A është i mundur përparimi në negociatat Serbi-Kosovë?

Analiza

A është i mundur përparimi në negociatat Serbi-Kosovë?

Nga: Tena Prelec & Donika Emini Më: 28 janar 2023 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Më 23 janar, publiku serb dëgjoi një fjalim gati 1 orësh të presidentit të tyre, gjatë të cilit ai preku shumë çështje që i ka për zemër. Aleksandar Vucic e inkuadroi fjalimin në një mënyrë të tillë që të prekte akordet e duhura si për publikun e brendshëm, ashtu edhe për atë të jashtëm (“aleatët” perëndimorë).

Ai përshkroi një tablo dramatike, në të cilën Serbia shfaqet si viktimë e një komploti perëndimor, por edhe si i vetmja aktore konstruktive në dialogun Kosovë-Serbi. Ai përmendi gratë dhe pensionistët. Ndërsa u përfshinë rrëmujshëm edhe Noam Chomsky dhe SlobodanMilloshevic. 

Përfundimi: në dialogun Kosovë-Serbi, ka një kornizë të re e cila iu ‘imponua’ Beogradit, dhe Serbia duhet që të pranojë se ‘diçka’ në lidhje me Kosovën duhet të ndryshojë qasjen. Ne e kemi parë këtë skenë shumë herë: rritje e tensioneve, e pasuar nga deklarata të mjegullta të vullnetit të mirë dhe më pas një rikthim në statuskuo. 

Ka të ngjarë që ky skenar të ndodhë sërish, duke qenë se vazhdimi i destabilitetit u shkon për shtat të dy liderëve (Albin Kurti dhe Vucic). Për më tepër, edhe nëse “propozimi franko-gjerman” ende misterioz – “korniza e re” për të cilën aludoi Vucic – i bind 5 vendet e BE-së që nuk e njohin ende Kosovën si shtet që të ndryshojnë qëndrim, mbetet e pasigurt nëse Kurtido të pranojë ndonjë gjë që i ngjan një Asociacioni të Komunave Serbe, një nga dispozitat e marrëveshjes së vitit 2013, të cilën Kurti e ka kundërshtuar gjithmonë, dhe që për Beogradin mungesa e saj do të hidhte në erë të gjithë marrëveshjen.

Gjithsesi, ekziston mundësia që mosmarrëveshja mund të arrijë vërtet në një moment final. Skenari i sotëm i ngjan rritjes së tensioneve përpara një përparimi të mundshëm. Kjo ka ndodhur në dy raste të mëparshme: në vitin 2011, përpara se të niste dialogu i ndërmjetësuar nga BE, dhe në 2013-ën, kur një ngërç 6-mujor i parapriu Marrëveshjes së Parë mbi Parimet që orientojnë normalizimin e raporteve (e ashtuquajtura ‘Marrëveshja e Brukselit’).

Shpresohet që presioni i fortë si nga SHBA ashtu edhe nga BE, të mund të çojë në një marrëveshje që simbolikisht do të nënshkruhet në 10-vjetorin e Marrëveshjes së Brukselit. Për më tepër, meqë jo të gjithë në Bruksel e pranojnë hapur, Vucic ka të drejtë kur thotë se propozimi i ri franko-gjerman (që parashikon një zgjidhje më ‘gjithëpërfshirëse’ sesa procesi i udhëhequr nga Përfaqësuesi Special i BE-së) është bërë de facto një ‘kornizë e re’ për dialogun. 

Ky lloj ndryshimi është pranuar nga Kurti, pasi prej kohësh ai po synon të distancohet nga qasja e hapave progresivë në stilin e Brukselit, drejt hapave më të mëdhenj dhe më gjithëpërfshirës. Ndryshimi i tonit të Vucicmund t’i hapë rrugën nënshkrimit të një marrëveshje tjetër në Bruksel. 

Ky ndryshim i kursit dhe emergjenca e ripërtërirë për ta adresuar këtë çështje, po ndodh në një kontekst të ri gjeopolitik. Ndonëse shkaqet dhe dinamika e dialogut Beograd-Prishtinë është më e thelle dhe më të afatgjatë, kriza aktuale lidhet drejtpërdrejt me konfliktin në Ukrainë, në të paktën në tre mënyra. 

Së pari, për shkak të pushtimit rus të Ukrainë, Perëndimi ka qenë i vendosur të zgjidhë të gjitha ato çështje në të cilat ka “hapësirë ​​për ndikimin rus”, përfshirë atë të Kosovës. Kjo gjë ka sjellë disa pasoja të padëshiruara, pasi Beogradi dhe Prishtina filluan të bënin lëvizje taktike për të forcuar pozicionet e tyre negociuese.

Prishtina, duke refuzuar kompromise dhe duke provokuar në shumë fronte, dhe Lista Srpska (forca politike serbe e mbështetur nga Beogradi në Kosovë), duke u tërhequr nga institucionet e Kosovë. Ky tregim “muskujsh” shkaktoi reagime nga SHBA dhe BE në lidhje me domosdoshmërinë për t’i dhënë fund ciklit të destabilitetit dhe menaxhimit të krizave që vazhdon prej gati një dekade.

Së dyti, është bërë më i dukshëm presioni i Perëndimit ndaj Serbisë. Kur Vucic deklaron se Serbia nuk ka luksin të izolohet sepse do të bien investimet e huaja direkte (FDI), ai po e ripërdor temën e tij të vjetër të rrënimit ekonomik të Serbisë dhe rimëkëmbjes, që ka qenë një nga narrativat kryesore të fushatës së tij që nga ardhja në pushtet. 

Megjithatë, këtë herë ai e di se ky nuk është një kërcënim bosh: humbja e FDI-ve sidomos nga Gjermania, do të ishte një goditje e madhe për ekonominë serbe. Zbatimi përgjithësisht i suksesshëm i sanksioneve kundër Rusisë, tregon se Perëndimi nuk bën shkak kur kërcënon të mbyllë bizneset e tij me një vend aleat të Rusisë.

Dhe ky ndikim e forcon rolin dhe ndikimin e BE-së, veçanërisht në lidhje me Serbinë, gjë që shihet, të paktën sipas këndvështrimit të Prishtinës, në pozicionin më komod dhe më pak urgjent ndaj procesit të dialog në krahasim me Kosovën, funksionimi i brendshëm dhe fati ndërkombëtar i së cilës varet nga ky proces.

Së treti, Kurti e kuptoi se Beogradi gjendet në një situatë delikate për shkak të refuzimit të tij të vazhdueshëm për të mos iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe është përpjekur vazhdimisht ta provokojë Serbinë që kjo e fundit të reagojë ashpër, duke e paraqitur si luftënxitës çdo akt që vjen nga Beogradi. 

Provokimi me të shtënat armësh, apo një hyrje e paautorizuar e forcave serbe në Kosovë (ky i fundit një skenar jo realist), janë skenarë që do të çonin në ndërhyrjen perëndimore dhe rritjen e kontrollit mbi veriun e Kosovës nga Prishtina, duke vepruar brenda një “dritare mundësish” që do të ishte në disavantazh të Beogradit. 

Nga ana e tij, Vucic e justifikon me lehtësi mos–vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, me detyrimin për të bërë kompromise për Kosovën në kushtet e një publiku të pakënaqur. Kjo nxjerr në pah një keqkuptim tjetër të zakonshëm. Në mesin e analistëve, është bërë e modës të krahasohet roli i Serbisë në Kosovë me atë të Rusisë në Ukrainë, duke rritur oreksin e Beogradit për luftë. 

Edhe pse në përgjithësi është përhapur nga komentatorëtt pro-ukrainas, ky qëndrim është i gabuar, dhe tek e fundit çon përpara interesat e vetë Rusisë. Një tjetër konflikt në Kosovë, do të ishte shumë në interesin e Moskës, pasi do të shpërqendronte vëmendjen e Perëndimit. 

Nuk është çudi që dezinformatat e lidhura me Rusinë në lidhje me këtë çështje ta shtojnë rrezikun e luftës. Vucic e gjen edhe një herë veten në një situatë ku mund të përfitojë. Ai mund të jetë duke pritur me cinizëm që të dështojë marrëveshja. 

Megjithatë ai përfiton edhe nëse arrihet marrëveshja, pasi do të jetë në gjendje që ta quajë atë si një fitore në formën e një lloj Asociacioni të Komunave Serbe (që me siguri do të quhet ndryshe). Sa i përket lidershipit të Kosovës, tensionet në pjesën veriore të Kosovës e kanë shtuar edhe më shumë presionin ndaj Kurtit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. 

Ky mund të jetë kompromisi më i madh që do të bëjë Kurti, dhe trashëgimia e tij politike në Kosovë do të lidhet me krijimin e asosacionit, të cilin ai e ka refuzuar prej kohësh. Në rastin kur Kurti do t’i përulet Perëndimit, veçanërisht presionit të SHBA-së ndaj të dyja palëve për të nënshkruar një marrëveshje që vendos në tryezë anëtarësimin në OKB, ka shumë gjasa që Rusia të vendosë veton kundër, ose të paktën ta shfrytëzojë situatën për të tërhequr paralele me Ukrainën. 

Për arsyet e lartpërmendura, mungesa e stabilitetit në Kosovë i përshtatet Moskës. Sido që të jenë lëvizjet e radhës nga Prishtina, Perëndimi dhe pjesa tjetër, limiti gjeopolitik i Vucicbazohet përsëri në një përllogaritje që e lejon atë të arrijë imazhin e një fituesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat