Kosovës me një mysafirë të nderuar mik i komunitetit shqiptarvkongresmenin Pat Fallon.

Një falenderim të veçantë organizata, “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë për kongresmenin Pat Fallon, për angazhimin e tij të palëkundur për t'i shërbyer teksasve si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, dhe për punën e tij të vazhdueshme në Uashington: "Ne e vlerësojmë gatishmërinë e tij për të mbështetur grupin parlamentar shqiptar dhe për të mbrojtur çështjet tona, veçanërisht pasi ai vëzhgon nga afër zhvillimet në Ballkan, duke përfshirë ndikimin në rritje të Kinës dhe Rusisë përmes përfaqësuesit të tyre, Serbisë, në këtë rajon"
Po ashtu një falënderim i përzemërt nga organizata, “Shqiptarët për Amerikën”, është adresuar për aktivistin e dalluar Ismet Smajlin për avokimin dhe marrëdhëniet e tij të vazhdueshme me kongresmenin Fallon, i cili ka ndihmuar në forcimin e lidhjeve tona në Uashington"

AFA gjithashtu ka falënderuar të gjithë të pranishmit për praninë dhe mbështetjen e tyre, teksa ne së bashku vazhdojmë të punojmë drejt një të ardhmeje më të ndritshme për Kosovën dhe popullin shqiptar, thotë kjo organizat.
Me këtë rast për 17 - vjetorin e pavarësisë së Kosovës, organizata, “Shqiptarët për Amerikën”, ka kujtuar edhe vizitën e fundit të Presidentes Vjosa Osmani në Teksas, takimin me Guvernatorin e Teksasit i cili i prezantoi një proklamatë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo njohje, që bie në Ditën e Presidentëve, na kujton rëndësinë e lidershipit, lirisë dhe lidhjeve globale që na bashkojnë, thotë organizata, “Shqiptarët për Amerikën”.
"Një përgëzim i madh për Kosovën pasi ne nderojmë të kaluarën tuaj dhe presim arritje edhe më të mëdha përpara!" thuhet në proklamatën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Guvernatorin e Teksasit.