Jetojmë në botën moderne ose bashkëkohore të mikrosofëve, mikroçipëve , softuerëve dhe laserëve të ndryshëm digjital, solar ose super elektronik.
Mbase në "epokën e re" të "supermenëve" të ndryshëm industrial dhe teknologjik!
Për të mos thënë këtu në "epokën e sofistikuar" dhe "ultramoderne" të "njerëzve robot" ose "njerëzve makinë" ?!
Ndaj, kush e di në kemi të bëjmë kësaj radhe me skenarë të ndryshëm orvelian?, me "ripushtim të sofistikuar" ose "ultramodern" nga ana e "mbinjerëzve" ose "supermenëve" të ndryshëm ushtarak, industrial, teknologjik dhe ekonomik të globit që në total nuk përbëjnë madje as 5 % të popullsisë së gjithmbarshme të tokës ose planetit tonë?, me "blasfemi të re" shkencore, industriale dhe teknologjike? , me "inteligjencë të kristalizuar", "solare "ose "galaktike" ?, me ´dashuri, bukuri, hyjni ose profeci ´ të panjohura krijuese, zbuluese, shkencore, industriale dhe teknologjike që e prekin dhe arrijnë vazhdimisht të lartën ?, apo me çfarë ( me çka )...?!...
Dhe, kjo aq me tepër duke menduar dhe reflektuar në këtë kohë dhe botë të sofistikuar dhe ultramoderne ku mendja, shpirti, besimi, reliktet, simbolet, kostumet, flitë, altarët ose sakramentët e ndryshme të besimit të dikurshëm njerëzorë ose qytetarë, sikur janë bartur dhe transformuar ("konertuar") në softuerët, laserët, mikrosofët ose mikroçipët e sipërpërmendur industrial ose teknologjik. Përkatësisht, në "njerëzit robot" ose "njerëzit makinë"?! Kush e di???!
"Zoti për njeriun e ngritur, të ditur dhe ekselent në kuptimin e plotë të fjalës është vetëm ´një princip i lartë" jo substancial", do të thoshte dikur Baruch de Spinoza., duke pleduar dhe besuar kështu në mendjen (logjikën) dhe shpirtin e njohur krijues dhe inovatorë. Në unin e pastër, të shëndetshëm , të ndërgjegjshëm dhe praktikë.
Ndaj, gjithnjë sipas Spinozes etj. : Duhet besuar dhe reflektuar ne ´epokën e re´ të dritës, arsimimi, edukatës, kulturës, etikës, estetikes, rezonancës, performanses dhe emancipimit te gjithmbarshëm njerëzor ose qytetar. Në arritjet dhe përparimet e vazhdueshme të arsimit, shkencës dhe teknikës.
Duhet besuar dhe reflektuar një trohë me thellë në ´tregun global ‘të vlerave, kulturave, resurseve dhe kapitalit botërorë.
Në integrimet e njohura kontinentale dhe interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal ku njerëzit, popujt, kulturat dhe vendet e ndryshme gjithandej globit vazhdojnë të bëhen gjithnjë e me të afërta dhe sekulare me njëra tjetrën falë pikërisht arritjeve dhe përparimeve të lartpërmendura shkencore, industriale dhe teknologjike në njërën anë, gjegjësisht, integrimeve të mësipërme kontinentale ose interkontinentale në anën tjetër.
Kjo pavarësisht krimit të organizuar, korrupsionit, prostitucionit, homoseksualizmit, depresionit, privimeve ose stratifikacionëve të fluidshme dhe tepër hektike të kapitalit dhe pronës së gjithmbarshme shoqërore ose qytetare nga ana e "eminecave gri" ose "par-exelencave" te ndryshme shtetërore, qeveritare, politike, industriale, ekonomike etj.
Pavarësisht destruksionëve, dekonstruksionëve, paradokseve, turbulencave, anomalive dhe patologjie të tjera individuale ose kolektive të mbiquajtura dhe paramenduara si një "sëmundje e re" e shekullit në kohërat e sotme post moderne ose ultramoderne të robotizmit dhe kompjuterizimit të lartpërmendur industrial dhe teknologjik.
"Deus Sive Maschinae" apo "Amor Dei Intelectuallis"?
Si tani e afro 2OO vite me herët, përkatësisht në tetor të vitit të largët 1844: Në qytetin e vogël Rancken- afër Lajpcigut(Leipzig) në Gjermani :lindi njeri prej mendimtarëve dhe filozofëve merr të rëndësishëm, me kontraverz dhe me karisnmatik në historinë e përgjithshme të mendimit dhe filozofisë botërore-Fridrih Niçëja. I njohur dhe mbiquajtur përndryshe asokohe si "arkitekti" ose "instruktori i harlisur" dhe kryesor i "mbinjeriut" dhe "profeti i madh" i "Anti-Krishtit" !(...).
Se këndejmi, edhe përkundër asaj se historisë së përgjithshme të filozofisë ose mendimit të gjithmbarshëm shkencorë dhe filozofik; që nga atika e largët dhe gjer me sot nuk i munguan si të thuash kurrë emrat, veprat dhe personalitetet e njohura si ato të Sokratit, Platonit, Aristotelit, Senekës, Tacitit, Konfuqit, Hegelit, Kantit, Dekartit, Spinozës, Veberit, Lokut, Leibnicit, Sen Simonit etj. Megjithatë, në këtë sfond si duket askush me shumë se sa Niçëja nuk pati ndikime, influenca dhe reflektime të ndryshme (eksterne dhe eksplikative) në zhvillimin, evolucionin, detërminizmin dhe definimin e përgjithshëm dhe substancial të mendimeve, koncepteve ,ideve, pikëpamjeve dhe ´formulimeve të reja´ diskursive dhe dialektike në kontekstin e njohur të filozofisë së përgjithshme-praktike dhe asaj analitike ose linguistike.
Duke i shpërthyer dhe tejkaluar në këtë sfond madje, edhe ´limitët´ ose kornizat e njohura shkencore ose akademike të lëndës dhe materies së njohur të filozofisë, si dhe duke i vërë ( vënë) në lëvizje dhe funksione të ndryshme impulsive ,funksionale, aksionale, dialektike, organike, diakronike, empirike, determinante, paradigmatike dhe tepër dinamike edhe shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe akademike si artin, kulturën, letërsinë, historinë, politikën, etikën, estetiken, antropologjinë e përgjithshme fetare dhe socio kulturorë dhe kështu me radhë.
Kjo sidomos gjatë viteve të njëzeta dhe të tridhjeta të shekullit të kaluar (XX)-të njohura ,mbiquajtura dhe paramenduara asokohe si "vite të dritës" dhe të "shpresës" e të ngjashme.
Mbase, gjithnjë fjala mbi ´epokën e re´ të edukatës, kulturës, emancipimit, etikës, estetikës dhe disiplinës së gjithmbarshme shkencore dhe akademike , gjegjësisht, mbi rolin, ndikimet, impulset dhe reflektimet e shumta dhe të shumëfishta të veprës dhe personalitetit të njohur ( te jashtëzakonshëm) të Fridrih Niçës në strukturat, superstrukturat ose elitat e ndryshme intelektuale,kulturore dhe politike të kontinentit të vjetër evropian dhe më gjerë.
Në këtë frymë admirimin, fascinimim dhe mrekullinë e tyre të përgjithshme para veprës dhe personalitetit të jashtëzakonshëm të Fridrih Niçës atëbotë e shfaqen dhe pranuan hapur ose botërisht figura dhe personalitete të njohura të artit, kulturës, letërsisë, politikës dhe filozofisë së përgjithshme botërore ose ndërkombëtare si Rime, Valeri, Prusti, Hjustoni, Frommi, Adorno, Stjuartri, Horkhajmeri, Çembërleini, Shtrezemani, Klemanso, Orlando, Vilsoni, Stalin, Hitleri, Musolini dhe shumë e shumë të tjerë.
Ndonëse, secili prej tyre në forma, stile, parafytyrime dhe profile të ndryshme emocionale, impresive, spirtualiste, sociale, societale, filozofike, etike, politike, empirike, funksionale,aksionaliste etj. etj.
Kjo në radhë të parë për faktin se në jetën ,botën, veprën dhe personin (personalitetin) e jashtëzakonshëm dhe tepër kontrovers e karismatik të Fridrih Niçës.: Duket se atëbotë shpalosej dhe shfletohej vazhdimisht një "kozmos" ose ´univers i pafund ´ idesh, pikëpamjesh, mendimesh, tundimesh, përsiatjesh, reflektimësh, konceptesh ,vizionesh dhe formulimesh të larmishme filozofike dhe sociopsikologjike ..të cilat në instancë të fundit ishin "derivate" ose "artikuj të brendshëm" shpirtëror , emocional , sociofizik dhe socio psikologjik që duhej t´i ushqenin dhe plotësonin paksa nevojat dhe kërkesat e njohura objektive dhe subjektive të qarqeve, strukturave, superstrukturave ose ´elitave ‘të ndryshme kulturore, politike, intelektuale ose akademike në Evropën e asokohshme dhe më larg. Elitat ose "par-exelencat" ndryshme pushtet mbajtëse ose politike sidomos.
Ndaj, mu për këtë shkak: jeta, vepra dhe personaliteti i përgjithshëm i Fridrih Niçës nuk mund të kuptohen dhe akceptohetn në tërësinë ose plotninë e preferuar pa i njohur, studuar dhe analizuar shkaqet, faktorët dhe rrethanat e ndryshme objektive dhe subjektive (determinante, simbolike,impulsive, reflektive, paradigmatike dhe të tjera..) në të cilat lindi , jetoi dhe veproi Fridrih Niçëja. Gjegjësisht, kohën, jetën, botën, natyrën dhe ambientin e tij jetësorë, shoqërorë, dhe shkencor së bashku me stilin, edukatën, kulturën, mentalitetin, temperamentin dhe testamentin e njohur krijues meta estetik dhe meta filozofik të Fridrih Niçës që në disa raste i shpërthen dhe tejkalon kufijtë ose kornizat e lartpërmendura intelektuale, shkencore se akademike.
Se këndejmi, i frymëzuar dhe ndikuar paksa nga letërsia klasike., përkatësisht, nga mitët, eposet, legjendat, dramat, baladat dhe tragjeditë e ndryshme- Antike në njerën anë, si dhe nga qëndrimet dhe pikëpamjet e njohura filozofike dhe metaestetike të Artur Shopenhauerit dhe të tjerëve në anën tjetër: Fridrih Niçëja që në moshë të re, gjegjësisht, si student (dikur edhe si profesor universiteti i lëndës së teologjisë, filozofisë , letërsisë dhe gjuhëve të lashta-klasike në Universitetin e Lajpcigut etj.): Do i bashkohej Shopenhauerit dhe filozofëve tjerë në "luftën" ose ´konfliktët ´e tyre konceptuale dhe ideologjike-kundër Hegelit dhe bashkëmendimtarëve të tij "transcendental" dhe idealist. Duke u përpjekur dhe angazhuar asokohe për një botë të shkëputur dhe të çliruar një trohë nga "rrjeti i dendur" i "mërimëngës së madhe" të antagonizmave, mospajtimëve, divergjencave , disonancave dhe diskrepancave të ndryshme fetre, kulturore, klasore, sociale, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në mes "botës klasike" dhe asaj moderne ose bashkëkohore në kontekstin e përgjithshëm ose multidemenzional të filozofisë së përgjithshme teorike dhe asaj praktike.
Duke e vërë theksin në Faljen ose Pajtimin e koncepteve, pikëpamjeve, ideve, modeleve sistemeve, rregullimeve ose formulimeve të ndryshme fetare, kulturore, sociale, politike, historike, filozofike dhe të tjera të cilat, gjithnjë sipas Niçës ishin ose janë ´elemente´ ose instrumente´ të fuqishme dhe imperativë , gjegjësisht, historike dhe dialektike në ngritjen dhe sendërtimin e strukturave ose superstrukturave (elitave) të reja shoqërore, qytetare, kulturorë dhe politike në çdo kohë dhe hapësirë.
Një digresion:
Siç dihet: në periudhën e njohur të Humanizmit dhe Renesansës , pos tjerash kishin filluar edhe arritjet dhe përparimet e njohura matematikore ose aritmetike me anë të të cilave Galileu i famshëm dhe Koperniku, me në fund do të mund të pohonin të shpënguar dhe pa frikë asokohe se: “Libri i Natyrës" megjithatë është shkruar dhe formuluar me gjuhën dhe formulat e njohura matematikore ose aritmetike.
Duke pleduar kështu në "Matematikën Universale" dhe "Gjeometrinë Analitike" të Rene Dekartit dhe bashkëmendimtarëve të tij të shumtë në këtë kontekst. Respektivisht, në historinë, filozofinë dhe fenomenologjinë e njohur të shpirtit dhe natyrës sipas Hegelit, Kantit, Husserlit dhe të tjerëve. E sidomos në logjikën e njohur racionale, shkencore dhe metodologjike të zbulimeve të njohura shkencore, industriale ose teknologjike sipas Kuhnit, Popperit dhe filozofëve ose mendimtarëve tjerë në këtë sfond - që janë në funksion të studimeve, analizave, reflektimeve dhe përsiatjeve të mësipërme etike dhe meta estetike.
Ndërkohë që arritjet dhe përparimet e njohura industriale dhe teknologjike(duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturit "njerëzit robot" ose "njerëzit makinë"!) në instancë të fundit janë pikërisht logjika, intuita, imagjinata, fantazia dhe ajo "profecia" e njohur filozofike dhe meta estetike e Fridrih Niçës, e shrehur dhe formuluar asokohe në kader të "mbinjeriut" të tij?!
Apo: mos ndoshta bukuria, dashuria, profecia dhe hyjnia e mësipërme krijuese dhe metaestetike që e prekin dhe arrijnë vazhdimisht të lartën?!
Për fund:
Sidoqoftë, me fjalën ose nocionin e njohur filozofi në radhë të parë i nënkuptojmë respektin, mirëkuptimin, dashurinë, devocionin dhe përkushtimin tonë me të thellë (fundamental ose substancial) ndaj fillimit( jetës), ndaj dijes (diturisë), ndaj qenjes, krijesës, natyrës, materies dhe ekzistencës sonë në këtë botë të përhershme ose të përbotshme.
Kur kemi lindur ose kur kemi ardhur dhe jemi krijuar në këtë botë ose mbi këtë tokë nuk ka ka pyetur askush. Apo ?!..
E njëjta do vlei edhe kur do ndahemi ose shkëputemi një ditë nga ky proces i pandryshuar dhe tepër harmonik i ligjeve të njohura hyjnore dhe natyrore.
Ne jetojmë në diversitete të ndryshme dhe polaritet. Duke i nënkuptuar këtu polin dhe antipolin.
Pa lindje nuk ka vdekje. Pa vdekje nuk ka lindje. Pa ribërje nuk ka shpërbërje ose pa shpërbërje nuk ka ribërje, pa fillim nuk ka fund, nuk ka mbarim, pa mbarim nuk ka fillim dhe kështu me radhë.
Të vdesim duke jetuar apo të jetojmë duke vdekur ? Kjo është mbase pyetja ose dilema kryesore në një botë të fluiidshme, furioze, hektike, eklektike dhe tepër turbulente çfarë e kemi sot.
Të reflektojmë së bashku për disa çaste në parashtesën e njohur filozofike "Filo-s" dhe ndajshtesën e saj "s-ofia" që mbi të gjithat e nënkuptojnë fillimin, jetën, qënjen, materien, krijesën, ekzistencën, përvojat e përgjithshme, aftësitë, mundësitë ose potencialet tona objektive dhe subjektive. Gjegjësisht, afinitetet ose shkathtësitë tona në kuptimin e plotë të fjalës dhe nocionit të përgjithshëm të Filozofisë si shkencë ordinare ose universale.
Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe nevojat dhe kërkesat tona objektive dhe subjektive së bashku me përvojën, praktikën e përgjithshme dhe teorinë.
Në këtë frymë pra: Filozofia në radhë të parë është shkenca e njohur(universale) mbi rendin e natyrshëm dhe ordinarë ( "Filozofia est sciencia universalis ordinis naturalis" ).
Pa i harruar kurrë në këtë suspekt edhe degët ose disiplinat tjera shkencore ose filozofike si ontologjia, epistemologjia, gnoseologjia, metafizika, antropologjia, logjika, etika, estetika etj. etj. Akëcila ose secila prej tyre me tiparet, specifikat dhe karakteristikat e njohura shkencore dhe metodologjike.
Shih për këtë :në varësi (varshmëri) , përputhshmëri ( pajtueshmëri) dhe rezonance të plotë ekskursive dhe diskursive me marrëdhëniet ose raportet e lartpërmendura në relacionin ose dimensionin e njohur njeriu- jeta (fillimi)-mendja(logjika)-qenja-krijesa-materia-ekzistenca etj. I kemi edhe ato Dy Drejtimet ose Orientimet e njohura politike dhe filozofike. Përkatëesisht, Drejtimin Materialist dhe Drejtimin Idealist ( lëxo: Materializmin dhe Idealizmin) që janë në funksion të "luftërave" ose konflikteve ( por edhe të faljeve ose pajtimeve ) të ndryshme klasore, sociale, politike, partiake, fetare, kulturore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë e ndryshme njerëzore ose qytetare kudo në botë.
Në këtë kuadër Filozofia (për dallim të "degëve" ose "disiplinave" të tjera si mitologjia, eshatologjia, animizmi, tothemizmi, shamanizmi, gnosticizmi, agnosticizmi, misticizmi, hedonizmi, alkimizmi, ezoterizmi etj.) dallon dhe është e veçantë për nga forma dhe menyra e njohur e qasjes konkrete, praktike, teorike, skematike, pragmatike, paradigmatike etj. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe natyrën dhe karakterin e njohur të studimit, analizës dhe përkushtimit të njohur (esencial dhe substancial ) të lëndës ose materies së njohur të filozofisë ndaj zgjidhjës praktike dhe teorike të pyetjeve, nevojave ,kërkesave, problemeve dhe parashtresave të përgjithshme dhe fondamentale në kontekstin e njohur global ose universal.
Në fund të fundit ligji themelor i jetës së njeriut është ligji i besimit, respektit, mirëkuptimit, paqes, dashurisë ,tolerancës dhe harmonisë dhe barazisë së njohur gjinore, racore, etnike, klasore, sociale, fetare, kulturore, shtetërore; nacionale; politike; historike, gjeografike etj. E sidomos, liritë dhe të drejtat e njohura globale ose universalë në kuptimin e njohur të vlerave të larta hyjnore dhe universale të jetës sonë mbi tokë. Çfarë duhet ditur ? , Çfarë duhet bërë? , Çfarë duhet besuar dhe shpresuar ?, Si duhet menduar ? , Si duhet jetuar ? dhe Si duhet vepruar ? ... Këtu qëndron esenca.
E kundërta është makiavelizëm i mbyllur ose egocentrik. Relativizëm i gjithmbarshëm i lirisë, moralit dhe vlerave të lartpërmendura globale dhe universale të jetës sonë mbi tokë. Utopi e pafalshme, blasfemi, demagogji dhe hipokrizi. ose demagogji. (Ne kuadër te botimeve te veçantë autoriale ose publicistike..)