Kosova është Shqipëri

Analiza

Kosova është Shqipëri

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 9 janar 2024 Në ora: 20:02
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Ky është keqkuptimi, se ne gjithmonë i kemi dashur dhe kemi qenë tolerantë ndaj serbëve, e ata në vend të përqafimit të ofertës sonë njerëzore dhe paqësore na imponuan luftëra, agresione dhe gjenocide të papara për “zhbërjen” e idnetitetit kombëtar shqiptar dhe Shqipërisë Etnike (1876—2024).

Ja, kështu flet ky shkrim, publikuar në FB :

“ÇKA U THA NOLI SERBEVE NE GJENEVE ?

Ne vitin 1924 Fan S. Noli arrijti nga Amerika ne Gjeneve si i deleguar i Shqiperise ne tubimin e Liges se Kombeve. Ne ate kohe akoma nuk egzistonte OKB-ja.Ne kete tubim merrnin pjese kryetar e perfaqsues te vendeve nga mbare bota.
Gjate ketij tubimi madheshtor u kritikua ashper Serbia per politiken gjenocide ndaj shqiptareve. Duke u mbrojtur nga kritikat , nga goja e perfaqsuesit serb ne kete mledhje doli edhe kjo fjali: " Ne i duam shqiptaret", tha ai.
Duke replikuar me serbin, Fan Noli , ja kthey me sarkazem: ". Edhe ne i duam serbet aq sa na duan ata ne".
Ne sallen me mija veta , plasi gazi. “ (https://www.facebook.com/242856665844931/photos/deklerata-dashurije-te-vitit-1924cka-u-tha-noli-serbeve-ne-gjeneve-ne-vitin-1924/529859967144598/ ).

 Ne ishim dhe jemi paqësorë, por Serbia asnjëherë në historinë e saj!

Historikisht, shqiptarët kanë qenë të interesuar dhe të prirur të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore, edhe me serbët. Mirëpo, këta deri më sot (XXI), asnjëherë nuk kanë treguar gatishmëri e as vullnet, që të kenë marrëdhënie të mira me shqiptarët. (shkaku: shfarosja sistematike, me qëllim të aneksimit dhe të kolonizimit të territoreve të tyre pellazgo-ilire-shqiptare në Ballkan. Ky është thelbi i konfliktit shumëshekullor mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan, jo kurrfarë minoriteti serbe e as “asociacioni serb” në Kosovë. Këto janë vetëm pretekst për të provokuar një luftë të re të Serbisë në Kosovës, ashtu si e kishte planifikuar kryekrimineli Slobodan Milosheviq, i mbeshtetur nga ushtria, policia, gjykatat, fallnagt paramilitare, si dhe nga KOS-i dhe , gjithashtu nga masmediat serbe të “bunkerizuara” në Beograd, që shkatërruan gjithë RSFJ-në, dhe dogjën Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën (1989-1999).

*** Edhe sa shekuj, duhet të thuhet dhe të dokumentohet se, Kosova nuk është problem minoritar e as kishtar serb, por para së gjithash është problem  100-vjeçar kolonial, që kërkon zgjidhje ligjore antikoloniale sipas dispozitave të Kartës së OKB-së dhe, sipas normave, rregullave dhe parimeve të së drejtës publike ndërkombëtare. Ky është problemi i vjetër me Serbinë kolonialiste, jo rrezikimi i ekzistencës së kishave dhe i manastireve ortodokse serbe e as spastrimi etnik i minoritet serb në Kosovë, siç po gënjen politika propagandistile e regjimit autokratik e presidentit Aleksandër Vuçiq dhe e KOS-it, si dhe tablloidet serbo-ruse në Beograd dhe në Ballkan, me qëllim të serbizimit dhe rusifikimit të tij.

Kosova shqiptare nuk është mbetur që ta mbrojë Perforije i KOS-it !?

 Për mbrojtjen e Kosovës mund të apelojnë vetëm Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri  Albin Kurti, JO PATRIARKU i KOS-it, Perforije , sepse Kosova nuk është më “plaçkë koloniale” e Serbisë(1912-1999) . Kështu thuhet edhe në Kushtetutën  në fuqi, se  “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm.” ( Neni 1, Pika 1 e Kushtetutës së Kosovës, 15 qershor 2008).

Prandaj,  patriarku serb Perforije s’ka nevojë të brengoset, madje as nuk ka të drejtë morale, as ligjore, as kushtetuese, as historike, as religjioze, që nga kishat ose nga manastiret ortodokse në Kosovë, t’i apelojë serbët se si duhet, ku dhe, kur duhet të vinë në liturgjitë kishtare qoftë në Deçan a gjetkë, me qëllim që aty të marrin leksione dogmatike dhe mitologjike nacionalshoviniste, që ta “mbrojnë Kosovën, jo në Youtube dhe në Twiter”, ashtu si ka deklaruar patriarku Perofije nga Manasitiri i Deçanit, më 5 janar 2024, në shenjët fetës së Krishtlindjeve Ortodokse të 7 janarit.  Kjo deklaratë është përzierje direkte dhe indirekte politike e KOS-it në çështje të brendshme të Republikës së pavrur dhe sovrane të Kosovës., sepse nënkupton që kjo I përket Serbisë, kështu që sipas tij “nuk mjafton që Kosova të mbrohet vetëm në Youtube dhe në Twiter…”, por edhe në forma të tjera nga “paqja” e krijuar në manastire , ashtu siç ishte rasti edhe  aktit të agresionit paramilitar serb në Manastirin e Banjskës së Mitrovicës, më 24 shtator 2023. Aty, terroristët serbë  kishin krijuar bazën e vet me armë dhe me arsenalin ushtarak, të cilin e përdorën në vrasjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjjaku dhe plagosën një tjetër. Në këtë aksion nga policia e Kosovës u kapën afro “30 terroristë serbë”, si dhe një sasi e madhe e arsenalit luftarak, me ç’rast ministri i Brendshëm i Kosovës,  Xhelal Sveçla e ekspozoi në lokalet policore të Kosovës, ku u vërtetua se ai ishte agresion direkt i Serbisë për të destabilizuar rendin, paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Kjo politikë propagandistike është e vjetër sa edhe vetë mitet mesjetare antishqiptare serbe, që kanë mbijetuar duke ushqyer me viktimat shqiptare (brez pas brezi), me tokat e tyre, me pasurinë dhe me kapitalin e Shqipërisë Etnike dhe të kombit shqiptar  (XII-XXI) në Ballkan. Për më tepër , historia e derisotme e Ballkanit ka provuar se, çdo e keqe dhe tragjedi, që i ka prekur shqiptarët nga të gjitha regjimet e Serbisë dhe të Jugosllavisë, kanë qenë të sajuara në “kuzhinat” politiko-propagandistike dhe ,militariste të KOS-it në Kosovë.  Të njëjtën gjë e kanë përsëritur herën e fundit në ushtrimin e gjenocidit të tyre në Kosovë (1989-1999).

Ky konflikt territorial dhe kolonial serbo- shqiptar nuk është zgjidhur që nga shekulli XII, por “mbijeton”  si syndrom edhe sot në shekullin XXI (fillimi i dekadës së tretë, 2024).

Mirëpo, megjithëkëtë problem ekzistues, sot  Kosova  as de fakto e as de jure nuk është koloni     e dikurshme e Serbisë (1912-199). Kjo, në asnjë kuptim nuk është e varur nga Serbia kolonialiste dhe hegjemoniste, por është e mbrojtur nga institucionet e Republikës së Kosovës (qeveria, kuvendi, presidenca, policia, drejtësia, siguria dhe ushtria-FSK), si dhe nga KFOR-I, nga Amerika, nga NATO-ja dhe nga BE-ja,  duke qenë se më 17 shkurt 2008 fitoi pavarësinë e saj nga më se “140” shtete anëtare të OKB-së me në krye Amerikën, Britaninë e Madhe, Gjemaninë, Francën, Italinë, Holandën, Belgjikën, Kanadanë, Australinë etj.

 Këtë njohje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës e vlerësoi poziivisht de fakto dhe de jure, edhe Gjykata  Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, më 22 korrik 2010, me opinionin këshillëdhënës të saj, se “Shpallja e Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk shkel parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Pra, Perforije, Vuçiqi dhe Daçiqi, duhet të vetëdijësohen politikisht , ligjërisht dhe moralisht , de fakto dhe de jure, se Kosova është vetëm një shtet i pavarur fqinjë i Serbisë, asgjë më shumë e as më pak.

Ndryshe, thirrjet e popave nga kishat dhe nga manastiret serbe në Kosovë, që kjo të “mbrohet” nga serbët, është një kërcënim i hapët për sigurinë, rendin dhe  shtetin e Kosovës, duke qenë se, Kosovën e mbrojnë shqiptarët,  jo Serbia e as KOS-i, sepse Kosova është e shqiptarëve dhe e të gjithë atyre që jetojnë aty, dhe që e njohin Kosovën si shtet të vetin, ashtu si thuhet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Neni  1, Pika 2).

Kosova është e Shqipërisë Etnike, rrjedhimisht  e mbrojmë shqiptarët, JO Serbia e as serbët jashtë Kosovës, në asnjë formë!

Prandaj, apeli i patriarkut serb nga Manastiri i Deçanit, Perforije bëri gabim që u shpreh se “Kosova nuk mbrohet vetëm në Youtube dhe në Twiter, por serbët duhet të shkojnë për të “marrë mësime” tek ai në Manastirin e Deçanit, se si duhet “pajtuar dhe paqësuar” me shqiptarët !?

–Kush i beson kësaj “paqeje” të rreme shumëshekullore të popave dhe të patriarkëve të Kosovës, ai pa dyshim se do të vritet nga realiteti, ngaqë historia tragjike ka dëshmuar se, të gjitha agresionet dhe gjenocidet pushtuese kolonialiste dhe militariste të Serbisë ndaj shqiptarëve në trojet e tyre autoktone, kanë qenë të “projektuara”, të propozuara, të “aminuara” dhe të sajuara nga popat serbë me patriarkët e tyre.

 Pasi KOS-i “tardicionalisht paska qenka paqësor” ndaj shqiptarëve, pse nuk e parandaloi kryekriminelin Slobodan Milosheviq me harangat e tij paramilitare, militare dhe policore vrastare serbe, që  Serbia të mos kryente agresion dhe gjenocid  ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve dhe të digjte Kosovën (1989-1999 ?

Një ndihmë e tillë humane dhe paqësore nuk ndodhi, sepse as KOS-i  kurrënjëherë në shpërfaqjen historike në Kosovë (XII) nuk ka qenë tolerant, as paqësor, por thellësisht armiqësor  dhe grabitçar ndaj shqiptarëve si në përthithjen “gjeometrike” dhe gjeopolitike të kilometrave katrorë të Shqipërisë Etnike, ashtu edhe në shfarosjen e tyre sistematike “ . Ndaj, pikërisht kisha ortodokse serbe u dëshmua nga faktorët kryesorë  ideologjikë, politikë dhe militaristë retrogradë të regjimit policor dhe ushtarak të Slobodan Milosheviqit (1989-1999)

 S’ka më besim, as pajtim, as paqe pa mbulesë “blanko), së pari, sheti dhe kisha serbe botërisht, para gjithë botës demokratike të civilizuar, duhet t’u kërkojnë falje kolektive shqiptarëve për të gjitha gjenocidet e kryera të Serbisë ndaj tyre (1876-2024). Pastaj  Serbia ta njohë Republikën e Kosovës së pavarur dhe sovrane, ashtu sikurse 140 shtete të tjera të OKB-së,  po qe se dëshiron të jetë pjesë integruese dhe demokratike e Bashkimit Evropian (BE). Në këtë vështrim, KOS-i me Perforije në krye e ka fjalën vendimtare, t’i thotë PO KËRKIMFALJES KOLEKTIVE   të Serbisë, që serbët dhe shqiptarët të PAJTOHEN përgjithmonë. Ndryshe, paqja, siguria, bashkëpunimi dhe demokratizimi i Ballkanit, vetëse mund të imagjinohen si projekte dhe fryte të dobishme  për të gjithë popujt ballkanikë, derisa Serbia  kërcënon dhe përzihet në punë të brendshme dhe të jashtme të Kosovës, duke pretenduar dhe synuar zhdukjen e saj si shtet I pavarur dhe sovran.

Manastiret dhe kishat serbe në Kosovë janë të mbrojtura  nga  shteti i Kosovës

Këto janë të mbrojtura me Kushtetutë dhe me lgij sipas Planit të Marti Ahtisarit, sipas standardeve më të përparuara të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të konventave dhe të rezolutave për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat dhe liritë fetare “ për të gjithë pa dallim race, seksi, gjuhe  ose feje”. (Karta e OKB-së,  1987; Neni 1, Pika 3, f.12).

Pra, Kosova shqiptare i përket Shqipërisë Etnike, nuk është as  e Manastirit të Deçanit, as e Patrikanës së Pejës, as e Manastirit të Graçanicës e as Gazimestanit të rremë mitologjik të car Llazarit (1389); as e patriarkut Porfirije e as e Serbisë kolonialiste, e cila me “shpatë e me kryq” (“u ime boga, kralja i otadzbine”)  ka vrarë, ka masakruar dhe shfarosur sistematikisht dhe në mënyrë të institucionalizuar shqiptarët, duke djegur shtëpitë dhe, duke plaçkitur tërë pasurinë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme, duke i dëbuar jashtë djepit të lindjes dhe të vatrës së tyre autoktone etnike shqiptare, vetëm për të ndryshuar strukturën demografike dhe për tua grabitur tokat e tyre styrgjyshore iliro-shqiptare, sidomos gjatë shekujve XIX dhe XX.

Për  të realizuar këtë projekt racist dhe gjenocidal kolonialist shumëshekullor në spastrimin e etnikumit shqiptar dhe të territoreve të Shqipërisë Etnike: “Serbia prej vitit 1876 deri më 1947 ka vrarë 170 mijë shqiptarë-sipas dokumenteve arkivore dhe të literatures së botuar”. (Akademik Mark Karsniqi: Kosova Sot, 1992, 22).

Këtë të vërtetë të dokumentuar të ish-profesorit universitar  të ndjerë, Akadmikut Mark Krasniqi  e provoi edhe gjenicidi i kryer i Serbisë së Slobodan Milosheviqit  ndaj shqiptarëve në Kosovë, gjatë viteve 1989-1999, me ç’rast vrau e masakroi me qindra e mijëra civilë shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë dhe autoktonë në shtëpitë dhe në tokat e tyre të Shqipërisë Etnike, dhe pse në mënyrë paqësore kërkonin  liri, barazi dhe vetëvendosje sikurse të të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit. Mirëpo, në vend  të njohjes së këtyre të drejtave legjitime historike dhe legale ndërkombëtare, soldateska e Serbisë së Milosheviqit , e bekuar nga KOS-i, në Kosovë bëri gjenocid, duke i vrarë dhe masakruar mbi “11.800 shqiptarë të pafajshëm (foshnja, fëmijë, gra, pleq, plaka, të rinj e të reja shqiptare); ua dogjën shtëpitë, dhe ua plaçkitën tërë pasurinë, që kishin siguruar gjatë tërë jetës së tyre, gjeneratë pas gjenerate. Gjithashtu, kidnapuan dhe zhdukën mbi “2.647 shqiptarë”, të cilët ende evidencohen si  të pagjetur. Po ashtu, kryen edhe barbari të tjera, sikur që ishte edhe përdhunimi i mbi “22.000 grave shqiptare”, si dhe dëbuan mbi “1 milion shqiptarë” me dhunë, me terror, me plaçkitje parash, orendish, aparatesh shtëpiake e veturash të qindra e mijëra shqiptarëve. Nga një gjenocid i këtillë barbarik dhe katastrofë humanitare të refugjatëve shqiptarë të Kosovës, u tmerrua jo vetëm Evropa e sotme, por e mbarë bota e civilizuar. Mirëpo, fatkeqësisht, edhe sot (10 janar 2024) Serbia nuk u ndëshkua nga OKB-ja  për gjenocidin kolonial shfarosës ndaj shqiptarëve në Kosovë (1989-1999).

Ky rehabilitim është shkaku kryesor, pse Aleksandër Vuçiqi (president) dhe Ivica Daçiqi (ministër i Jashtëm) me establishmentin e  tyre policor, ushtarak dhe të sigurisë, të “bekuar” nga KOS-i dhe Perforije nuk po heqin dorë nga strategjia afatgjatë shekullore e politikës, e diplomacisë dhe e praktikës së shfarosjes së shqiptarëve në Kosovë  dhe në viset e tjera nën sundimin kolonial të Serbisë ( Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, …Novi Pazar etj.).

Abuzimi me minoritetin serb (5%) dhe me manastiret serbe në Kosovë, pretekst për të invaduar Kosovën sipas projektit gjenocidal të Slobodan Milosheviqit (1989-1999)

Ndaj, edhe sot, kur Serbia rrejshëm dhe paprecedencë po propagandon dhe shpif shqiptarët e Kosovës para Evropës dhe Amerikës, se gjoja po rrezikojnë kishat dhe manastiret serbe, si dhe po rrezikojnë ekzistencën e minortetit serb, kjo  është një gënjeshtër me amti shekullore të sundimit barbarik kolonial dhe gjenocidal të Serbisë , siç konkludon me të drejtë edhe Akademiku ynë i paharruar Prof.Dr. Mark Krasniqi, se “Kjo politikë ekspansioniste serbe, është e mbështetur në ideologji raciste dhe në iluzione e mitologji mesjetare, në fundamentalizmin e fesë ortodokse sllave, do të jetë gjithmonë rrezik potencial për paqen në Ballkan dhe në Evropë.” ( Po aty, M.Krasniqi, f.23).

Këtë mesazh historik të akademikut M.Krasiniqit, duhet kuptuar drejt , edhe poliika, edhe diplomacia e Shteteve të Bashkuara të Ameriës, edhe BE-ja, edhe NATO-ja, sepse çdo apel apo memorandum, që bëjnë priftërinjt serbë me në krye patriarkun e tyre Perforije, që “serbët  të venë në kisha e manastire  për ta mbrojtur Kosovën”,  janë me prapavijë të rrezishme politike dhe nacionalshoviniste, që thërrasin serbët për  konfrontim me shqiptarët, ashtu siç ndodhi më 1989, kur “mesija “ i tyre Slobodan Milosheviqi, pas liturgjisë së popave në Manastirin e Graçanicës, “fluturoi”  në Gazimestan, ku u prit nga  qindra e mijëra ultranaconalistë serbë nga mbarë bota për ta “mbrojtur Kosovën”.  Me këtë rast, Milosheviqi iu premtoi se, do t’u hakmerrej shqiptarëve, për shkak të disfatës së serbëve në Betejën e Kosovës (1389)!?

-Sa tragjiko-komike kjo gënjeshtër mitologjike, sepse historia e njëmendtë flet krejtësisht ndryshe, që pohon të vërtetën se “shqiptarët nuk ishin  vetëm në anën e ushtrisë turke të Sulltanit, por edhe në anën e koalicionit të krishter me princ Llazarin në krye.” Kështu shkruan edhe historiani i njohur anglez Noel Malcom në librin e tij “ A Short History of Kosovo”, Harper Perennial edition, 1999,f.xxix).

Kjo  strategji afatgjatë shtetërore-kishtare (simfoniko-kakofonike) e Serbisë  është në funksion të kërcënimit dhe të dezinformimit vendor dhe ndërkombëtar, se gjoja Serbia së bashku me Rusinë “po përgatiten” për një luftë të re në Kosovë, e cila do të ishte fatale për prishjen e paqes, të sigurisë dhe të bashkëpunimit në Ballkan

 Plani i Ahtisarit në anën e mbrojtjes së manastireve dhe kishave serbe në Kosovë

Prandaj, patriarku serb Perforije nuk ka pse t’i apelojë serbët  dhe “engjujt” e tij se si ,  ku dhe kur duhet duhet mbrojtur Kosova, “jo në Youtube dhe në Twiter, por  ejani dhe shikoni, merrni një pjesë të kryqit dhe një pjesë të dhimbjes, ndani të mirat që keni, le të jetë shpatulla juaj gati për të pushuar një kokë që është e lodhur dhe atëherë kur ju dhe kushdo tjetër të keni nevojë, Zoti do të kujdeset që edhe ne të kemi paqe dhe dashuri” . (https://www.botasot.info/lajme/2108951/porfirije-ndash-murgjve-ne-manastirin-e-decanit-nuk-mbrohet-kosova-ne-youtube-e-twitter/).

Sa më sipër, shqiptarët në Kosovë (me shekuj) kanë dëshmuar se janë paqësorë, bujarë, trima, besnikë  e me nder, me traditë zakonore dhe me tolerancë fetare. Nuk urrejnë askë (qoftë në bazën nacionale a fetare), por nuk durojnë askë, që t’ua mohojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime  dhe legale qoftë individuale ose kolektive.”Shqiptarët besojnë në një Perëndi, e duan fenë e vet, por e respektojnë edhe fenë e huaj , e cila predikon dashuri ndaj Perëndisë dhe paqe e barazi mes njerëzëve, sepse këto norma dominojnë edhe në psikologjinë kombëtare dhe në moralin e traditës së tyre. Pra, para së gjithash shqiptarët janë shqiptarë, besojnë të gjithë në një Perëndi, e cila mund të nderohet si në kishën katolike, si në xhaminë myslimane, sepse të dyja janë shtëpi të tij.” ( Po aty, M.Krasniqi, 1992, f.23).

comment1 koment
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat