Paralelet e frikshme mes Hamasit dhe Serbisë: Despotizmi humanitar dhe terrori modern

Analiza

Paralelet e frikshme mes Hamasit dhe Serbisë: Despotizmi humanitar dhe terrori modern

Nga: Prof.Dr. Sadri Ramabaja Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 11:58
Sadri Ramabaja

Objekt i kësaj analize janë paralelet e frikshme mes Serbisë dhe Hamasit në rrafshin konceptual  dhe  të kulturës politike që tumirë despotizmin dhe autoritarizmin si forma të qeverisjes. Ky lloj parapëlqimi, respektivisht pajtimi i heshtur qytetar për këtë frymë qeverisjeje, ka krijuar parakushtet për rrëshqitje në terrenin e “despotizmit humanitar” alias përligjies së terrorit modern.

Despotizmi dhe autoritarizmi vs demokracisë liberale

Despotizmi dhe autoritarizmi janë në botën e lindjes format më të etabluara të qeverisjes dhe kontrollit politik, ndonëse janë shprehje me nuancë dhe përdoren ndryshe në literaturën politike. Le të shohim një vështrim më të hollësishëm mbi këto terma dhe lidhjen e tyre me demokracinë liberale. Me ndihmën e filozofisë juridike të Immanuel Kant-it, ne ia arrijmë që të ndihmojmë në sqarimin e kësaj teze duke përdorur kritikën kantiane të demokracisë despotike për të ofruar një standard normativ për vlerësimin e përputhshmërisë së populizmit despotik serb me demokracinë.

Despotizmi – njihet, respektivisht akceptohet në literaturën politike si një formë e qeverisjes ku një person apo një grup i vogël mbajnë fuqinë absolute dhe vendosin me autoritet mbi jetën dhe fatin e qytetarëve. Në raport me demokracinë liberale, despotizmi shpesh konsiderohet antonim i demokracisë liberale. Në një kontekst modern, kur flasim për despotizmin, kemi tendencë të mendohemit për regjime të cilave u mungon sensi dhe gadishmëria për llogaridhënien, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Autoritarizmi ndërkaq përcaktohet nga një qeverisje ku një lider, një parti ose një elitë mbajnë fuqinë, por nuk dominojnë me aq autoritet sa në një despotizëm. Autoritarizmi ka shpesh një ndërthurje më komplekse me elemente të kontrollit autoritar, por mund të ketë disa lloje të përfshirjes së qytetarëve dhe institucioneve. Disa vende autoritare kanë pretendime të cilat kanë të bëjnë me efikasitetin dhe stabilitetin, ndërkohë që mund të cenohen të drejtat dhe lirinë e qytetarëve.
Për disa, despotizmi dhe autoritarizmi janë koncepte që ndeshen me vlerat dhe principet themelore të demokracisë liberale, përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut, llogaridhënien, dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Një vlerësim i drejtë dhe i ndjeshëm i këtyre termave do të përfshinte një analizë të situatës specifike dhe kontekstit në të cilin ata përdoren.

Objekt i kësaj analize janë megjithatë paralelet e frikshme mes Serbisë dhe Hamasit në rrafshin konceptual  dhe  të kulturës politike që tumirë despotizmin dhe autoritarizmin si forma të qeverisjes. Këto paralele nuk do të kishin bazament të qëndrueshëm, nëse shoqëria serbe dhe ajo palestineze nuk do të kishin përafrime të ndjeshme edhe në rrafshin konceptual qeverisës dhe përgjithësisht të kulturës politike që tumirë despotizmin dhe autoritarizmin si forma të qeverisjes. Ky lloj parapëlqimi, respektivisht pajtimi i heshtur qytetar për këtë formë qeverisjeje, ka krijuar parakushtet për rrëshqitjen e shoqërive gjegjëse në terrenin e “despotizmit humanitar” alias përligjies së terrorit modern. Kjo përligjie vjen jo vetëm përmes manipulimit medial dhe interesave ekonomike, do të thoshte filozofi Alain Badiou,[1] prandaj është rrezikuar demokracia.

Një interpretim i mundshëm i “despotizmit humanitar” mund të lidhet me konceptin e “drejtësisë humanitare”, ku një autoritet, ndërkombëtar ose vendas, mund të justifikojë veprimet e veta në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut ose të adresimit të situatave humanitare emergjente, pavarësisht nga respektimi i plotë i sovranitetit të një shteti.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se çdo interpretim i mundshëm i këtij termi duhet të vlerësohet në kontekstin e përdorimit të tij specifik dhe në bashkëpunim me debatin politik dhe ligjor të bazuar në rrethanat e caktuara. Në mungesë të një përdorimi të përshtatshëm ose të njohur të termave, vështirë është të bëjmë përfundime të përgjithshme rreth këtij koncepti.

Filozofi dhe sociologu gjerman Weber (1922: 157) shprehet gjithashtu për faktin se “mungesa e qëndrimit dhe ‘objektiviteti’ shkencor […] nuk kanë asnjë marrëdhënie të brendshme”.[2]  Raportet e despotizmit humanitar dhe terrorit modern serb në rastin konkret i jep përparësi konstatimit, respektivisht supozimit tonë mbi paralelet në fjalë. Ajo që nënkuptohet është se nuk është detyrë e shkencës (empirike) të jetë detyruese që të specifikojë rregullat dhe idealet për veprim shoqëror ose t’i nxjerrë ato nga vëzhgimi dhe analiza e veprimit shoqëror. Megjithatë, është fakt që “Vlefshmëria objektive e të gjithë njohurive empirike qëndron ekskluzivisht në renditjen e realitetit të dhënë sipas kategorive të cilat janë subjektive në një kuptim specifik, domethënë, në atë që ato paraqesin supozimet e njohurive tona dhe bazohen në supozimin për vlerën e atyre të vërtetave që vetëm njohuria empirike janë në gjendje të na japë të dhëna konkrete”. (Weber 1949: 110).[3]

Serbia dhe Hamasi financohen nga BE-ja

Në botën akademike, por as edhe në mileniumin politik perednimor nuk ekziston një pajtim i përgjithshëm ose i plotë për të përcaktuar se si Bashkimi Evropian ka toleruar, ose nuk ka toleruar, çështje të cilat mund të interpretohen si despotizëm humanitar në Lindjen e Mesme, alias në Serbi dhe përgjithësisht në Europën Juglindore. Ky argument edhe më pak mund të qëndrojë si tezë në raportet e BE-së me Europën Juglindore, që padrejtësisht tutje i drejtohemi me emrin pezhorativ turk Ballkan. Tolerimi I serbisë tashmë ëshët fakt notar.

Lindja e Mesme ka qenë e prekur nga shumë konflikte dhe tensione politike dhe të drejtat e njeriut janë bërë shpesh objekt i kritikave ndërkombëtare.

Objekt i këtyre kritikave ndërkombëtare janë bërë edhe sjelljet autoritariste të disa liderëve në Ballkan. Por, Brukseli megjithatë ka vazhduar të koketoj me despotët qoftë të Lindjes së Mesme, qoftë me këta në Europë Juglindore. Shembull ekzemplar është tolerimi i skajshëm i sjelljeve autoritariste deri në përmasat e despotizmit të presidentit serb, Aleksanër Vuçiq.

BE-ja ka përdorur  shpesh  instrumente të tilla si diplomacia, ndihma ekonomike, dhe përfshirjen në negociata për të ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve dhe përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut. Megjithatë, është e vështirë të bëhet një përgjithësim i fortë për mënyrën se si BE-ja ka trajtuar çështjet e drejtave të njeriut dhe politikave autoritare në tërësi në Europën Juglindore,  pasi këto marrëdhënie dhe politika ndryshojnë nga vendi në vend dhe janë në varësi të zhvillimeve të ndryshme.

Serbia dhe Hamasi ka kohë që financohen edhe nga Bashkimi Europian. Serbia është shtet me popullsi homogjene ortodokse, mbështetet drejtpërdrejt nga Rusia. Por, që nga kapitullimi në Kumanovë, më 9 qershor 1999, Serbia çuditërisht është marrë në mbrojtje nga ish aleatët e saj tradicional brenda BE-së, ndërkaq në Procesin integrues, duke përfshi edhe Procesin e Berlinit, është përfituesja më e madhe në rrafshin financiar nga të gjitha shtetet e rajonit. Madje në procesin e fundit, vetëm Serbia ka përfituar sa të gjitha pesë shtetet tjera të Ballkanit bsë bashku, që pretendojnë të jenë pjesë e BE-së.

Hamasi, edhe pse një organizatë sunite, financohet drejtpërdrejt nga Irani shiit ndërkaq më heret e deri më sot,direkt e indirekt nga monarkitë e Gjirit Arab dhe Bashkimi Evropian.

Bashkimi Evropian thotë se është donatori më i madh në botë për Autoritetin Palestinez. Sipas Komisionit të BE-së, rreth 1.2 miliardë euro do të rrjedhin nga Evropa në territoret palestineze në periudhën aktuale nga viti 2021 deri në vitin 2024.[4]

Si Serbia edhe Hamasi në themel të strategjisë kanë terrorin. Diferenca mes Serbisë dhe Hamasit në këtë rrafsh është tejet formale.

Madje, nëse venerojmë me kujdesë të bëmat e Serbisë vetëm përgjatë tri dekadave të fundit, atëherë rezulton se Serbia është strukturë që ka organizuar dhe është përgjegjëse për katër luftëra gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, me ç’rast ka shkaktuar gjenocid fillimisht ndaj boshnjakëve e më pas ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ndërkohë ajo, pra Serbia, provokoi rëndë hapjen e frontit të dytë të luftës në Europë përmes agresionit ushtarak e terrorist më 24 shtator në Kosovë. Shih për këtë, degradimi moral i BE-së është edhe më i madhë, kur financon Serbinë.

Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte një kopje e zbehtë e planeve ruse të aplikuara në Krime dhe Donbas para fillimit të pushtimit masiv të Ukrainës që startoi më 24 shkurt të vitit 2021. Dështimi i turpshëm i Serbisë do të duhej gjithësesi të shfrytëzohet nga pala shqiptare dhe nga partnerët tanë, konform strategjisë dhe interesit tonë nacional  për arritjen e paqes, respektivisht përmbylljes së dialogut të imponuar në dobi të Kosovës.

Ideologjia si bazament i ekstremizmit

Në një analizë objektive, është e rëndësishme të theksohet se Serbia dhe Hamasi janë aktorë të ndryshëm në kontekstin ndërkombëtar, me karakteristika, synime dhe histori të ndryshme. Serbja është një shtet në Ballkan, ndërsa Hamasi është një lëvizje politike dhe ushtarake palestineze, për shumëçka një formacion politik që njësohet me shtetin palestinez në ardhje. Sidoqoftë, paralelet mes tyre, siç do të vëmë re, janë të qëndrueshme. Megjithatë, le të shohim disa aspekte që mund të paraqesin disa paralele, pavarësisht nga ndryshimet e tyre substanciale:

Kërkesat territoriale dhe pretendimet ndaj një pjese të caktuar të territorit: Sërbia ka qenë shkaktare e katër luftrave gjatë procesit të shkërmoçjes së Jugosllavisë, në të cilat ka ushtruar gjenocid ndaj boshnjakëve në Bosnjë dhe gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë. Këto ditë qeveria e Kosovës, derisa dialogu I ndërmjetësuar nga BE-ja duket se mudn të ketë një epilog të imponuar me krijimin e Bashkësisë serbe në Kosovë, ka paralajmruar se është në përfundim e sipër të akuzës për gjenocidin që ka ushtruar Serbia në vitet 1998/99.

Serbia kishte dhe vazhdon të keët pretendime ndaj vendeve fqinje, para së gjithash ndaj Bosnjës dhe Kosoëvs, por së fundmi ajo ka shpërfaqur strategjinë e sja edhe për gllabërimin e brendshëm të Malit të Zi.  Serbia përkundër akordimit me marrëveshjen e Brukselit [27 shkurt 2023],  paralel me dialogun diplomatik, ka pregaditur agresionin ndaj Kosoëvs. Së fundmi ajo deklarohet pa hezitim se përveç se nuk njeh pavarësinë e Kosëvs, ajo refuzon ta njoh edhe integritetin territorial të saj. Pra, shqeto paralajmron agresionin e radhës. Në të njëjtën kohë, Hamasi ka pasuar konflikte me Izraelin për territorin e Palestinës dhe për shpalljen e një shteti palestinez të pavarur.

Mbrojtja e të drejtave të një komuniteti apo grupi: Në rastin e Serbisë, vazhdon të insistohet për gjoja mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb në Bosnjë, Mal të Zi, përfshirë edhe atë në Kosovë. Në anën tjetër, Hamas paraqitet si një organizatë që mbron të drejtat e palestinezëve në periudhën e konfliktit me Izraelin.

Rreziqet nga shoqëria ndërkombëtare dhe izolimi diplomatik: Sërbia ka patur momente të izolimit diplomatik, sidomos gjatë dhe pas Luftës në Kosovë. Në rastin e Hamasit, organizata ka patur një status të njohur si organizatë terroriste nga disa vende dhe organizata ndërkombëtare.

Mënyra e financimit: Serbia vazhdon të mbështetet në rrafshin ekonomik e financiar para së gjithash nga BE-a, por në rrafshin diplomatik e ushtarak mbi të gjitha nga Rusia dhe Kina.
Hamasi ka mbështetje të rregullt nga Irani, por finaciarisht edhe nga BE-ja!

Përveç këtyre paraleleve potenciale, është e rëndësishme ttë hellohemi në analiët për të kuptuar ndryshimet dhe kontekstin e ndryshëm në të cilin operojnë këta dy aktorë. Cështjet dhe sfidat që ata ballafaqohen janë të ndryshme; opinioni ndërkombëtar dhe bashkësia ndërkombëtare kanë përkushtimet dhe perspektivat e tyre specifike ndaj secilit prej këtyre aktorëve.

Pretendimet që vinë në rastin e Serbisë, qoftë nga e djathta europiane qoftë nga e majta liberale se, Brukseli mbështet popullin serb dhe opozitën proeuropiane, duken se janë po aq sipërfaqësore sa edhe në rastin e Palestinës, në mos më keq.

Qeveria serbe është përfituesja e drejtpërdrejt e mbështetjes financiare nga ana e BE-së. Kjo qeveri aktuale e Serbisë asgjë, ama asgjë, nuk dallon nga ajo e Milosheviqit. As në rrafshin ideologjik e as në projeksionet dhe strategjitë që aplikon për ekspansion. Ky është fakt notar, publik.

Deklaratat e krerëve të Serbisë se nuk do ta njohin kurrë pavaërsinë e Kosovës dhe së fundmi, fare hapur dhe jo pa arrogancë tek shprehen se nuk e njohin as integritetin territorial të Kosovës, janë shprehje e hapur e ekspansionizmit.

Në shikim të parë duket se nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes Serbisë dhe Hamasit në rrafshin ideologjik. Por, në esencë ekstremizmi dhe strategjia politike e ushtarake kanë burim ideologjinë.  Serbia, gjatë gjithë periudhës së egzistencës së saj si shtet modern, ka hartuar mbi njëzetë plane për zhdukjen e shqiptarëve. Projekti për ekspansion në dëm të shqiptarëve kishte filluar fill pas prnaimit të Serbisë si shtet I pavarur në Konferendcën e Berlinit [1878]. Historia tashmë ka stivuar në memorien e saj pushtimin dhe spastrimin e parë etnik në krahinën e Nishit e Toplicës deri tek Vraja e Kurshumlia [1878].

Në shikim të parë duket se Serbia është një shtet me një histori dhe një kontekst kulturor të ndryshëm nga ai i Hamasit, që një organizatë politike dhe ushtarake palestineze, por venerimi i thellë i përgjasimeve, na sjellë në konkluzione logjike se ngjashmëritë janë tejet të mëdha. Prandaj lidhjet e Serbisë me Hamasin janë jo vetëm në rrafshin ushtarak. Në disa raste, mund të shihen disa paralele në lidhje me mënyrën se si secili subjekt trajton çështje të tilla si territorin, autonominë dhe raportet me komunitete të ndryshme.

Serbia ka pasuar dhe vazhdon të ketë një linjë diplomatike që ka mbështetur mbrojtjen e integritetit territorial të saj dhe meqë nuk është cilësuar ashtu si ishte – kolonozaorja e fundit në Europë [ Kosova ishte thjeshtë koloni serbe për plot 87 vjet],  rrjedhimisht është kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ajo asnjëheër nuk e ka pranuar faktin historik se pushtimin e Kosovës në tetor 1912 e kishte bërë me luftë, duke ushtruar terror, por edhe humbjen e saj e ka bërë gjithashtu pas një lufte asimetrike me UÇK-në dhe në fund me Aleancën më ët madhe ushtarake në botë – BATOn [1998/99]. Në disa raste, Serbia ka pasuar një qëndrim miqësor ndaj Palestinës, por e ka fshehur këtë ndjesi në aparencë në raport me Hamasin.

Hamasi, nga ana tjetër, është një organizatë politike dhe ushtarake palestineze, e cila operon në një kontekst krejt ndryshe nga ai i Serbisë. Por si Serbia edhe Hamas përveç se kanë lidhje të ngushta me disa vende dhe aktorë në Lindjen e Mesme,  ajo që ndërkohë I përafron është bashkëpunimi I tyre i thelë me Rusinë dhe Iranin.

Ndërgjegjia ndërkombëtare në lëvizje

Që nga sulmi terrorist i militantëve islamikë Hamas mbi Izraelin [ 7 tetor] dhe kundërpërgjegjia e  Izraelit në Rripin e Gazës, i  kontrolluar nga Hamasi, konflikti në Lindjen e Mesme ka marrë sërish  vëmendjen e opinionit botëror.

Nevoja për të zgjidhur konfliktin e Lindjes së Mesme është kthyer në ndërgjegjën ndërkombëtare: shumë zëra janë në favor të një zgjidhjeje me dy shtete. Në luftën për paqe të qëndrueshme mes Izraelit dhe palestinezëve, zgjidhja me dy shtete parashikon që, përveç shtetit të Izraelit, të ketë edhe një shtet sovran palestinez në zonën midis Mesdheut dhe lumit Jordan. Sulmi terrorist i Hamasit mund ta ketë shtyrë këtë zgjidhje për kohë më të përshtatshme, por nuk mund të shfrytëzohet si alibi për mohimin e të drejtës së popullit palestinez për ekzistencë.

Dështimi i sprovës përmes agresionit të 24 shtatorit dhe marrja në mbrojtje e banditëve, duke shpallur tri ditë zie, flet shumë për objektivin serb.

Pretendimet se ndihma e Bashkimit Evropian për palestinezët kontrollohet dhe kanalizohet që të

jetë për qëllime civile e humanitare, janë tejet naive. Portali i specializuar kroat për gjeopolitikë

“Geopolitika News” në njërën prej analizave të fundit nënvizon këtë fakt: “Hamasi është zotëruesi jo vetëm i financave, por edhe i jetës dhe vdekjes, madje jo vetëm në Gaza, por edhe në të gjitha territoret palestineze, duke përfshirë, natyrisht, edhe Bregun Perëndimor, ku Autoriteti Palestinez, i cili doli nga Fatah-u, nuk mund t’i rezistojë atij”.[5]

Por ata që njohin historinë politike të rajonit dhe axhendat e vjetra, por që gjithmonë mbesin aktuale, duket se shpallja e Jordanisë shtet palestinez rikthehet sërish në tavolinat e diploamcisë.

Opsioni jordanez është shtyrë në heshtje dhe me këmbëngulje nga politika izraelite për dekada.

Siç shkruan analisti kroat, sipas gjykimit të bartësve të kësaj ideje, Mbretëria Hashemite e Jordanisë është tashmë një shtet palestinez dhe nuk ka nevojë reale për të krijuar një formë tjetër të shtetësisë palestineze. Një zgjidhje e tillë e çështjes palestineze është një ëndërr e kahershme e izraelitëve dhe e një pjese të mirë të politikës arabe.[6]

Zgjidhja e çështjes palestineze konform opsionit jordanez është një ide e vjetër. Ajo bazohet në faktin se palestinezët përbëjnë të paktën 60 për qind të popullsisë së Jordanisë. Në rast se tumret kjo ide, atëherë një shtet palestinez do të krijohej duke bashkuar pjesë të Bregut Perëndimor ose Bregun Perëndimor në tërësi me Jordaninë ose Transjordaninë, ku mbizotëron popullsia palestineze.

Në një analizë të gjatë të analistit e publicistit hebre – Moshe Dann, të publikuar në Jewish News Syndicate më 3 maj 2018, “problemi me “zgjidhjen me dy shtete” – krijimi i një shteti sovran të pavarur palestinez në perëndim të lumit Jordan – është se një shtet palestinez tashmë ekziston në lindje të lumit Jordan; ai quhet Jordania. Popullsia e saj është kryesisht “palestineze” dhe ndodhet në pjesën lindore të asaj që dikur quhej “Palestinë”. Prandaj, demografikisht dhe gjeografikisht, Jordania është një shtet palestinez.”[7]

Në përfundim të analizës së tij, Moshe Dann konkludon: “Promovimi i Jordanisë si shtet arabo-palestinez është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe mandatin britanik mbi Palestinën e krijuar në vitin 1922 nga Jordania si pjesë e zgjidhjes me dy shtete”. [8]

Si Lindja e Mesme ashtu edhe Ballkani, mbeten zona të interesit amerikan, thembra e Akilit e politikës amerikane. Kjo është evidente edhe gjatë gjithë kohës sa po zgjatë lufta në Gaza, sa edhe zvarritja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, shkruan euractiv, mbështeti përsëri krijimin e një shteti të ri që do të bashkonte të gjithë serbët në Ballkan, duke pretenduar se kjo është e drejta e tyre legjitime sepse, siç tha ai, e vetmja çështje kombëtare serbe mbeti e pazgjidhur në atë zonë.

Ai e mbrojti hapur këtë tezë në një intervistë që dha për shërbimin propagandistik rus Sputnik në javën e fundit të tetorit, duke shpjeguar se ai e sheh Kosovën dhe Malin e Zi, si dhe Republikën Srpska, si pjesë të një “Serbie të Madhe”.[9]

Pas kësaj deklarate luftënxitëse të Milorad Dodikut, pasoi reagimi i amabsadorit amerikan në Sarejevë, çka e bën edhe më të qartë angazhimin afatgjatë të SHBA-ve në rajon. Befasia ishte se pati heshtje të plotë në qendrat europiane!

Shpërthimi i luftës izraelito-palestineze kërcënon të përhapet në një luftë më të gjerë rajonale, ndërkaq refuzimi nga pala serbe i Marrëveshjes së Brukselit [27 shkurt 2023], do të thotë një hap më afër shpërthimit të frontit të dytë të luftës në Europë.

Më lartë pohuam faktin notar se Serbia kontrollohet direkt nga Rusia, e cila vazhdon të jetë e interesuar për frontin e dytë të luftës në Ballkan. Hamasi është fakt gjithashtu notar se drejtohet direkt nga Teherani, që mbetet tejet i interesuar për dominim në rajon dhe është i përcaktuar qartë kundër ekzistencës së shtetit të Izraelit.

Sërish tok, Serbia dhe Hamasi, kanë edhe në këtë plan një të përbashkët: ato tashmë janë pozicionuar si struktura shtetërore e politke antiperendimore dhe aleate të Rusisë dhe Iranit, që aktualisht janë aleatët më të mëdhenj në përballje me Perendimin. Prandaj kjo paralele mes Serbisë dhe Hamasit, që ndërlidhet edhe me mentorët e tyre, tumirë fuqishëm sentencën se, gjeopolitika nuk njeh përcaktim ideologjik, por vetëm interesat shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat