Ambasadori Frank Wisner, u takua me veprimtarë e aktivistë të dalluar të komunitetit, në restorantin "Lumi", në Nju Jork, një ditë para raportit

Amerika

Ambasadori Frank Wisner, u takua me veprimtarë e aktivistë të dalluar të komunitetit, në restorantin "Lumi", në Nju Jork, një ditë para raportit

Nga: Beqir Sina Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 21:13
Ambasadori Frank Wisner, Beqir Sina

Frank G. Wisner, Jr, "Veçse, duhet durim se "status quo-ja", nuk ka për të qëndruar dhe nuk mund të vazhdojë më!"

Lexington Avenue - 70th Street NYC: Përfaqesuesi amerikan në Treshen ndërkombëtare për Kosovën, ambasadori Frank G.Wisner, Jr, edhe kësaj rradhe siç është bërë zakon, sa here që ka zhvilluar ose do të zhvillojë ndonjë takim të rëndësishëm, të mbajë një takim me disa udhëheqës dhe veprimtarë, disa aktivistë të dalluar te komunitetit, në restorantin Lumi, të pronares kosovare Lumi Hadri dhe bashkëshortit të saj Patrik Devine Kështuqë edhe mbrëmë, një ditë përpara se të dorëzohet raporti përfundimtar i bisedimeve në këshillin e Sigurimit, raport të cilin ai e kolëgët e tij e kanë përgatitur vetë, dhe nuk i tregojnë "sekrete' që përmban ai raport, zhvillojë takimin e ashtuqujatur të rradhës me komunitetin shqiptar në Nju Jork.

Frank G. Wisner takim me shqiptarë në New York

I derguari i posaçem SHBA-ve, për çështjen e Kosovës qe ishte deri tani, ambasadori Frank G.Wisner, Jr., pasi mori një duk me faleminderime nga nikoqirja e këtij takimi, zonja Hadri, dhe grupi i përfaqësuesve shqiptarë, ku benin pjesë, Avni Mustafaj, Agim Rexhaj, Lumi Hadri, Patrik Devine, Elmi Berisha, Rustem Geci, Harry Bajraktari, Gjovalin Gega, Ramadan Gashi, Musa Daka, Fadil Berisha, dhe miku i shqiptarëve në kongresin amerikan Eliot Engel, tha se ndihej gjithmonë i kënaqur me shqiptarët në këto takime. Dhe, se ai i vlerësonte këto takime si shumë të rëndësishme, është shprehur ambasadori Frank G. Wisner, Jr.

Frank G. Wisner në takimin me shqiptarë në New York: 

"Rruga juaj është dyhsore, me vështrim nga Uashingtoni dhe Prishtina, ka vijuar ambasadori Frank G.Wisner, Jr. Ju shqiptarët, e Amerikës, thotë ai nuk duhet të ndaleni dhe nuk duhet të bëheni pesisimistë, duke qënë të bindur, se e ardhmja e Kosovës është Pavarësia e saj. Çka nënkupton, sipas ambasadorit Vizner që edhe ata në Kosovë, të mos humbasin durimin dhe të inkurajohen nga në anën tjetër nga komuniteti shqiptar në SHBA-ës, se kanë me të vërtet mbështetjen e fuqishme të Qeverisë Amerikane. Ai foli kështu pa dhënë ndonjë datë të caktuar se kur mund të shpallet pavarësia, dhe i quajti shqiptarët se janë me fatë në këtë çështje, pasi mbas shqiptarëve, kësaj rradhe kanë edhe një numër shtetesh të cilat deri dje, nuk kanë qënë shumë të afërta me zgjidhjen e problemit të shqiptarëve. Në këtë kontekst, ai ka përmendur qëndrimin shumë pozitivë të presidentitë të Francës, Nikola Sarkozi, atë të Gjermanisë dhe Italisë.

Frank G. Wisner lidhur me përfundimin e bisedimeve, sigurojë që bisedime shtesë nuk do të ketë më. Pasi sipas tij çdo gjë është konsumuar dhe nuk ka ngelur vend më për të gjetur "ndonjë shteg" i cili, edhe mund të krijonte shpresën se u hap një rrugë, për bisedime të tjera. Sipas tij, hapi i metejshëm merret sot, kur edhe Sekretari i Përgjithshëm i Komebe të Bashkuara zoti Ban Kim Mun, pritet të dorzojë në Nju Jork, raportin e përkthyer në disa gjuhë dhe pastaj do ta kalojë këtë për një diskutim të përgjithëshëm në Këshillin e Sigurimit. Aty ku janë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, ato që shprehin qëndrimet e qeverive të tyre, edhe do të përcaktojnë qendrime vendimtare në votimin e ardhëshëm..

Frank G. Wisner në takimin me shqiptarë në New York: 

"Jam i sigurt vetëm se qeveritë, do të duan pak kohë për të reflektuar, kështu që ajo që mund të them nga ana ime, është se ne e kemi përfunduar punën tonë, dhe bëmë një punë të mirë, megjithse kjo punë kaloi nëpër "kanale", shumë të vështira. Ne deri diku, patëm një bashkëpunim të plotë nga të dyja palët, por konkluduam më në fund se nuk ka zgjidhje përmes negociatash" pohoi ai.Ambasadori Frank G.Visner, Jr, nenvizoi se gjithnjë e ka shprehur besimin që "status quo ja", nuk ka për të qëndruar dhe nuk mund të vazhdojë më," dhe tha se "statusi perfundimtar për Kosoven duhet të përcaktohet", por duhet pritur edhe pak, të përfundojnë edhe zgjedhjet për parlamentin dhe presidentin e ardhëshëm të Sërbisë, pasi ato do të jenë vendimatre për të vëndosur mëtutjeshmërinë, e kësaj rruge që ka nisur e nuk ka të ndalur më. Në kët pik, zoti Wziner hasi në kundërshtitë e shqiptarëve, të cilët dolën të pakënaqur dhe duket se nuk pajtohen kurrësesi me faktin se, pas zgjedhjeve të përgjithëshme në Sërbi, gjithçka mund të marë fund. Nëjri prej të pranishëmve, tha se: "Ashtu qoftë, por sa e sa zgjedhje janë mbajtur, e përsëri do të mbahen në Sërbi, e shqiptarët do të qëndrojën peng i tyre, kjo është dilema "?.

Frank G. Wisner po ashtu tha se Plani Ahtisari është ende "gjallë" dhe është e vetmja pikë ku SHBA-ës, dhe vendet që e mbështesin qëndrimin amerikan e kanë si pikë referimi”, tha ambasdori Wisner. Duke lavëdëruar në mënyrë të shkëlqyer punën që ka bërë deri tash Grupi i Unitetit. 

Veçse këshillojë ai që në asnjë mënyrë ku Grup, nuk duhet të humbas unitetin që ka mbajtur deri tash-duhet ta ruaj edhe ta përforcojë më shumë. 

Në fund të takimit, ai i dha një intërvistë eskulizive axhensis INA, intervistë, kjo që do të botohet në edicionet e ardhëshëme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat