Shqiptarët brenda zonës Ballkanike të orientuar fuqishëm kah atltantzimi evro-perëndimor!

Analiza

Shqiptarët brenda zonës Ballkanike të orientuar fuqishëm kah atltantzimi evro-perëndimor!

Nga: Nijazi Halili Më: 1 maj 2023 Në ora: 09:37
Nijazi Halili

Shqipëria dhe viset shqiptare të pushtuara nga shtet fqinjë ecën nëpër një rrugë tjetër. Me gjithë pengesat, që nuk janë mënjanuar ende, sidomos rreth problemit të Kosovës, që formalisht ka shpallur pavarësinë, por de facto është ende protektorat nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, me vet lëvizjen e boshtit gjeopolitik të atlantizmit në drejtim të lindjes, shqiptarët në përgjithësi brenda  zonës Ballkanike janë orientuar fuqishëm kah atltantzimi evro-perëndimor.

Shqipëria tani është edhe anëtare e NATO-së  dhe të gjitha proceset i shpien shqiptarët e Ballkanit, pa marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhën sot, kah integrimi i brendshëm kombëtar dhe kah integrimi i përgjithshëm evropian brenda kuptimësisë së atlantizimit evro-perëndimor.

Prandaj, duke përfunduar këto  konstatime, shpresojmë se nuk është larg koha kur do të varrosën njëherë e përgjithmonë iluzionet e evroaziatëve të rinj rus për shqiptarët dhe Shqipërin evroazaitike, “pro-ortdokose”, për të cilën ata dëshirojnë që të mbetët përjetësisht në sferën e mbizotërimit të pansllavizmit ballkanik dhe prosovjetik ose edhe të shuhet tërësisht brenda federatës sllavo-ballkanike, që do të krijohej në boshtin Beograd-Sofije.

Fatbardhësisht për shqiptarët dhe për Shqipërinë (e sotme dhe të ardhme) koha e këtillë ka perënduar përgjithmonë. Autori është profesor në UNI-Universum International College, Prishtina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat