Për shumë shekuj elita politike ballkanike më shumë kanë jetuar për t´u shërbyer klientelizmit të fuqive të mëdha sesa interesave të popujve e vendeve te tyre.
Ballkani është një rajon i vendosur midis Evropës Perëndimore dhe Lindore si dhe midis Kontinentit dhe Mesdheut. Ky Gadishull gjeostrategjik nuk i ka reshtur krizat në historinë e tij. Paradoksalisht shumë rajone të tjera kanë ardhur duke i zgjidhur krizat e duke krijuar stabilitet e prosperitet me zhvillimet historike, Ballkani ka ardhur duke i komplikuar krizat e tij deri në ditët tona. Thelbi i shkaqeve qëndron si brenda Gadishullit ashtu edhe jashtë tij.
Ballkani historikisht ka pasur probleme të brendshme si dhe ka qenë njëkohësisht edhe në qendër të interesave rivalizuese të të mëdhenjve të çdo kohe. E nëse fuqitë e mëdha historikisht kishin interesa rivalizuese të papajtueshme ndërmjet tyre përkundër Ballkanit, ballkanasve historikisht u pëlqente të bëheshin pjesë e klintelizmit të këtyre interesave konfliktuale.
Në analizën e fundit, për shumë shekuj elita politike ballkanike më shumë kanë jetuar për t´u shërbyer klientelizmit të fuqive të mëdha sesa interesave të popujve e vendeve te tyre. Produkti është “Ballkani fuqi baruti”.
Nyja e krizës Ballkanike fillon me procesin e rënies së Perandorisë Osmane, me ngritjen e interesave hegjemoniste të Carëve Rusë përkundër Evropës Juglindore dhe me gjallërimin e lëvizjeve nacionaliste shtet-formuese në Ballkan.
Historia problematike e Ballkanit datohet me nisjen e doktrinave nacionaliste shtet-formues. Autori është anëtar i New York Academy of Sciences, USA.
Nijazi Halili
New York Academy of Sciences