Është e pamoralshme, patolerushme dhe e turpshme të kalohet PISA në heshtje nga MASHT

Analiza

Është e pamoralshme, patolerushme dhe e turpshme të kalohet PISA në heshtje nga MASHT

Nga: Alush Sahitaj Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Reagimet, analizat e dobëta të ASHK-es dhe shkrimet e pakëta dhe të publikuara vonë në portalet tona, për nivelin e ulët țë nxënësve tanë në PISA është indikatori keq për zhvillimin e arësimit në Kosovë. Kur systemi arësimor çalon atëhere zhvillimi arësimor përfundon në theqafje. Sot, shumë familje ekonomiksiht mirë mbajtur, për shkak të shkollimit të fëmijëve të tyre,largohen nga Kosova dhe emigrojnë atje ku arësimi është prioritet i qeverisë. Politikëbërësit pamarrëparasysh spektrin politik në Kosovë të mësojnë nga PISA- për të vlerësuar njohuritë dhe aftësitë e nxënësve në vendin e tyre vendosin standarde për përmirësime.

PISA është programi ndërkombëtar më gjithëpërfshirës dhe rigoroz për të vlerësuar performancën e nxënëve dhe për të mbledhur të dhëna mbi faktorët kryesor: nxënësit, prindët dhe institucioni që mund të ndihmojnë për të shpjeguar dallimet në performancë. Vendimet për fushëveprim dhe natyra e vlerësimeve dhe informacioni bazë që do të mblidhet bëhen nga ekspertë kryesorë në vendet pjesëmarrëse dhe drejtohen bashkërisht nga qeveritë në bazë të interesave të përbashkëta, Arësimi i larte sipas nevojës dhe kerkesese se tregëtise dhe ekonomisë Një shëmbëllë tipik: Pse i nevojitet Kosovës shkolle e lartë per regjí, aktrim? Kapaciteti i teatrove professional e gjysëmprofesional është i stërmbushur.

Apo cka i duhet Kosovës medrezë apo shkollim te lartë per prifte musliman. Vetem sa e rrisin islamin radikal dhe politik, kështu shkaktojne dëme të pariparushme imazhit të shqiptarëve Edhe gjatë një ndeshje futbolli në mes Kosovës dhe Izraelit radikalet politik islamist i fishkëlluan hymnit izraelit.Ceremonit varrimi që kryhen në Kosovë, marrin pjesë dhjetëra hoxhallarë, aqë më keqë xhamitë në Kosovë prodhojnë zhurmë të madhe që nga mëngjezi e deri në mbrëmje. .Kjo është e tepërt per një shtet laik siqë pretendon Kosova. Në Kosovë vazhdon të rritet kërkesa për punë e të rinjëve shqiptarë, ndërsa qeverija nuk ka ndonjë strategji për rritjen e pagës që te jetohet dinjitetshëm Nëse kërkesa për punë nuk përputhet me ofertën e punës, atëherë cmimet e ushqimore ,lënda e parë prodhimet industriale pagat zakonisht bien,ndërsa bisneset makro e mikro kan kërkesa për arsim të lartë dhe trajnim gjë që i cyt t'u paguajnë punëtorëve paga më të larta.

Të kuptuarit se si arsimimi dhe trajnimi ndërveprojnë me ekonominë mund të ndihmojë në shpjegimin e arsyes pse disa lulëzojnë të tjerat bankrotojnë Ja pse ekonomit makro e mikro të një shteti varen nga shumë faktor;një ndër faktorët relevant është arësimimi i te rinjëve Besimi i konsumatorit/Indexi nuk matet në Kosova/ konsiderohet si një nga indikatoret më të saktë se si ndihen konsumatorët për ekonominë dhe situatën e tij personale. mjerisht besimi i konsumatorëve shqiptarë ka rënë për tokë Trajnimi i drejtë i të rinjëve të papunë dhe kualifikimi dhe nxitja e rimëkëmbjes ekonomike të mbështetet pjesërisht në programet e rikualifikimit të të rriturve, duke përfshirë përmirësimin e aftësive dixhitale duhet të mbeten parësor të qeverija.

Drejtuesit e qeverisë të përcaktojnë gjithashtu se si duhet të financohet dhe reformohet arësimi i shkallës se ultë deri lartë. Transformimi arësimor në të gjitha nivelët do të duhet të përfshijë një kombinim të aftësimit dixhital, rishikimin e kurrikulës, përdorimin e metodave të reja të të mësuarit, përmirësimin dhe patjeter licencimin mësimëdhënsëve/të marrët dhe analfabetet mendojnë se nuk nevojitet lincencim / si dhe ridizajnimin strukturor të arësimit. Do ta vecoj zhvillimin e systemit arësimor n’Irlandë Cilët janë faktorët determinant që i bëjnë shkollat irlandeze kaq të suksesshme në vija të shkurtëra?

Sistemi arësimor i Irlandës përqendrohet n' ofrimin e nxënësve me një gamë të gjerë mundësish arësimimi të cilësisë së lartë,që përfshinë arësimimin e fëmijëve katërvjecar e deri tek arsimi i nivelit të tretë Sistemi i arsimit dhe trajnimi i të rinjëve irlandez luan një rol kyç në adresimin e nevojave ekzistuese dhe të reja për shtetin irlandez. Duke ofruar mundësi arsimimi, trajnimi dhe zhvillim t'aftësive për sfidat e reja, si dhe përmirësimin dhe rikualifikimin e vazhdueshëm të nxënësve duke ju përshtat tregut të punës.

Mësimi i hershëm ka qenë, deri vonë, relativisht i pazhvilluar n’ Irlandë, mirëpo vitet e fundit është bërë përparim i rëndësishëm në këtë aspekt.. Qëllimet e përgjithshme të arsimit fillor janë: t'i mundësojë fëmijës të jetojë një jetë të plotë si fëmijë dhe të realizojë potencialin e tij si një individ unik, të aftësojë fëmijët të zhvillohet si një qenie shoqërore përmes të edukimit dhe arësimimit dhe bashkëpunimit ngushtë me prind dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në të mirën e shoqërisë.Të gjithë fëmijët në Irlandë kanë të drejtën për arsim fillor dhe pas të mesëm falas. Shumica e shkollave fillore financohen nga shteti irlandez.. Sistemi shkollor është kryesisht privat në kuptimin që të gjitha shkollat fillore dhe shumica e shkollave të mesme nuk janë shkolla publike, por janë në pronësi lokale nga organizatat e ndryshme që merrën vetëm me arësimim shkollor. Arsimi është i detyrueshëm për fëmijët në Irlandë nga mosha gjashtë deri në gjashtëmbëdhjetë vjeç ose derisa nxënësit të kenë përfunduar tre vjet të arsimit të nivelit të dytë. Arsimi i financuar nga shteti ofrohet në të gjitha nivelet, përveç nëse prindërit/kujdestarët zgjedhin ta dërgojnë fëmijën e tyre në një institucion privat; Kurrikula për shkollimin fillor synon të ofrojë një përvojë të gjerë të të mësuarit dhe inkurajon një shumëllojshmëri të pasur qasjesh për mësimdhënijen efektive dhe edukimin e fëmijëve irlandez. Kurrikulat janë sajuara enkas për të pajis fëmijët në të gjitha dimensionet e jetës së tij ose të saj— shpirtërore, morale, njohëse, emocionale, imagjinative, estetike, sociale dhe fizike.

Kurrikulat janë të ndara në fushat kryesore të mëposhtme: Gjuha - irlandeze dhe angleze Matematika Edukimi social, mjedisor dhe shkencor Edukimi Artistik, duke përfshirë Artet Pamore, Muzikën dhe Dramën Edukimi fizikEdukimi social, personal dhe shëndetësor. Konkluzion Celësi i zhvillimit t’arësimit shkollor jane kurikullat moderne të bazuara në teorit e Piagets, Lev Vigotskij etj Natyrisht vlenë ti perkujtoj doajenët e pedagogjisë botërore: Rudolf Steiner, Célestin Freinet, Loris Malaguzzi,John Dewey, Ellen Key dhe Maria Montessori die Anton Makarenko Gadi se gjitha shtetet Europës ne zhvillim sot zbatojnë teorit e Piagets dhe Vigotsij Këndvështrimi teorik i Piaget bazohet në aftësinë e fëmijëve për të zgjidhur problemet dhe aftësinë e tyre për të zhvilluar të kuptuarit përmes përvojave dhe njohurive të reja. Piaget kishte interesim se si zhvillohen konceptet dhe modelet e mendimit, teoria e tij njihet ndërkombëtarisht si epistemologjia gjenetike Piagetiane Ndersa teoria e Lev Vygotsky-t për zonën e zhvillimit proksimal ka të bëjë me mundësinë e një individi që të bëjë disa gjëra vetë, ndërkohë që ai mund të bëjë më shumë me mbështetjen e mjedisit. Lev Vygotsky e quajti këtë zonë të zhvillimit proksimal.

Rudolf Steiner pedagog i njohur amerikan :Shkola e Steiner quhet ndryshe shkola Waldorf ka per detyrë të mbrojë fëmijët dhe të vendosë kufij ! T'u jepë fëmijëve qetësi shpirtërore që të rriten dhe të ndihen të sigurt, p.sh. përmes shprehive, traditave, rregullave të qarta.Ekspertet e arësimit shqiptarë do tę gjejnë margaritarë të rrallë ; nëse studijojnë me kujdes dhe pasion pedagoget e lartëshenuar. Një "expert" i arësimit në Kosovë më tha - Franca nuk pati susses te lakmueshëm ne PISA jo se ne. - Faktori kryesor ishin emigrantet që shteti francez s'arriti kuotat e mëparshme në PISA. Transformimi i programeve tradicionale të arsimit n’ato moderne për t'i shërbyer më mirë të gjithë nxënësve, qeverija duhet të përcaktojnë se si të hap rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë nëpërmjet arsimit dhe aftesimit profesional të të rriturve.Arësimi i larte sipas nevojes dhe kerkesese se tregëtise dhe ekonomisë ne vecanti. Trajtimi i papunësisë dhe nxitja e rimëkëmbjes ekonomike duhet mbështetet në programet e rikualifikimit të të rriturve, duke përfshirë përmirësimin e aftësive dixhitale.

Drejtuesit e qeverisë duhet të përcaktojnë gjithashtu se si duhet të financohet me pak mjete financiare pë reformimin e arësimit në nivel të shkalles se ulte deri te lartë rishikimin e kurrikulës, përdorimin e metodave të reja të të mësuarit, përmirësimin dhe patjeter licencimin e mësuesve dhe ridizajnimin strukturor ne pergjithesi.Mësues me eksperiencë i duken Kosovës, te licencuar dhe autoritativ dhe disiplinë në vendin e punës. ”Shkolla pa discipline si mulliri pa uje" Studimet kanë treguar se nxënësit nga Irlanda che Estonija janë relativisht t 'aftë në planifikimin e punës së tyre, ata janë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur dhe reflektuese. Gjëja më e rëndësishme janë mësuesit profesionistë. Kurrikula është e rëndësishme, por mësuesit janë mjaft të pavarur në mënyrën se si arrijnë deri të qëllimi Me një staf mësimor shumë të kualifikuar e lincencuar/të marrët mendojnë se nuk nevojitet lincencimi i mësimëdhansëve/ dhe me përvojë, një kurrikulë moderne dhe shërbime mbështetëse, sistemi arsimor irlandez ofron një bazë të shkëlqyer për nxënësit që të arrijnë suksesin e duhur ne zhvillimin arësimor. Për më tepër, angazhimi i Irlandës ndaj arësimit siguron që nxënësit të jenë të përgatitur mirë për të përballuar sfidat e ardhshme. Shëmbëll një mësues ka pë detyrë të punojë 35 orë në javë, duke përfshirë 22 mësime nga 45 minuta.

Por ata punojnë dukshëm më shumë, deri në 40 -50 orë Mjerisht Kosova me një qeveri jo serioze -s' jep llogari para popullit dhe një opozitë skajshmerisht të dobët nuk arrihen synimet performancat për një zhvillim adequat te një shoqërije me aspirata che perspektivë të qartë. Per fund: Pse kombi shqiptarë s’është perfaqsuar në Mensa ? Arësyet! MASHT i shqiptarë ndoshta mendonë menzën e studentëve ..Arësimii është mbi të gjitha punë e Udhëheqesëve t'arësimit ,në këtë fushë shumë të rëndësishme për zhvillimin e një shteti, nuk ka gjëra të vogla. Puna me arësimin nuk është një copë tortë. Organizimi i solid qëndron në faktin se nuk harrohen detajet dhe rastet më të vogla. Sepse arësimi nuk ka nevojë për më shumë kohë për ta vënë në binar të drejtë por kërkohet reforma të thella n' arësim të udhëhequr nga njerëz me diapazon tę gjërë diturie dhe mision të qartë. SCIENTIA POTENTIA ESt ALUSH SAHITAJ

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat