Ekonomia jonë e qëndrueshme

Analiza

Ekonomia jonë e qëndrueshme

Nga: Arben Kurteshi Më: 10 tetor 2023 Në ora: 12:06
Autori Arben Kurteshi

Diskutimi rreth mundësisë së një "kolonizimi të butë" të Kosovës është një përpjekje e kahershme dhe çështje komplekse, dhe është më se e rëndësishme të jemi shumë sy hapur mënyrën se si e trajtojmë atë.

Është e natyrshme që Kosova të kërkojë të zhvillojë ekonominë e saj dhe të ketë bashkëpunim ekonomik me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë. Por, është gjithashtu shumë e rëndësishme që këto marrëveshje të jenë transparente dhe të përfitojnë qytetarët e Kosovës.

Argumenti dhe këkesat e njerëzve me ndikim në vendin tonë (sikur në këtë artikullin e sotëm në NZZ) për ekonominë e lirë me fqiun veior dhe bashkëpunimin rajonal nuk duhet dhe nuk guxon të përdoret si maskë për ndërhyrje të papranueshme në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. 

Kemi detyrimin të mbrojmë këto vlera dhe të punojmë në interes të qytetarëve tanë.

Përpjekjet për të zhvilluar vendin ekonomikisht janë tepër të rëndësishme, por ato duhet të shoqërohen me përpjekje të njëjta për të ndërtuar institucione të forta dhe të thella demokratike. Vetëm kështu mund të sigurojmë një të ardhme të ndritur për vendin tonë.

Nuk guxojmë ne të orientohemi në mbështetje të një "kolonizimi të butë," të vendit duke krijuar „Open Ballkan“, „Ekonomi të lirë“ nga një shtet që nuk të njeh dhe përpiqet të na sundojë apo edhe „Mini shengen“, por ne duhet të fokusohemi në rritjen e cilësisë së arsimit dhe krijimin e kushteve të favorshme për investime të qëndrueshme. Zhvillimi ekonomik fillon nga brenda, dhe ne kemi kapacitetin të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Një gjë e rëndësishme për të pasur parasysh është se shteti ynë, që është ende i panjohur nga disa organizata ndërkombëtare, ka arritur rezultate të mrekullueshme në disa fusha, ndërkohë që është përballur me sfida të mëdha. Një shembull i qartë është Tajvani, i cili ka qenë i njohur vetëm nga disa shtete, por është një nga vendet më të zhvilluara në botë.

Pra, argumentet që lidhen me njohjen ndërkombëtare nuk duhet të na pengojnë të kujdesemi për zhvillimin tonë ekonomik dhe shoqëror. Është e rëndësishme të mos përdorim këto çështje si justifikim, demoralizim për moskujdesjen ndaj potencialit tonë për rritje dhe zhvillim.

Ndërtimi i një ekonomie të qëndrueshme kërkon përkushtim dhe veprime të vendosura. Zhvillimi ekonomik nuk varet vetëm nga faktorët ndërkombëtarë, por edhe nga angazhimi ynë për të ndërtuar një shoqëri të fortë dhe institucione efikase.

Në vend që të bëjmë viktimizim, duhet të bëjmë kurorëzim të mundësive që kemi. Zhvillimi ekonomik do të fillojë aty ku zemra dhe mendja jonë janë të përqendruara, dhe ne kemi aftësinë dhe vendosmërinë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për vendin tonë dhe qytetarët tanë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat