Akti terrorist i Hamas një përpjekje për të ndezur konflikt rajonal në Lindjen e Mesme

Analiza

Akti terrorist i Hamas një përpjekje për të ndezur konflikt rajonal në Lindjen e Mesme

Nga: JANI GJONI Më: 27 tetor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Po të hedhim një vështrim hartës gjeopolitike të botës sot, do të shohim zona me konflikte, rajone me tensione politike e sociale të rrezikshme të cilat historikisht kanë prodhuar shkatërrim, gjakderdhje, prishjen e sigurisë e stabilitetit në këto rajone dhe në botë.

. Lufta në Ukrainë ka hyrë në vitn e dytë të saj, ndonëse u mendua si si një veprim ushtarak i rrufeshëm me qëllim rrëzimin e lidershipit politik dhe ndërrimin e kursit të Ukrainës drejt aleances me Rusinë.

. Në Afrikë, grushtet e shtetit në Niger, Burkina Faso, Chad, Sudan, Mali, Guinea-Bisao, dhe Guinea, kanë përmbysur balancën politike dhe ekonomike me përzënien e influencës franceze dhe rritjen e ndikimit Rus e Kinez në këtë rajon të Afrikës.

. Në Kosovë u parandalua një veprimtari e rrezikshme që mund të çonte në konflikte ndëretnike në Ballkan, u bllokua në kohë.

. Taivani dhe Kina është një tjetër zonë e mbushur me tensione e ngarkesa ku Kina kërkon ribashkimin e ishullit si territor të saj. Cdo ditë rraportohhen lajme për konfrontime e provokime ekonomike, politike e ushtarake mdis tyre.

. Korea e Veriut me programin e saj bërthamor vazhdon të mbetet për një kohë të gjatë një problematikë e rrezikshme për rajonin e sigurinë globale.

. Irani me mbështetjen ndaj grupeve terroriste dhe programin e saj bërthamor cënon hapur paqen në Gjirin Persik dhe në tërë rajonin e Lindjes së Mesme.

. Lindja e Mesme do ta perifrazoja “kërthiza e konflikteve” për shkak të ngërthurjeve komplekse politike, ndëretnike, fetare, pretendimeve territorial, gjëndjes së rëndë ekonomike etje. Konfliktet dhe luftërat mes shteteve e kombeve, grupeve fetare e nacionale kanë prodhuar një tension permanent rajonal e global. Konflikti Izraelito Palestines është një plagë e hapur dhe si e tillë i konvergon të gjitha këto përplasje interesash, ajo gjithnjë është përdorur e po përdoret nga aktorë rajonal e global.

Akti terrorist i kryer nga Hamas më 7 Tetor, 2023 rindezi përsëri këtë rajon delikat, duke shkaktuar më shumë viktima në njerëz e material. Ajo që bie në sy është se në anën palestineze nuk u dënua ky akt terrorist, por u justifikua si një shpërthim i shtypjes, izolimt e pushtimi të Izraelit për një kohë të gjatë. Shprehja më e përdorur nga krahu palestinez është “jemi kundër dhunës ndaj civileve nga të gjitha anët” duke nënkuptuar Izraelin si terrorizëm shtetëror, por nuk kanë kurajo për të dënuar Hamasin në këtë akt të pastër terrorist. Shtete si Irani, Siria dhe Libani e përgëzuan dhe e mbështetën sulmin e Hamasit me entuziazëm, por duke deklaruar njëkohësisht se nuk kishin dorë në organizimin, ndihmën dhe përgatitjen e tij. Shtetet e tjera të rajonit si: Egjipti, Jordania, Arabia Saudite mbajtën një qëndrim më të kujdesshëm por qartazi në anën palestineze.

Në këtë paraqitje globale me tensione e konflikte të rrezikshme ngrihet pyetja: Kush përfiton?

Në mes të këtij kaosi global, padyshim Rusia është përfituesja kryesore. Ajo direkt ose indirekt ka mdikuar të ndezë flakën e konflikteve në këto pika të nxehta per të tërhequr vëmendjen e opinionit publik nga lufta e saj aktuale me Ukrainën. Nga gjarja e 7 Tetor në media, vështirë të gjesh ndonjë lajm për luftën në Ukrainë, i tërë fokusi i tyre dhe opinionit publik botëror është përqëndruar në luftën e re Izrael – Hamas. Për më tepër, kjo situate e re, i ka detyruar Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore të investohen për ruajtjen e sigurisë globale në dy ose me shume konflikte në të njëjtën kohë. Kjo ndihmon Rusinë, i jep mundësinë Putinit të rrisë prezencën dhe ndikimin saj në skenën botërore, si dhe të imponojë rolin e saj si faktor i rëndesishëm në zgjidhjen e konflikteve. Nga njëra anë Putini i fryn zjarrit dhe nga ana tjetër kerkon të jetë zjarrfikesi i tyre.

Histori e shkurtër e çështjes palestineze

Pas shpalljes së shtetit të Izraelit në vitin 1948, një luftë e madhe filloi midis shtetit të ri Izraelit, dhe vendeve arabe fqinje. Kjo luftë solli largimin e një numri të madh të popullit palestinezë nga trojet e tyre, si dhe vendosi krijimin e kufijve të rinj, të cilat hapën epokën e tensioneve të vazhdueshme midis tyre.

Lufta e vitit 1967 e njohur edhe si Lufta e Gjashtë Ditëve, përfundoi me fitoren e Izraelit dhe humbjen spektakolare të koalicionit të vendeve arabe e cila solli zgjerimin e mëtejshëm të Izraelit në territore të reja, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor. Kjo është e rëndësishme për konfliktin, pasi ka lënë Palestinën të ndarë dhe territorin e saj të pushtuar.

Një nga zhvillimet më të rëndësishme në marrëdhënien mes Palestinës dhe Izraelit erdhi në vitin 1988, kur PLO, nën udhëheqjen e Yasser Arafat, njohu zyrtarisht shtetin e Izraelit dhe PLO u përjashtua nga lista terrorizmit. Ky zhvillim ishte një hap i rëndësishëm që hapi rrugën për bisedime të ardhshme midis tyre.

Në vitin 1993, Izraeli dhe PLO nënshkruan Marrëveshjet e Oslo-s, një seri marrëveshjesh që caktuan një kuadër për vetqeverisjen palestineze në pjesë të Bregut Perëndimor dhe Gazës. Kjo shënonte fillimin e një proçesi paqësor që synonte zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez përmes bisedimeve.

Vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë tentuar të japin ndihmën si ndërmjetësues midis Izraelit dhe palestinezëve. "Zgjidhja me dy shtete" mbetet një qëllim i zakonshëm ndërkombëtar për zgjidhjen e konfliktit, por arritja e një marrëveshje paqësore të qëndrueshme ka qenë e vështirë. Nderkohë po artikulohet edhe bashkimi në një shtet të vetëm nga ana e palestinezeve.

Bregu Perëndimor është nën kontrollin e Autoritetit Palestinez, i cili është një qeveri e përkohshme autonome palestineze. Kjo zonë është ndarë nga Gaza dhe është e qeverisur nga Fatah, grupi rival i Hamas. Megjithatë, disa pjesë të Bregut Perëndimor janë ende nën kontrollin e Izraelit. Konflikti dhe statusi politik i Bregut Perëndimorit mbeten burim tensionesh dhe debatesh ndërkombëtare.

Hamas mori kontrollin në Gazë më 15 qershor 2007, pas një përplasje midis Hamas dhe Fatah, grupi tjetër palestinez rival. Pas kësaj date, Gaza është qeverisur nga Hamas dhe është e njohur si një entitet i pavarur, ndryshe nga Bregu Perëndimor i qeverisur nga Fatah.

Hamas konsiderohet një organizatë terroriste nga disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Bashkimin Evropian dhe të tjerët. U themelua në vitin 1987 dhe është një grup militant palestinez, një lëvizje fetare muslimane me synime politike. Ajo përbëhet nga krahu politik dhe krahu ushtarak, Hamas mban në administrim gjithë hapësirën publike dhe ka siguruar një mbështetje të gjëre me popullin e Gazes. Hamas ka qenë i përfshirë në konflikte me Izraelin dhe është i njohur për përdorimin e dhunës ekstreme, është përfshirë në një mori aktesh terroriste.

Situata në Gazë, ku Hamas është autoriteti i vetem qeverisës, është komplekse dhe ka qenë burim konflikti të vazhdueshëm dhe debateve ndërkombëtare.

Që nga viti 2007 Hamas ka marrë ndihma dhe mbështetje të gjithanëshme për tu përgatitur e ngritur si forcë terroriste nga Irani, Rusia, Siria, Libani, e një sërë vëndesh të tjera. Me këtëo ndihma Hamas ka armatosur një forcë paramilitare të konsiderueshme, si dhe ka ndërtuar një infrastrkcture komplekse organizimi; rrjet të gjërë tunelesh për strehim, komunikim, manovër te trupave. Flitet se shtirrja e këtyre labirintheve nëntokësore ështe rreth 400 km.

Gjithashtu ka keqpërdorur ndihmat e komunitetit ndërkombëtar për qëllimet e saja terroriste e politike. Hamas ka ushtruar një presion të madh pikologjik me propogandë e frikë të vazhdueshme, me akte dhune permanente duke arritur të krijojë në popull mentalitetin e turmës. Popullsia e Gazes është kthyer në një masë e verbër e kontrolluar dhe e dirigjuar plotesisht prej tyre. Lidershipi i Hamasit jeton dhe drejton nga kryeqyteti i Qatarit, Doha, në mes të lluksit të krijuar në mënyrë kriminale.

Një ngjaje e rrezikshme për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjërë. Lufta Izrael – Hamas

Sulmi terrorist i kryer nga Hamas me 7 Tetor, 2023, një ditë feste fetare për Izraelin, ishte i befasishëm, i mirëorganizuar dhe përgatitur me kujdes. Goditja u krye në shumë drejtime, nga toka ajri dhe deti, në të njëjtën kohë, të koordinuara me sukses duke e kapur plotësisht në befasi Izraelin. Kjo ditë ishte edhe 50 vjetori i sulmit të Egjiptit kundër Izraelit më 1967.

Rreth orës 6:30 a.m. grupi palestinez islamik Hamas ka hapur zjarr me një breshëri raketash e predhash në Izrael. Hamas deklaroi se kishte hedhur 5,000 raketa në valën të pare të goditjes. Forcat ushtarake të Izraelit thanë se janë hedhur 2,500 raketa.

Harta e veprimeve luftarake të Hamasit dhe Izraelit

Vala e fuqishme me raketa shërbeu si mbulim e mbeshtetje për infiltrimin spektakolar të paparë ndonjehere ne shumë drejtime të luftëtarëve të Hamas. Sipas ushtrisë izraelite kalimi i kufirit nga trupat sulmuese u realizua në orën 7:40 a.m.

Forca kryesore e paisur me motorbike, makina te llojeve te ndryshme, depërtoi nga toka duke thyer pengesat e sigurisë tokësore (gardhin me tela, barrierat e betonit dhe ato të kombinuara) që ndanin Gazën nga Izraeli. Janë filmuar forca special duke kaluar barrirën kufitare nga ajri me (Power Glider) dhe nga deti me motorbarka te shpejta në veri te kufirit.

Sulmi u drejtua kryesisht kundër zonave të banuara në afërsi të kufirit, me objektiv vrasjen e civileve pa asnjë dallim, femije burra, gra, të moshuar, si dhe rrembimin e sa me shumë pengjeve. Gjatë sulmite u goditën edhe disa njësi ushatrake , policore dhe kufitare të Izraelit.

Hamas ka deklaruar se sulmi i tyre ishte një përgjigje ndaj bllokadës së Gazës, kundër ndërtimit të vendbanimeve izraelite, dhunës së banorëve izraelitë ndaj atyre palestinezë dhe kufizimeve të lëvizjes mes Izraelit dhe Gazës.

Nga ky sulm terrorist u vranë më shumë se 1,400 civilë dhe u morën peng më shumë se 200 vetë. Kjo ngjarje është cilësuar si më e rënda që ka pësuar Izraeli ndonjëherë dhe është krahasuar me 11 Shtatorin në USA.

Po përse sulmoi Hamasi?

Deklarata publike e tyre është fasada për të justifikuar aktin terrorist në sytë e palestinezëve si një kundërpergjigje ndaj Izraelit.

Një nga qëllimet e tyre ishte të bënin sa më shumë dëme, vrasje e tmerr, të filmuara edhe nga vetë terroristët, për të demonstruar një shëmbull në botën arabe dhe në tere popullsine muslimane se Izraeli mund të goditet dhe gjakoset me veprime të ashpra duke thyer .mitin e krijuar për pathyeshmërinë e ushtrisë dhe inteligjencës Izraelite.

Hamas e ka të pamundur të realizoje ëndërrën palestineze për shfarosjen e Izraelit nga territoret aktuale, këtë ata e dinë mjaft mire, historia dhe realiteti është i qartë për këdo. Të dy palët janë të detyruar të pranojnë ekzistencën e njëri – tjetrit. Ata e dinin se si do të rreagonte Izraeli – sa më shumë viktima, aq më e fortë do të jetë kundërpërgjigja e Izraelit.

Duke qenë një levizje islamike Hamas nuk ka ndonjë axhendë nacionaliste, ata nuk kanë treguar ndonjë përgjegjësi për jetën e popullit palestinez. Humbjet që do të krijohen gjatë konfliktit në njerëz e materiale, Hamas do ti përdorë si pjesë të propogandës për të nxirë imazhin e Izraelit dhe fituar mbështetje në publikun e gjërë boteror, i cili është shumë i ndjeshëm ndaj viktimave të shumta të civilëve të pafajshëm. Pamje të tilla u shfaqen që në ditën e parë të kundërpërgjigjes Izraelite.

Një gjë është e sigurtë se çështja e Palestinës – krijimi i shtetit të panvarur - është larguar nga axhenda ndërkombëtare e kombëtare, ajo është zëvendësuar me luftën kundër terrorizmit palestinez. Më shume se kaq dëm nuk mund të bënte askush tjetër, vetëm ata që janë të interesuar për ta shfrytezuar këtë rajon në mënyrë permanente në interes të qëllimeve të tyre.

Kundërpërgjigja e Izraelit

Izraeli shpalli gjëndjen e luftës si shtet e komb, nga 300,000 rezervistë qe kërkoi nën armë 360,000 ju përgjigjen thirrjes së atdheut për luftë, ata erdhën brënda një jave nga tërë anët e botës, plus forcën aktive me më shumë se 150,000 ushtarakë.

Kjo situatë krijoi një unitet kombëtar, politika ndaloi përlplasjet e brëndshme dhe krijoi qeverinë e përbashkët, morali i lartë mobilizoi tërë popullin në mbështetje të qeverisë dhe forcave të armatosura.

Pro Izraelit u krijua një përkrahje dhe mbështetje ndërkobëtare e fuqishme në të gjitha aspektet, ekonomike, politike, publike, ushtarake etje.

Objektivi startegjik i Izraelit u deklarua të shfarosi përgjithmonë Hamasin si forcë dhe të mos ketë asnjë mundësi të egzistojë.

Plani ushtarak ka marrë në konsideratë minimizimin e dëmeve kolaterale dhe në këtë aspect, në planizimin operacional Gaza është ndarë në dy sektorë – Veri dhe Jug. Popullsia është lajmëruar të zhvendoset drejt zonës së Jugut. Ushtria do të ndërhyjë fillimisht në Veri dhe mbasi të bëjë likujdimin e Hamasit në këtë sector, do të vijohet në të njëjtën mënyrë edhe në Sektorin e Jugut.

Sulmi tokësor ende nuk ka filluar, ndoshta akoma duhet kohë për përgatitjen e ndërhyrjes ushtarake me forca në Gaza. Ndoshta, Izraeli bën më shumë kujdes të mos krijojë shakaqe që ky konflikt të përhapet në rajon.

Roli i USA në këtë konflikt

USA pati një reagim të menjëhershëm në krah të Izraelit duke ofruar mbështetje të pa kufijshme.

Duke përdorur një gjuhë dhe veprime politike të kujdesshme për të minimizuar sa më shumë viktimat në popullsinë civile.

Gjithashtu u ka bërë apel të gjitha palëve të përmbahen për të mos përhapur konfliktin në rajon.

Ushtarakisht ka vendosur në rajon dhe përreth tij, asete të fuqishme si garanci për sigurinë dhe ndërhyrje në rast nevoje. Më domethënëse janë dy grupet e forcës detare me aeroplanmbajtëset G. Ford dhe Aizenhauer.

Cila është e ardhmja e kauzës palestineze dhe e gjithë rajonit pas eleminimit të Hamasit nga skena? Cilat janë disa nga alternativat e saj?

. Një pushtim i përkohshëm nga Izraeli derisa të krijohet stabilitet i brendshëm në Gaza.

. Mbikqyrje nga Egjipti deri në mëkëmbjen e stabilitetit në Gaza. Kjo ka ndodhur edhe më parë.

. Mbikqyrje e një koalicioni vëndesh muslimane

. Mbikqyrje ndërkombëtare me anën e forcave të Kombeve të Bashkuara (UN)

C’është kjo luftë në Lindjen e Mesme dhe pse tani? - bëhet përsëri pyetja

Padyshim ishte një përpjekje pëer të krijuar destabilizim, për të prishur balancën dhe sigurinë globale. Faktorët dhe aktorët më të interesuar në këtë konflikt janë: Rusia me e interesuara, Iran, Siri, Liban, Korea e Viriut, si dhe grupet e ndryshme terroriste Hejzbollah, ISIS, Al-Qaeda, etje.

Ndonëse ky konflikt është akoma në zhvillim përballja midis perëndimit, vlerave demokratike, shoqërisë së hapur, demokracisë kundrejt terrorizmit, regjimeve autoritare, e diktatoriale është një betejë e hapur dhe me ngarkesa të rrezikshme për sigurine dhe prosperitetin botëror.

Garancia e vetme në këtë situatë janë vlerat e larta dhe të fuqishme të qytetërimit perëndimor të cilat disa herë e kanë shpëtuar njerëzimin nga humnerat e ideologjive dhe forcave të errëta në shekullin e kaluar. Këto vlera humane e demokratike nuk duhen marrë si dhurate nga qielli, por duhet punuar e luftuar për ta çdo ditë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat