Abetarja pa redaktor logjik si tuneli pa dritën kryesore (2)

Analiza

Abetarja pa redaktor logjik si tuneli pa dritën kryesore (2)

Prof. Dr. Avni Presheva Nga Prof. Dr. Avni Presheva Më 19 janar 2023 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Shkurt, qartë thukët e shqip, Abetarja e përbashkët Shqipëri- Kosovë e hartuar nga  Shezai Rrokaj, Saranda K.Pozhegu, Tiranë dhe Mimoza Ç. Gjokutaj, Islam Krasniqi (Dukagjini, Prishtinë, botimi i nëntë 2020) Siç do të thoshte populli:“Ka një kerr me gabime”

ABETARJA është libër i librave që të hysh në botën e dijes duhet të mësosh shumë mirë lexim dhe shkrim.

Artur Shkurti

Gjuhësi nuk ka pa logjikë, logjikë nuk ka pa gjuhësi.

Apre

Nga ata që ne mendojmë me
të drejtë quhen mësuesit tanë,
por jo edhe secili që na mëson
nuk e meriton këtë emër - MËSUES.

V.Gëte

Kur është fjala për ngjyrat kam menduar në mënyrë të arsyeshme dhe racionale, cilat ngjyra, kuptohet sipas profesionit tim të gjerë dhe të ngushtë të LOGJIKËS, më së shumti do të jenë në lidhshmëri dialektike në mes të përmbajtjes së objektit (vizatimeve fizike) dhe përmbajtjes (fjalëve, fjalive – kuptimit të tyre) së mendimit. Kështu që kur është fjala për ngjyrat do të jetë fjala në mënyrë të shkurtër, por të qartë dhe të kuptueshme edhe atë për disa ngjyra, si bie fjala për ngjyrën: e kuqe, të kaltër, të verdhë, të bardhë, të gjelbër, të kaftë, të portokalltë, të zezë etj.

NGJYRA E KUQE - Duke filluar nga historia e saj,ajo në thelb përbëhet prej bashkimit të ngjyrës së kaltë,te gjelber dhe të ngjyrës së verdhë. Ngjyra e kuqe simbolizon në rend të parë dhe para së gjithash revolucionin, gjakun, rrezikimin, tërbimin etj.

NGJYRA E KALTËR - Duke u nisur nga historia e filozofisë së artit është njëra në mesin e ngjyrave, pra në mes të ngjyrës së kuqe dhe të verdhë. Ngjyra e kaltër, simbolizon ngjyrën e qiellit, përjetësinë, mençurinë, inteligjencën etj.

NGJYRA E VERDHË – Ngjyra e verdhë nga historia e saj njihet si drita e diellit dhe ajo si e tillë simbolizon energjinë, inteligjencën, dashurinë, lumturinë etj.

NGJYRA E BARDHË – Duke bërë fjalë për ngjyrën e bardhë, si në veçanti ashtu edhe në përgjithësi, ajo simbolizon dritën, kthjelltësinë, pafajësinë, të vërtetën etj.

NGJYRA E KAFTË - Po ashtu duke bërë fjalë edhe për ngjyrën e kaftë duhet, jo vetëm të theksohet, por edhe to potencohet se këtë lloj të ngjyrave e hasim duke e thënë këtë në interpretim të lirënë tokë, në mal, në kodra të veshura dhe në kodra të zhveshura,etj.

NGJYRA E GJELBËR – Ngjyra e gjelbër simbolizon, duke e thënë këtë në kuptim, gjithashtu të gjerë dhe të thellë të fjalës, natyrën me të gjitha vetitë e saj.

NGJYRA E PORTOKALLTË – Kur është fjala për këtë lloj të ngjyrës, në të vërtetë për ngjyrën e portokalltë, duhet thënë se kjo ngjyrë, simbolizon energjinë, pastërtinë, përsosmërinë, dashurinë, etj.
NGJYRA E ZEZË – Duke e thënë këtë, si në veçanti po ashtu edhe në përgjithësi, me një fjalë në kuptim sa më të gjerë dhe sa më të thellë të saj, kjo ngjyrë paraqet DEPRESION.

Para se ta mbyll këtë çështje, pra të ngjyrave, fjalën e kam për ngjyrën e kuqe, kuptohet sipas asaj që u tha se ajo simbolizon, revolucionin, gjakun etj., sepse ajo i brengos, i shqetëson, i demoralizon fëmijët, sepse shkurt, qartë e thukët, ngjyra e kuqe, duke e thënë këtë, në kuptimin sa më të gjerë dhe sa më të thellë të fjalës, paraqet rrezik. Kështu që mendoj dhe preferoj që ngjyra e kuqe të mos përdoret, sidomos për fëmijët e klasës së parë të arsimit fillor, si njëra në mesin e ngjyrave kryesore, për shkak të asaj që posa u tha më sipër. Mirëpo, ngjyra e kuqe le të përdoret, si në mesin e ngjyrave të tjera, siç janë ngjyra e kaftë, ngjyra portokalltë, ngjyra e zezë etj. Ndërsa gjatë krijimit të Abetares të përdoren si ngjyra, në mesin e ngjyrave, që duhen të jenë, propozoj ngjyrën e bardhë, ngjyrën e kaltër, ngjyrën e verdhë, ngjyrën e gjelbër, ngjyrën e kaftë, ngjyrën e portokalltë, ngjyrën e zezë e kështu me radhë.

Kështu që, sa herë dhe kurdoherë që të jetë fjala për ngjyrat, në të vërtetë se çka ato simbolizojnë, siç edhe është thënë jo, duhet vetëm të theksohet, por edhe të potencohet, të vërtetën duhet thënë se simbolizimi i tepruar, i paqartë, i turbullt, i pakuptueshëm si i tillë është edhe abstrakt, jo vetëm që është i ngarkuar, por edhe i strëngarkuar për moshën e fëmijëve që posa fillojnë vijimin e mësimit në klasën e parë të arsimit fillor. Kur është fjala për ngjyrat, si në veçanti po ashtu edhe në përgjithësi, dëshiroj që këtë çështje ta mbyll me një fjali të shkurtër, por shumëkuptimplote dhe si të tillë edhe të vërtetë: ngjyrat për vetveten nuk paraqesin asgjë, sepse nuk vlejnë asgjë për asgjë.

Shkurt, qartë, thukët e shqip tani jemi në kohë, brenda kohës, në hap me kohën, me revolucionin – teknologjiko – shkencor, sepse fëmijët e sotëm, në njëfarë mënyre, duke shkuar nëpër shkolla, institucione parashkollore, gati të gjithë sot i kanë mësuar germat, duke e falënderuar, duke e thënë këtë me një fjalë - elektroteknikën.

Kështu që, kam menduar për të dhënë sqarime, korrigjime, plotësime, ndryshime nëpër shembuj të ndryshëm. Mirëpo, një vështrim i tillë do të ishte po aq voluminoz nëpërmjet shembujve, saqë dyshoj që në fund do të dilte një Anti-Abetare, po si antipodi i Bekonit me “NOVUM ORGANON” kunder veprës “ORGANON” të Aristotelit.

Prandaj, do të vazhdoj vetëm duke e thënë këtë me një fjalë me korrigjime, duke i përmendur, si të them, gabimet në ndërrimin e vendit të fjalëve në fjali, të cilat për redaktorin logjik, jo vetëm që janë të gabuara, por edhe të meta, gjë që si të tilla ia humbin kuptimin logjik fjalëve si dhe fjalisë. Kështu që në pamundësi për t`i shkruar të gjitha gabimet, që mjerisht e dobësojnë rëndësinë dhe vlerën e Abetares. Shkaqet janë disa, por në këtë rast dhe për këtë rast dëshiroj që t`i përmend vetëm dy, në të cilat përfshihen edhe disa të tjera.

Nën një, do t`i përmend vetëm faqet e Abetares ku gjenden gabimet në radhitjen e fjalëve - fjalive.

Nën dy, do t`i shkruaj vetëm disa fjalë, fjali me gabime, çka do të thotë se prej faqes 1 deri në faqen 137 + 7 faqe pa numër. Në pamundësi për të shkruar për të gjitha gabimet logjike, që janë bërë në Abetare gjatë radhitjes së fjalëve – fjalive, sepse gati nuk ka faqe pa gabime. Në këtë rast, si shembull konkret, do t`i citoj vetëm disa fjalë ose fjali, siç janë të shkruara në Abetare me gabime gjatë radhitjes së fjalëve dhe si duhen të jenë, kuptohet sipas logjikës dialektike.

Të shkojmë me radhë, me faqen e parë të kopertinës (kapakut) të Abetares, unike për klasën e parë të arsimit fillor, të botuar në Pegi Shtypshkronjën Dukagjini,Pegi, Prishtinë, 2022.

Fjala, termi, nocioni ose koncepti ABETARE është shkruar me germa të mëdha dhe me ngjyrë të kuqe. Peizazhi i kopertinës, i faqes së parë, është me ngjyra të kuqe, të kaltër, të verdhë, gjelbër, të kaftë, të zeza dhe disa ngjyra të tjera. Në bazë të një vështrimi analitik dhe sintetik i peizazhit, të posapërmendur më sipër, në lidhshmëri dialektike është me përmbajtjen e objektit dhe me përmbajtjen e mendimit, nëse fjalën ABETARE të shënuar me germa të kuqe të shënohet me germa të GJELBRA, sepse në faqe ngjyra e kaltër dhe ngjyra e verdhë i epërsojnë ngjyrat tjera në peizazh.

SHIKO VIDEON

Platformë digjitale

Duke filluar nga titulli, i sapopërmendur më sipër, pra nga “Shiko videon” (nën Platformë digjitale), në të vërtetë nga faqja 5 e deri në faqen 98 të Abetares, ku edhe mbaron me germën ZH. Kështu që duke bërë fjalë si të thuash në in medias res të çështjes, duhet thënë ,jo vetëm “Shiko videon”, shqip me shqisën e të pamurit, sepse “Shiko videon”, sepse njohja nuk është e plotë.

Të fillojmë nga vetë fjala, termi, nocioni ose koncepti video, vidi, visum, sensus shqisa e të pamurit. Kjo pikëpamje paraqet aspektin e drejtimit filozofik të filozofisë së empirizmit anglez në ballë me themeluesin e saj, pra me John Locke (Xhon Lokun) 1632 – 1704. Mësimin e të cilit nga historia e filozofisë e njohim nga teza e tij “Nihil est in intellectu quod antea non fuerit insensus” (“Asgjë nuk ka në arsyen tonë që më parë nuk ka qenë në shqisa”).

Mirëpo, pikëpamja e përmendur paraqet vetëm një aspekt të njohjes, i njohjes apo nëse këtë e them në mënyrë figurative, kjo është vetëm njëra anë e medaljes, në të vërtetë një aspekt i njohjes. Këtij procesi të njohjes nëse ia shtojmë anën tjetër të medaljes në të vërtetë të njohjes arsyen (nusin, mendjen) përkatësisht njohjen me anë të arsyes, do ta kemi drejtimin filozofik të filozofisë së racionalizmit frëng në ballë me René Descartes (Rene Dekarti), 1596 – 1650, të cilin e njohim gjithashtu nga historia e filozofisë së racionalizmit frëng me tezën e tij të njohur COGITO ERGO SUM (MENDOJ PRA, RROJ, EKZISTOJ). Dekartes me të cilën tezë të tij, të sapopërmendur më sipër “Revolucionin që do ta bënte Dekarti në filozofi dhe në shkencë, njëlloj si në shoqëri do të ishte një proces i dyanshëm, një proces mohues, i pastrimit të truallit, i larjes së llogarive me të kundërtën dhe një proces i kundërt, ai i krijimit dhe argumentimit të një filozofie të re, të një shkence të re”[1].
Shumë shkurt, qartë, thukët e shqip: “Dekarti në bazë të fakteve të përmendura, me padyshim dhe me meritë, në historinë e filozofisë njihet si themelues, pra i FILOZOFISË RACIONALISTE DHE SHKENCAVE MODERNE”[2].

Kjo, që posa u tha më sipër në mesin e përgjigjeve tuaja, do të ishte edhe kjo prof. Avni keq na keni kuptuar. Përgjigja ime do të ishte kjo po të nderuar keni të drejtë sepse nuk më keni kuptuar, prandaj edhe keni gabuar.
Kur është fjala te njohja, procesi i njohjes është po aq kompleks saqë dyshoj se dikush, sadopak që të jetë profesionalist, në kuptimin e mirëfilltë për këtë çështje, do të mund të japë një përkufizim afërsisht të saktë, për të mos thënë të saktë. Sepse procesi i të menduarit është po aq i ndërlikuar, i ngatërruar saqë shkenca deri më sot nuk e ka dhënë ndonjë mendim definitiv, në të vërtetë ç`është procesi i të menduarit. Kështu që sa herë që të jetë fjala për procesin e të menduarit, duke e thënë këtë në një kuptim sa më të gjerë dhe sa më të thellë të fjalës, me fjalën, termin, nocionin ose konceptin TË MENDUARIT duhet kuptuar aftësinë mendore për njohjen e çështjeve, të cilat duhet shqyrtuar për t`i njohur.

Kur është fjala për aftësinë mendore, nuk po e shoh një aftësi mendore të tillë konkretisht në fq. 6-7 të Abetares, me titull “NË SHKOLLË”. Ndërtesa e shkollës është e madhe, ua zvogëlon hapësirën nxënësve, sepse është asimetrike që duhet e kundërta. Nxënësit duhet të jenë të radhitur 1+1 d.m.th. dy nga dy, në çdo klasë, në ballë me kujdestarët mësuesit/set e ditës. Shikoni filmat klasikë sa bukur janë radhitur nxënësit. Në foton 6 dhe 7 forma nuk është në lidhshmëri dialektike me përmbajtjen.
Çështje e alfabetit, pra me fjalën, termin, nocionin ose konceptin alfabet duhet kuptuar tërësinë e germave të një gjuhe të caktuar. Kur është fjala për alfabetin e Abetares, në fq. 8 -9. Gjendet fjalia e pambaruar, sepse aty është subjekti, por jo edhe predikati. Prandaj, për të qenë fjalia e mbaruar dhe me kuptim (sepse kështu siç është nuk ka kuptim) duhet të jetë kështu: ALFABETI I GJUHËS SHQIPE. Mjeti Bubble nga një gjuhë e huaj (në këtë rast angleze) në gjuhën shqipe e ka kuptimin e fjalës Fluskë, përdorimi i saj në këtë rast në të vërtetë në fq. 8-9 të Abetares nga aspekti logjik gabimi sigurisht (nuk do të thotë se të gjitha janë të vërteta,sepse në çdo të vërtetë ka diçka jo të vërtetë dhe në çdo jo të vërtetë ka diçka të vërtetë) që nuk falet, sepse në rend të parë dhe para së gjithash, fëmijët atë mjet më me dëshirë do ta kishin përdorë për të luajtur, lozur, kuptohet në mes veti se sa “ngjit figurën e duhur” siç shkruhet në fq. 8-9, të Abetares. Është gabim logjik pra se në vend të fq. 8 - 9 të Abetares në vend se të ngjiten figurat në vendin e duhur, atyre u ofrohet mjeti i fluskës, sigurisht duke e pasur moshën e tyre për klasën e parë të arsimit të shkollës fillore më me dëshirë do të kishin luajtur në mes veti, duke u spërkatur në mes veti se sa atë ta kishin përdor, siç thuhet “me ngjit figurën e duhur”.

Prandaj, PROPOZOJ që në vend të faqes 8 – 9 të jenë dy faqet pa numër të Abetares, sepse kur fëmijët arrijnë te këto faqe do ta kuptonin më mirë qëllimin dhe porosinë e tyre.

Të vazhdojmë me Abetaren, pa hyrë në rubikonin e faqeve: 10, 11, 12, 13, ku ka mjaft paqartësi dhe gabime logjike, sepse fjalët aty – këtu janë radhitur në mënyrë jologjike. Ne këtë rast dhe për këtë rast dëshiroj që ta përmend vetëm një shembull më tipik, si veçori dalluese, e cila sipas aspektit të fleksibilitetit të gjuhës do të ishte në rregull, por në aspektin logjik jo, sepse nuk ka kuptim logjik:

Në faqen 48 dhe 49 të Abetares shkruhet: PO BIE BORË. Çka po bie, çka ka ra, pa ra diçka a mund diçka..., me siguri se jo. Pra, në vend se të shkruhet po bie borë, që është gabim logjik, duhet të thuhet, të shkruhet shkurt, qartë e thukët e shqip - B O R Ë P O B I E.

Para se të bëj fjalë për titullin në faqet 14 – 15 të Abetares “Loja me shkronja”, që në fillim dëshiroj, jo vetëm të theksoj, por edhe të potencoj, të vërtetën duhet thënë po të ishin aty dy faqet e fundit të Abetares, siç është thënë edhe më sipër, pa numër, në vend të faqeve 8 – 9 , me siguri do të ishte më e qartë dhe më e kuptueshme për t`i mësuar dhe për t`i mbajtur në mend germat e alfabetit të gjuhës shqipe, pra germat duhen të jenë me radhë. Sepse “Loja me shkronja” ose me germa janë sinonime, për çka edhe propozoj që në të ardhmen nëse duhet një lojë e tillë, pra me shkronja le të jetë loja me GERMA, sepse për moshën e nxënëseve të klasës së parë të arsimit të shkollës fillore “Loja me shkronja” ka kuptim më të përgjithshëm, siç do të thoshte nobelisti Einsteini nga shkenca e fizikës misterioze, se sa loja me germa, sepse loja me germa është më e qartë dhe më kuptueshme për t`i mbajtur në mend germat, për moshën e tyre. Për këtë shih: FGJSSH, ASH e Republikes së Shqipërisë, Tiranë, 1980, për germën në fq. 542 dhe për shkronjën, po, aty, fq. 1872.

Gjithashtu kur është fjala për fq. 14 dhe 15 me fjalët LOJA ME SHKRONJA. Të mos i ngatërrojmë dhe të mos t`i habisim fëmijët e kësaj moshe. A jeni konsultuar me ndonjë psikolog të njohur me vepra nga lëmi i psikologjisë, për fëmijë për psikologjinë e moshës së klasës së parë të shkollës fillore. E njëjta gjë vlen edhe prej faqes 18 -34. Që është dashur të kunsultohen me logjikanë, pedagogë, sociologë, me vepra të mirëfillta para së gjithash për moshën e klasës së parë të arsimit të shkollës fillore?

[1] Presheva Avni ,Revolucioni që revolucionarizon vetëdijen, f.212.

[2] Po,aty f. 212 -213.

Lexo edhe: Abetarja pa redaktor logjik si tuneli pa dritën kryesore (1)

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat