“Kthehu nga ke ardhur!”

Analiza

“Kthehu nga ke ardhur!”

Nga: Stian Bromark Më: 11 mars 2024 Në ora: 11:46
Autori Stian Bromark

“Uffa, këtë erën e hudhrës që vjen  nga banesa e pakistanezëve, nuk e duroj dot. Jashtë, jashtë!", thotë autori Jan Kjærstad një nga personazhet e tij kryesore në përmbledhjen me tregime "Globi rrotullohet në heshtje" (1980).

Kjo dramë e qetë shpaloset në Oslo në vitet 1970, kur emigracioni i fuqisë punëtore u përshpejtua, ngjyrosi dhe i dha shije të njëmend kryeqytetit.

Hudhra ishte një diçka e huaj për kuzhinën norvegjeze, prandaj u bë simbol i konfliktit kulturor midis shumicës dhe pakicës.

Racizmi në atë kohë ishte i llojit primitiv, përderisa përfshinte fjalën N, "pakkis" dhe "kthehu nga erdhët".

Për fat të mirë, ne kemi ecur më tej përpara, por racizmi i tashëm është bërë më i pjekur dhe më i maskuar në debate të ndërlikuara për politikat e identitetit, anulimit dhe zgjimin.

Kur racizmi është bërë aq delikat sa që edhe ata që e sjellin nuk e kuptojnë, është e natyrshme që të ktheheni në fillim të këtij mentaliteti!

Ky rikthim në rrënjë është bërë së fundmi nga politikani suedez i Riksdagut nga Demokratët e Suedisë, Richard Jomshof, kur shkroi në Twitter/X se një koleg parlamentar nga Partia e Majtë, Daniel Riazat, duhet të largohet nga vendi.

Daniel Riazat erdhi në Suedi nga Irani kur ishte nëntë vjeçar, atëherë kur familja e tij iku nga persekutimi politik dhe ai ka jetuar më gjatë në Suedi sesa në Iran.

Richard Jomshof zgjidhet në parlamentin e vendit dhe bëhet kreu i komitetit të drejtësisë, përderisa ai njihet për opinionet e vjetruara për emigrantët në përgjithësi dhe myslimanët në veçanti. Në këtë kuptim, ai meriton vetëm një tundje të kokës, por problemi kryesor është se as kryesia e partisë dhe as partitë e partneritetit civil nuk janë distancuar nga kjo deklaratë edhe kur janë pyetur drejtpërdrejt. Kështu, mund të supozojmë se ata ose e mbështesin atë ose besojnë se puna e qeverisë është aq e rëndësishme sa nuk marrin shansin për ta ndryshuar atë.

Diçka e ngjajshme dhe pa ndonjë për Presidenti i SHBA Donald Trump, kur u tha katër anëtarëve me ngjyrë të Kongresit në vitin 2019, se ata duhet të "kthehen prapa" dhe të rregullojnë vendet e tyre të shkatërruara në vend që t'i thonë qeverisë amerikane se si të drejtojë SHBA-në. Tre nga katër kanë lindur në vend, por ata nuk ishin mjaftueshëm të bardhë për presidentin amerikan.

Në vitin 2022, senatorja australiane dhe liderja e partisë One Nation, Pauline Hanson, shkoj një hap më tej, duke i bërë thirrje politikanit të Gjelbërve, Mahreen Faruqi, që "të kthehet përsëri në Pakistan"…)

Fjala N dhe etiketat e tjera që përdorin racistët për t'u mburrur, janë jashtëzakonisht të këqija nëse e krahasojmë me "kthehu nga erdhe" sepse kjo tingëllon e pafajshme. Kurse shprehja, e cila u bë e njohur në SHBA pasi Ku Klux Klan popullarizoj  sloganin "Kthehu në vendin tënd", është ndoshta më e frikshme nga të gjitha, sepse është një rrugë e shkurtër dehumanizuese. Kjo të mbyll jashtë komunitetit, dhe të kthen në një qytetar të dorës së dytë.

Kërcënimi për dëbim është lëvizja përfundimtare e pushtetit (të të bardhëve) veçanërisht kur vjen nga një politikan kombëtar, nga një ish-ministër i drejtësisë, dhe kreu aktual i komitetit të drejtësisë në Norvegji, Per-Willy Amundsen. Ai shkruan në faqen e tij në Facebook se “Islamistët që shprehen këtu mund të shkojnë në ferr. Unë do të bëj gjithçka që mundem për t'ju dërguar në atdheun tuaj. [...] Le t'ju numërojmë... Dhe t'ju dërgojmë jashtë", sinjalizon qartë se liritë që kanë qytetarët e Norvegjisë janë të kushtëzuara nga forma e përditshme e politikanëve në Storting. Nëse Amundsenit nuk i pëlqen ajo që dëgjon, ju do të kërcënoheni me dëbim.

"Kthehu nga ke ardhur!" ka tipare të përbashkëta me të menduarit ekstrem që udhëhoqën udhëheqësit e shtetit në aktivitetet e tyre të përditshme përgjatë shekullit të 20-të. Gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, të krishterët në Perandorinë Osmane/Turqi u dëbuan me forcë nga zonat ku ata kishin jetuar për mijëra vjet, bazuar në një ide të re se ata kishin qenë gjithmonë elementë të huaj dhe një kolonë e pestë. Atyre iu kërkua të shkonin në shtëpi, në Bullgari apo Greqi.

Gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, miliona njerëz u zhvendosën me forcë nëpër kontinentin evropian, sepse u gjendën brenda kufijve të gabuar kombëtarë kur hartat do të rivizitoheshin. Luftërat në të cilat ndodhemi sot, në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë, po zhvillohen gjithashtu në sfondin e zhvendosjes së detyruar, ndarjes etnike dhe spastrimit.

"Kthehu nga ke ardhur!" i përket mitit të origjinës së racizmit. Kjo dom me thënë se; nuk do të jesh kurrë këtu, sepse ke ngjyrën e gabuar të lëkurës ose besimet e gabuara, pavarësisht nëse familja jote ka jetuar në të njëjtin vend për qindra vjet. Sado që të doni djathin me ngjyrë, mbretin Harald dhe Nynorsk, do të mbeteni "një i huaj i mallkuar".

Në vitin 2020, Gjykata e Lartë Norvegjeze vendosi që një deklaratë e tillë si "kthehu në Afrikë nga vjen, dreq i huaj" bie nën gjuhën e urrejtjes dhe mund të dënohet me gjobë ose burg. Ajo që tha këtë ishte një grua e rritur 50 vjeçe, kurse ai që e ndëgjoj mallkimin ishte një 18 vjeç. Sipas aktgjykimit, deklarata ishte “shkelje e rëndë dhe nënvlerësim i dinjitetit njerëzor të viktimës”.

Gruaja nga Elverum mori një dënim me burg, kurse Richard Jomshof u shpërblye me pranim të heshtur nga kolegët parlamentarë. Ata të paktën mund të thoshin "Unë nuk do të përdorja ato fjalë të sakta".

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat